Fireweb nga LG në CES

admin

Administrator




Telefoni Fireweb, i pari telefon me Firefox OS nga LG, prezantohet në Consumers Electronic Show 2014, edhe pse ka që në tetor që po shitet në Brazil. Ndërkohë që në ShBA nuk ka të dhëna që është përhapur në treg, ai vjen në CES 2014, përkrah një morie telefonash të tjerë. Stafi i Engadget u mor pak me Fireweb dhe nuk u habit shumë për hardware që ofronte, duke parë qëllimin e prodhimit të telefonit si një opsion për përdoruesit e thjeshtë dhe si telefon me pak shpenzime.

Pjesa e mbrapme e shndritshme të jep një ndjesi plastike. Ekrani 4 inch ka një rezolucion prej 480x320p. Aplikacionet e bazuara në rrjet të shkruara në HTML5 procesohen mirë nga procesori 1 GHz. Në krye gjendet butoni i fikjes, vendi i kufjeve. Në krahun e majtë butonat e volumit dhe në fund gjendet vendi i lidhjes me USB. Personat që jetojnë në Brazil, mund të blejnë që tani një Fireweb me çmimin modest prej 207$.

http://www.engadget.com/2014/01/06/lg-fireweb/

Artikulli i plote...
 
Top