FITON KEPUCEN E ARTE
Kam nderin tju njoftoj fituesin e kepuces arte nje shokun tim te adoloshences ILIR çAUSHLLARIN (zbor ikam pas bo kur luante kunder meje :wink: ) komplimenti
Çaushllari, "Këpuca e artë" në Belgjikë
E hënë - 05.01.2004 - ora 13:50 - Ilir Çaushllari, ish-futbollisti i skuadrës së Tomorit në periudhën 1992-1995, u shpall fitues në Belgjikë, duke merituar "Këpucën e artë" për vitin 2003. Mësohet se Çaushllari është i pari futbollist shqiptar që fiton një trofe të tillë prestigjioz në vendet me futboll të zhvilluar.
Mesfushori i talentuar i skuadrës së Tomorit, i formuar si futbollist në Berat, fillimisht me skuadrën e të rinjve dhe nga viti 1992 me të rriturit, ka plot pesë vjet që aktivizohet titullar me ekipet belge. Çaushllari u largua nga skuadra e Tomorit në vitin 1995, ku me ndërmjetësinë e shokut të tij, Kliton Bozgo, shkoi në Slloveni. Fillimisht u aktivizua me ekipin slloven Korotan-Preralje ku dha kontribut dhe u vlerësua si talent me të ardhme. Në vitin 1997 aktivizohet me ekipin Rudar, i cili u klasifikua në vendin e tretë. Talenti i futbollistit shqiptar do të joshte menaxherët që punonin për klubet belge, ndaj në vitet 1998?2000 Çaushllari do të vishte fanellën e ekipit Gent, në atë kohë kampion i Belgjikës. Më pas, beratasi do të kontribuonte për ekipet belge Geel, Ingel?Munster dhe New Zdezolder, ekip që për sezonin 2002/2003 zuri vendin e tretë në kampionatin belg. Në këtë kampionat, Ilir Çaushllari cilësohet futbollisti më i mirë i kampionatit dhe fiton "Këpucën e artë", duke u bërë kështu lojtari i parë shqiptar që fiton një çmim kaq prestigjioz. Në kampionatin e ri, Çaushllari luan me ekipin Desel Sport, që renditet në vendin e tretë për kategorinë e dytë. Çaushllari, si gjithmonë, luan mesfushor dhe deri tani është autor i katër golave.
[sporti shqiptar]