admin
Administrator
Mozilla gjithmonë përpiqet të jetë e dedikuar për t’i dhënë më shumë fuqi përdoruesve në rrjet, duke mbështetur misionin për të promovuar lirinë në rrjet, inovacionin dhe mundësitë e reja për të gjithë. Në vijim të kësaj, Mozilla tashmë është në bashkëpunim me Medic Mobile, lider në fushën e kujdesit ndaj shëndetit nëpërmjet pajisjeve mobile në vendet në zhvillim.
Medic Mobile ishte pioniier në përdorimin e veçorive të telefonave dhe SMS-ve për të lidhur komunitete të largëta nga zonat e populluara me kujdesin shëndetësor. Teknologjia e tyre kërkon, zhvillohet dhe është e përqëndruar në vizitat shëndetësore të nënave të reja, në monitorimin e stokeve mjekësore dhe në lidhjen e fshatrave me spitalet. Organizata është aktive në 20 vende, kryesisht në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, duke suportuar mbi 5 milion njerëz. Një ndër iniciativat e Medic Mobile ishte Hope Phones (Telefonat e Shpresës), me qëllim mbledhjen e fondeve për vendosjen e teknologjive të reja aty ku duhen.
Medic Mobile është aplikacioni i parë për Firefox OS dhe tani është i disponueshëm në Firefox Marketplace. Versioni i momentit, ende i ri, u lejon përdoruesve të dokumentojnë përhapjen e sëmundjeve apo problemeve shëndetsore në një komunitet. Pritet që ky aplikacion të ketë një seri përditësimesh.
Nga departamenti i strategjisë së tregut në Mozilla, MAry Ellen Muckerman deklaron: “Jemi të gëzuar të ndihmojmë Medic Mobile të arrijnë më shumë njerëz nëpërmjet Firefox OS dhe do të vazhdojmë të mbështësim aplikacione të tilla për komunitete të lokalizuara dhe ta rajonalizuara që e bëjnë rrjetin akoma më të dobishëm dhe më të rëndësishëm për njerëzit.”
https://blog.mozilla.org/blog/2014/04/09/firefox-os-and-medic-mobile-use-the-web-to-connect-the-world-to-healthcare/
Artikulli i plote...