Fiton Amerika dhe aleatet

Fiton Amerika dhe aleatet

Te githe ju te mjere pacifiste. Te gjithe ju te mjere armiq te Amerikes dhe vendeve te koalicionit. Te gjithe ju Antiamerikane dhe pro diktatore. Te gjithe ju qe flisni gjuhen shqipe dhe shani Ameriken. LIRIA fitoi sot mbi Irak. E njejte me diten kur fituam ne Shqiperi kunder Enveristave. E njejte me diten kur u pushkatua Caushewsku. A e mbani mend statujen e Enverit. Te gjithe diktatoret jane te njejte dhe te gjithe do rezohen nga LIRIA.
Sa keq per ju qe irakenet po gezojne neper rruge. Sa keq per ju qe Amerika dhe aleatet e fituan luften per tre jave. Sa keq per ju qe vetem 78 ushtare amerikane rane deshmore. Sa keq Sa keq Sa keq.
Por a e dini? Mbase nuk ja vlen tua mbush mendjen juve. Clirimtaret Amerikane sollen Lirine ne Afganistan dhe Irak dhe ata u pershendeten si clirimtare. Jam i lumtur per popullin Iraken ashtu si u lumturova per popullin Afgan.
Cfare valle do te sote sot ministri Willipen ose Fisher. Si do ta justifikojne qendrimin e tyre pro diktatures. Bashke me statujen e Sadamit populli araken rrezoi dhe fasaden e genjeshtrave te tyre.
Jam i lumtur njesoj si si ai Afgani i lumtur qe rrihte me kepuce fotografine e Sadamit. jam i lumtur dhe i mrekulluar.
Gjithe islamistat fanatike duhet te lajne gjynahet e tyre ne gezimin iraken. Gjithe mbreterit diktatoret dhe funderinat e tjera te kesaj bote uroj te kene te njejtin fat si Sadami.
Te lire me ne fund. Te lire me ne fund. Te lire me ne fund.
Zoti e bekofte Ameriken.
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Sadamit shoke i bie pika
Se ju qep Amerika.
Shkoi ne bresher se iku nga shiu
Se ndihmon dot as “Bejtexhiu”

As Kastriot e kompani
As Abdullah e shoqeri
Po iken nga syte kembet
Sot i rane te gjitha pendet

Keta te shkrete keta te gjore
Jane lidhur doreperdore
Thone vdekje Imperializmit
Si ne kohe te komunizmit

Sot kur Irakenet fitojne lirine
E mbusha per vete te madhe dolline
Gezova sic gezonin te shkretet irakene
Qe sot e tutje Sadam me s’do kene

Zoti i bekofte u dhente pasuri
Se njerez te mire duken si une e si ti
Jane trishtuar vec “ANTI-’t” e shkrete
Amerika Fitoi eshte Fitore me flete
 

olti

Neo
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

capt.1049906749.iraq_war_bpt101.jpg


Statuja e Sadamit ne qender te Bagdatit eshte rrezuar poshte sot pasdite ne oren 16.50, sipas ores se Europes qendrore. Nje shtet ra menjehere dhe pa pike rezistence. Ngjarjet e dites se djeshme dhe te sotme ne Bagdat kujtojne shume ngjashem renien e shtetit shqiptar ne '97-en
Ne fund te fundit nuk shkoi dhe aq keq. Pervec viktimave te pafajshme tani kemi rrezimin e nje regjimi gjakatar; ndoshta me mire keshtu. Shkerrmoqja e menjehereshme tregon mese mire se sa i dashur ka qene per popullin iraken. POR boten e pret nje kohe e re dhe askush nuk mund ta thote se siguri se si do te jene vitet e ardhshme.
 

renea

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

jashte propagandes dhe luftes:

keto pamje Neo, me bejne gati nostalgjik, at'het kur rrezuam bustin e diktatorit tone.
Poashtu si Irakienet, e terhoqem zvarre bustin e kushtueshem neper rruget e Tiranes, ku e dinim qe po beheshin te lire, por nuk dinim sa e veshtire do te rruga me tej.
Paqe dhe dashur per Popullin fisnik Iraken.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Djalpopulli
Te lumte goja.

Enver Hoxha shikon nga sketerra ne drejtim te Bagdatit dhe pret shokun e vuajtjeve te perjetshme.
 

une_une

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Mos krahasoni Enverin me Sadamin. Enveri nuk i la njerezit ne erresire. Njerezit nen Enverin jane ngritur intelektualisht, harruat qe u beme te gjithe me shkolle tetevjecare e pakta. Harruat mocalet, injorancine, gjithshka qe na rrethonte. Sadami beri rubinetat te lara me flori per vete, pallate mbas pallatesh. Harruat qe irakenet akoma jetojne ne germadha. Harruat se me Enverin e pakta nje ose dy familje kishin ose ndanin me perde nje shtepi dhe jo nje germadhe. Harruat sa perqindje te larte ka shiqperia me intelektuale.

Nuk me pelqejne paralelizma te tilla.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Enveri nuk i la njerezit ne erresire.

Kur ishin perjashta jo, kur i fuste ne birruc po.

Njerezit nen Enverin jane ngritur intelektualisht,

Posi jo re! Po te flitshe ndonje gjuhe te huaj ne kohe te enverit te fusnin ne burg se thoshin ky po bohet gati me kalu kufirin. Irakjant u can tu fol anglisht, i kishte pergatit Sadami me prit amerikanet.

Te dy ishin po njesoj. Partia Bass e Sadamit ishte si partia jon komuniste, per i llaf goje te rrasnin mren, dhe kur i tekej edhe te pushkatonin.

Ismail Kaderja i shpetoj burgut per qime...
 

I love new york

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

mbaresi tani :rockband: :rockband: :rockband:
sa me pak viktima nga te dyja palet, se vertet eshte situate delikate dhe mbas kesaj qe ndodhi.
ne fakt nuk e kisha dyshuar asnjehere!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

edda

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Mu rrenqeth mishi kur pashe ato imazhe ne tv. Dhe nje popull tjeter u çlirua. Amerika mund ta kete bere kete lufte vetem per interesat e veta por kjo ka pak rendesi mjafton qe i dha lirine nje populli dhe jam e sigurte qe irakenet ekonomikisht do rrojne shume me mire tashti e tutje.
 

jula

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Shpresoj te gabohem por nuk shoh ende popuj te cliruar dhe ne fakt s'shoh as popull (ne kuptimin social te fjales)...
Pavaresisht, jam shume e lumtur qe Bagdadi ra kaq shpejt, qe bombardimet rreshten, qe se shpejti ndoshta ata fakiret do lepijne ndonje kocke nga pasuria e pacmueshme mbi te cilen i ka hedhur fati.

Mbarimi i nje lufte eshte perhere nje feste. /pf/images/graemlins/smile.gif
Shija e pauzes...
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Djale Populli
Nuk ka fituar Amerika dhe aleatet e saj, por ka fituar populli i shumevuajtur iraken.
Sot nje e keqe me pak edhe per kurdet dhe per fqinjet rreth tyre qe ndoshta nje dite prej ditesh, cfare nuk mund te prisnin prej atij diktatori.
Paqe ketij populli te vuajtur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

ÇLIRIMTARË, ÇLIRONI NGA DIKTATURA POPULLIN E SHUMËVUAJTUR KINEZ!!

Nese mendoni se SHBA i behet vone per diktaturat ne bote jeni ne delir. Duan te hyjne ne Irak, kjo eshte e gjitha. Duan te kene doren ne plage (vaj).
Iraku mund te ishte cliruar ndryshe nga diktatura.
Por SHBA kishte plane te tjera kesaj rradhe. Me 1991 kur mund ta kishte hedhur Saddamin, por e la. Ishte sepse George Bushi i vjetri nuk e cante koken per popujt nen diktatura? Boh! Ishin vitet e ndryshimeve te medha.

S'ka arme kimike
S'ka arme berthamore
S'ka rrjet qe suporton terrorizmin
S'ka force ushtarake per te kercenuar fqinjet

Nese kjo percarje ne komunitetin nderkombetar, kjo hipokrizi amerikane ne lidhje me konventen e OKB, keta mijra qe vdiqen, keta miljarda dollare qe u shpenzuan, ky xhandarizem i cdo faqeje te globit vlejti sa per te vrare nje Saddam Hussein, kjo eshte nje karnavale.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kane bere 0 (zero) perpjekje per te ndihmuar opoziten Irakene keta 12 vjetet e fundit. Pse jo? Apo me mire me lufte?

Jam i lumtur per popullin iraken qe shpetoi nga diktatura e Saddam Husseinit, dhe njekohesisht me vjen keq qe edhe pse ne vitin 2003, i madhi (SHBA)nuk e ndihmon te voglin pa u bere zot ne shtepine e tij.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Fati i irakjenve qe kan naft ka qene edhe tersi i tyre.

Kurse nord-koreanet dhe popujt e tjere qe vuajn nga diktaturat kan vetem tersin ne anen e tyre.

Sido qe te jete eshte llogjike qe askush nuk do te rrezikoj e shpenzoj pa pasur asnje interes. Mardheniet njerezore bazohen ke interesi, qellimi i njerezve eshte te jene te fuqishem dhe te komandojn njerezit e tjere....
 

jula

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Mjafton mos te te kaploje habia kur "njerezit e tjere" kthehen ne monstra...

Lebanon. Dikur "Zvicra e Lindjes se Mesme", sot...
Pa Sadamer kjo histori, pa diktatura...20 vjet pushtim kufijsh...lum si ata qe i kane idete te qarta mbi demokracine, mbi masat qe merren kunder padrejtesive, etj., etj...

E ritheksoj: Cdo fund lufte eshte feste. :book:
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Fillimisht postuar nga GJENERALI:
[qb] Po ju them diçka: NUK FITUAN ALEATET [/qb]
Po eshte e vertete qe gomeret fluturojne.
Shqiperia eshte vendi me i lumtur ne bote.
Mjere klasa punetore ne vendet kapitaliste qe shtypet e shfrytezohet.
Proletare te gjitha vendeve bashkohuni.
Imperializmi eshte shkalla me e larte dhe e fundit e kapitalizmit.
Amerika eshte shteti me i varfer ne bote.

Zoti gjeneral pse nuk i shkruan edhe keto pas vleresimit tend te mesiperm?????
 

jula

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Djalepopulli, ju lutem mos e rendoni situaten. Gjenerali me siper duket te jete me pak realist edhe se tullaci qe ka ne avatar.
Flmnd.
 

amar

Primus registratum
Re: Fiton Amerika dhe aleatet

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Djale Populli
Nuk ka fituar Amerika dhe aleatet e saj, por ka fituar populli i shumevuajtur iraken.
Sot nje e keqe me pak edhe per kurdet dhe per fqinjet rreth tyre qe ndoshta nje dite prej ditesh, cfare nuk mund te prisnin prej atij diktatori.
Paqe ketij populli te vuajtur /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
albinos une te kam derguar disa replika ,pornuk e di shkakun se perse nuk je paraqitur,une te them se ti je gabim 100 % sepse amerikanet nuk jane clirues por okupatora ,shembull me te mire e ke kosoven , i priten me lule tash nuk mund te i nxjerin me pushke.
nese duhet te cliruar nje popull amerika duhet qe te filloj nga maroku permes algjerit e posacerisht tunisin ku gjendesh ti,sepse me diktator se bin aliu nuk keu shkon ,pastaj vazhdojme me libine ,ku nuk kam koment per gadafin shizofrenin dhe pastaj tek me i madhi diktaore mubaraku,
te gjithe keta trima jane me te zi se saddami por qe u konvenon amerikaneve sepse ata jane njerez te tyre,prandaj as ti e as te tjeret mos shpejtoni ne komentet tuaja ,sepse i keni gabim .


tung

p.s. te pres te me paraqitesh
 
Top