Firmos peticionin kundra dhunës greke

Blendi

Primus registratum
Firmos peticionin kundra dhunës greke

Te nderuar miq,

Te prekur nga imazhet poshteruese te videos ku emigrantet rrihen dhe rrahin njeri tjetrin ne stacionin policor te Athines, dhe duke patur bindjen se dhuna greke drejtuar emigranteve ne pergjithesi dhe emigranteve shqiptare ne vecanti eshte nje dukuri sistematike, e institucionalizuar, ne kemi pergatitur kete Peticion drejtuar organeve me te larta te Keshillit te Europes. Ku kerkojme qe dhuna ndaj shqiptareve ne Greqi, te marre fund nje ore e me pare.

Per ta lexuar peticionin ndiq kete lidhje,
PETICIONI P E T I C I O N I
per ta firmosur kete
FIRMOS F I R M O S - P E T I C I O N I N
mjaftlondon-041.jpg
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

Kjo tema duhet rifreskuar herë pas here pasi vetëm 165 firma janë mbledhur.

Jepini, të drejtë e të frustruar, nacionalistë e atdhetarë, shqiptarë e minoritarë, firmosni këtë peticion për të mirën e njerëzisë, për të mirën e Shqipërisë e të Greqisë dhe për të mirën tuaj.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

885 firma deri tani. Kaq pak publicitet i është bërë këtij peticioni apo shqiptarët nuk e rruajnë shumë për dhunën ndaj shqiptarëve?


Merrni shokë e shoqe e sillini të firmosin këtë peticion.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

Eshte fatkeqsi. Nuk di te te them arsyet, nuk kushton asgje dhe merr vetem nje minute kohe. Ju premtoj se do ndiheni mire pasi te firmosni. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
Megjtihate Kondre, eshte e garantuar qe peticioni do u dorezohet ketyre te cileve u drejtohet brenda javes tjeter.
 

antip

Primus registratum
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

Kjo verteton faktin qe shqiptaret jane perdorues te vaket interneti. Peticioni duhet promovuar ne ndonje media vizuale se ndryshe nuk do kete sukses.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

Në AF ka vetëm 270 shikues të temës që do të thotë se ka akoma më pak firmosës. Kisha përshtypjen se afistat ishin disi më të implikuar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Firmos peticionin kundra dhunës greke

Ne pranga polici, protagonist i dhunes policore


• Eshte arrestuar polici qe eshte protagonist ne videon e pare te dhunes policore ndaj dy te rinjve midis tyre nje emigrant shqiptar

I ashtuquajturi Nikolaos Xixas eshte arrestuar pasi ndaj tij ka dale nje urdher arresti. Ndaj tij pervec videos se pare jane dhene akuza edhe per pjesmarrjen e tij ne nje video te dyte ku ai ushtron dhune ndaj nje te arrestuari aziatik. Pas kesaj videoje te dyte polici ne fjale u thirr nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendeshme te Policise per te dhene shpjegime por ai nuk u paraqit. Keshtu prokurori ka dhene ndaj tij urdherarresti me akuzen per tortura ndaj te burgosurve.

E njejta akuze per tortura dhe per shkelje te dinjitetit njerezor eshte dhene edhe ndaj policeve qe jane pjesmarres ne nje video me prostituta ku I detyrojne para kamerave te celulareve te bejne striptizem. Nderkohe eshte zbuluar se dy prej 6 policeve ne videon e fundit te dhunes qe ushtrojne policet greke ndaj nje trafikanti shqiptar jane persona qe rruajne personalitete greke. Keshtu njeri prej tyre ishte nje prej badigardeve te zevendesministrit te shendetsise, anetar i Demokracise se Re, kurse i dyti ishte badigard i nje ish ministreje greke te Pasok- ut.

Te dy politikanet greke kerkuan pezullimin e tyre deri ne perfundim, te hetimeve ndaj tyre. Ceshtjen e ka marre tashme Sherbimi i Ceshtjeve te Brendeshme te Policise dhe po pyeten edhe tre pjestaret e tjere te videos se fundit te cilet vazhdojne te jene ende ne rradhet e policise greke, ndersa priten ne fund te hetimeve edhe aktakuzat e para per kete skandal qe ka marre padyshim permasa te medha politike.

Marrë nga Gazeta Shqiptare, 05 korrik 207

Nuk e di a e ka më arsye ky peticion. Polici u dënua nga autoritetet greke.
 
Top