Re: Filozofia e HIQIT
Në fakt, është shumë e vështirë të flasësh për hiçin dhe t'a përkufizosh atë. Sepse, nqs ne duam të përkufizojmë diçka ne themi: kjo është...
Por sapo që ne themi për hiçin: Hiçi është... atëherë ne kemi futur në përdorim një fjalë që presupozon diçka dmth diçka që ekziston, ngaqë ne themi "është". Kjo është njëlloj siç për termin qenie (të qenurit e diçkaje). Ajo nuk mund të përkufizohet sepse në këtë përkufizim futet fjala "është" e cila është forma e tashme e foljes "të jesh". Pra është e pamundur të themi: Të qenurit është...
Për Heideggerin Qenia është Hiçi i pastër dhe i thjeshtë. Sepse ajo nuk është një diçka, por është kjo diçka ajo e cila ka një të qenur. Kush mund të pohojë që të qenurit e një peme është e varur pas kësaj peme, apo të qenurit e një mali është e ngjitur pas këtij mali? Askush. Heidegger deri në fund të jetës së tij nuk ka pushuar së shtruari çështjen e qenies, dhe për të kjo është çështja më e rëndësishme e filozofisë. Çështja themelore e filozofisë është: "Përse pra ka vallë qenie dhe jo më tepër asgjë ?" (Leibniz).