Aquarius
Valoris scriptorum

Lojtarët e Gregg Popovich e kishin shumë afër unazën e kampionit në ndeshjen e gjashtë, por Ray Allen shpëtoi Miamin duke i dhënë një tjetër mundësi për titullin me anë të një 3-pikëshi në sekondat e fundit.
Por, ishin humbjet e topit të Manu Ginobili ato që i dhanë jetë Miamit. Argjentinasi i teksanëve theksoi pas ndeshjes: "Jam ende shumë i trishtuar. Luajta shumë keq, por kemi edhe një finale për të luajtur."
Nga njëra anë talenti i treshes James-Wade-Bosh (Miami Heat) dhe nga ana tjetër eksperienca e treshes veterane Duncan-Parker-Ginobili. Një ndeshje e madhe që do të vendosë kampionin e NBA për sezonin 2012-2013.