Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani

Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani

imagebutton.gif


greta-koci-300x189.jpg
Këngëtarja Greta Koçi sapo ka shijuar zbatimin e ligjit Për të drejtën e autorit në Gjermani, duke dalë e fituar me plot 250 mijë euro dëmshpërblim. Pak ditë më parë Gjykata e Frankfurtit ka marrë vendimin për të gjobitur me këtë shumë një kompani, që shkarkonte këngët e saj nëpërmjet internetit dhe më pas i shiste në tregun muzikor. Gjykata e mori këtë vendim pasi vërtetoi që bëhej fjalë për shkelje të së drejtës së autorit, në këtë rast e dëmtuara ishte këngëtarja e re Koçi.</p>


Në vendimin e Gjykatës së Frankfurtit citohet se, pala kundërshtare dënohet me 250.000 euro gjobë - me shlyerje burgu - ose me heqje lirie 6 muaj për çdo shkelje në publikimin dhe riprodhimin e veprave muzikore të këngëtares shqiptare Greta Koci: Sekreti, Nuk ta kam thënë, A do të më shaj nana, Shkolla Willson dhe Natën të kërkoja sipas dokumentit në V3 të paraqitur. Të gjitha këngët e sipërpërmendura ishin marrë nga interneti dhe pastaj ishin përdorur pa të drejtën e autorit. Kjo është hera e parë që një këngëtar apo artist dëmshpërblehet me një shumë të tillë si pasojë e shkeljes së të drejtës autoriale. Ndërkohë që në Shqipëri me gjithë zhurmën dhe masat, që kanë filluar të merren për respektimin e të drejtës së autorit, artistët ende nuk e kanë ndier këtë ndryshim. Shumë krijime të tyre që mund të gjenden lehtësisht në internet mund të vidhen dhe përdoren nga kushdo, dhe ky është një problem për ta që mbetet ende i pazgjidhur.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4609
 
Top