Re: Firmosni Peticionin per Bashkimin Shqiperi-Kosove
Nuk na u nda kjo ndjenja per tu bere te gjithe trima te ditur e te pare. Kur thua qe don te besh dicka duhet te kesh bere hesap qe te kesh fuqi ta marresh me dhune. Vec kesaj, loja ka rregulla, mos beni si ariu "te piqen gorricat se me hahen mua". Jemi ne pune e siper. Federata GjithShqiptare do behet pasi te zgjidhen edhe problemet ne Greqi dhe Mal te Zi. Olbrihght e tha qarte 1999, qe "SAPO kemi filluar te zgjidhim problemet ne ballkan". Pra le te vazhdojme, mos ta kapim kaun nga bishti por nga briret. Nuk mund te them se ndermarrje si kjo i bejne njerez qe jane me serbet e greket, por e them me bindje se te tilla veprime na demtojne keq. Mos i jepni material grekeve e serbeve qe te na tregojne me gisht se duam "Magna Albania".
Perplasja me Greqine mund te kerkoje me shume sakrifica, per vete statusin e privilegjuar qe greket kane me "kurven e motit" Europen. E di jemi te merzitur duam rezultat te shpejte, mezi po durojme, por mos harroni, vertete Shqiperia nuk ka shume fuqi, por ama ne shqiptaret TANI kemi aq fuqi ta bejme lemsh Ballkanin kur te na teket. Sic tha me ironi per sllavet Lord Robertson para 2 vjetesh "edhe nji tufe zogjsh te fluturojne nga Kosova e destabilizojne Maqedonine". Kjo eshte kuptimplote per rendesine qe po fitojne shqiptaret ne Ballkan. Do ta beje ligjin ne ballkan Beogradi me Athinen apo Tirana me Prishtinen? Kjo eshte gjithe puna, kush do jete qendra e diplomacise ne ballkan? Ne duam Kosoven Republike (te pavarur), Maqedonine me president shqiptar (pas 10 vjetesh do jene me shume votues shqiptare sesa sllave), duam Camet te marrin pronat ne Greqi, shqiptaret e Greqise te kene shkollat shqip, te perdorin flamurin shqiptar, pastaj bashkimi eshte "sa per te hedhur firmen". Kemi akoma shume gjera per te bere. Duhet te rritemi, me mend , me shpirt e pastaj me trup.