Filozofia e dashurise

xixa

Primus registratum
Re: Filozofia e dashurise

Vetem mund te them se dashuria eshte gjeja me e paparashikueshme qe ekziston!!!
 

arun

Primus registratum
Re: Filozofia e dashurise

Artur Shopenhauer

(1788-1860)


dashuria


Përgjithësisht jemi mësuar të shohim vetëm poetët të merren me përshkrimin e dashurisë. Kjo është zakonisht tema kryesore e të gjitha veprave dramatike, tragjike apo komike, romantike apo klasike, indiane apo evropiane. Midis gjithë të tjerave është me pjellorja per Iirikën e, njëlloj, edhe per epikën, pa përmendur numrin shumë të madh të romaneve që, prej shekujsh, cdo vit krijohen në të gjitha vendet e qytetéruara të Evropes me rregullsine e prodhimit stinor të frutave te tokes. Te gjitha keto vepra nuk jane gjë tjeter vecse pershkrime te shumanshme, të shkurtra apo të gjera, të pasionit per të cilin po flasim. Pershkrimet me të arritura te tij, si, p.sh. "Romeo e Zhulieta’ "Bloiza e re ‘Verteri11 kane fituar fame të pavdekshme. Roshëfuko (Rochefoucault) mendon se dashuria e zjarrte eshte si fantazmat: të gjithë flasin per te por askush nuk e ka pare. Ne mënyrë të ngjashme, Lihtenberg (Lichtenberg) ne studimin e tij "Mbi fuqinë e dashurisë" diskuton vërtetësinë e natyrshmërinë e këtij pasioni. Pikëpamje të tilla jane një gabim i madh,eshtë e pamundur që nje gjë e huaj dhe në kundërshtim me natyrën njerëzore, ose një fantazi e ngritur vetëm në erë, të paraqitet pa u Iodhur, në te gjitha kohërat, nga gjenia e poetëve dlie të mirëpritet nga i gjithë njerëzimi .Asgjë nuk mund tè jetë e bukur pa të vërtetën.


"Rien nest beau que Ie vrai; le vrai seul est aimablet (1/

BUALO


Natyrisht edhe përvoja, megjithëse jo e përditshmja, pohon se ndjenja, qe zakonisht paraqitet vetem si një prirje e zjarrte ende e zoterueshme, ne disa rrethana te vecanta mund te rritet den ne shkallen e nje pasioni qe tejkalon cdo’funi tjeter. Atehere le menjane të gjitha perkujdeset, kapërcen me force dhe ngulm te pabesueshem te gjitha pengesat dhe arrin deri ne ate pike saqe, per te plotesuar deshiren e vet, njeniu rrezikon edhe jeten pa u menduar aspak. Verteret e Jakopo Ortisit nuk jetojne vetem neper romane. Ne Evrope cdo vit hasen te pakten disa duzina, "sed ignotis perierierunt mortibus illi (2), por ata vdesin te panjohur, sepse vuajtjet e tyre nuk gjejne kroniste te tjere pervec shkruesve te protokolleve zyntare ose kronisteve te gazetave. Lexuesit e kronikave gjyqesore te gazetave angleze e franceze do mund ta vertetojne drejtesine e ketij pohimi. Numni i atyre……


(1/ (Fr) - ‘Asgje nuk është e bukur veç se vërtetës; vetëm e vërteta ështe e bukur

(2/ Lat) - "por fundi i tyre nuk u mor vesh (paten vdekje misterioze/.


……..qè ky pasion shpie deri në çmendinë është edhe me i madh. Me në fund, çdo vit hasen me tepër se një rast vetvrasjeje të përbashkët,të dyfishtë, të një çifti të dashuruarish, viktima të rrethanave të jashtme që ua pengojnë dashurinë.

Per sa me perket mua, unë nuk kam arritur kurre ta kuptoj, ta shpjegoj se si dy qenie qe dashurohen, të sigurt në dashurine e tyre te ndersjellte, te cilet presin e besojnë të gjejne ne dashurine e tyre lumturine me te madhe, nuk parapelqejne te shkeputen me force nga të gjitha normat shoqerore, të largohen me hapa te vendosur skajore nga te gjitha lidhjet dhe te perballojne çdo fyerje, ne vend qe te heqin dore nga jeta e keshtu, edhe nga Iumturia përtej së ciles ata nuk mund te imagjinojne gje me te madhe.

Shkallët me te ulta e shenjat e thjeshta te ketij pasioni, gjithkush i ka perdite para syve dhe, po te mos jete me te vertete plak, edhe ne zemer.

Pra, nuk eshte e drejte te dyshohet per vertetesine e as per rendesine e dashurisë. Per pasojë, ne vend qe te habitemi duke pare nje filozof tek shtron edhe ai kete teme te perjetshme te gjithe duhet, krejt përkundrazi, te çuditemi qe ne vertete e tillë, e cila zë gjithmone një pjese kaq te madhe ne jeten njerëzore, nuk është marre pothuaj fare ne shqyrtim nga filozofet deri tashti dhe dergjet si një Iende e paperpunuar. Midis gjithe filozofeve, Platoni është marre me shume me dashurine, ne menyre te vecante në veprat e tij Simposium The Fedri, por ajo qe ai thote rreth kesaj teme hyn ne fushen e miteve, te perrallave e hokave The ka te bëjë, në pjesën me te madhe me dashurine greke per djemte. E paqene dhe fare e pamjaftueshme eshte ajo qe Ruso (Rousseau) shkruan ne "Discours sur I’inega1ité’~ (1)


Diskutimi që ben Kanti né pjesèn e tretë të traktatit "Mbi ndjenjen e së bukures dhe sublimes" është shumë e siperfaqshme dhe pa njohuri të mjafta, per pasojë i pasaktë. Platner ne’Antropollogjinë" e tij nuk jep veçse ide të rëndomta e te pathelluara. Ndërsa përkufizimi i dhene nga Spin meriton të çërmendet per ciltërsinë e thjeshtësinë e vet të madhe: Amor act titillatio, concomitante idea causae externae’

(1).


Kështu, unë nuk kam paraardliës as per t’i shfrytëzuar e as per t’I hedhur poshtë. Kjo temë me eshté diktuar jo nga librat, por nga vrojtimi I jetës së jashtme dhe në mënyrë të vetvetishme ajo ka zenë vendin e vet në tëresine e mendimeve, e vlerësimeve të mia mbi botën. Nuk pres as miratim, as lavdërime nga të dashuruarit. Këndvështrimi, nën të cilin unë do ta anaiizoj problemin do t’iu duket shumë fizik, shumë material, përderisa në thellb është absolutisht metafizik dhe trashendent. I ftoj që para se të me gjykojnë, të mendojnë, të marrin parasysh të vërtetën se, sikur objekti, që sot frymëzon sonatat e margaritaret e tyre, të kish lindur tetembëdhjetë vjet me pare, ata vetë nuk do të përfillnin t’i hidhnin as edhe një shikim të vetëm. çdo dashuri, sado qiellore që të duket, në të vërtetë i ka rrënjët në instinktin seksual, madje është përhere e per të gjithë një shtytje vendimtare seksuale, e vecantë The e përcaktuar në mënyrë të përafërt, e individuaiizuar në kuptimin me të rreptë.


(Lat) - Dashuria është ngacnzim, i shoqeruar me idenë e një shkaku të jashtem

shqetësim e pështjellim ne jden njerëzore të rregulluar mire?!


Por, per studiuesin serioz, fryma e së vërtetës nxjerr në pah pak nga pak përgjigjen: Këtu nuk kemi të bëjmë me një vogëlsirë. Rëndësia e saj është e përpjesshme me seriozitetin dhe zjarrin e sjelljes së të dashuruarve.

Qëllimi përfundimtar i çdo marrëdhënieje dashurie, i paraqitur qoftë ne formë komike, qoftë tragjike, ësbtë në të vërtetë me I rëndësishmi ndër të gjithë pikësynimet e jetës njerëzore dhe,prandaj, është plotësisht i denjë per seriozitetin me të cilin e ndjek gjithkush. Ne të vërtetë, as me shumë e as me pak, është fjaia per krijimin e brezit të ardhshëm (e brezit të ri). Dramatis personae’ që do të shfaqen kur ne të jem zhdukur, përcaktohen në tërë qënien e përbërjen e tyre pikërisht këtu, nëpërmjet kësaj marrëdhënieje mendjelehtë dashurie. Njëlloj si "të qënit (existentia) e këtyre njerëzve të ardhshëm kushtëzohet né mënyrë absolute nga shtytja jonë seksuale, ashtu edhe vetë natyra e karakterit të tyre, "essentia" përcaktohet plotësishit nga zgjedhja jonë seksuale, ne plotësimin e saj, d.m.th. nga dashuria seksuale dhe kështu, bashkë me të, përcaktohet nga të gjitha anët, në mënyrë të papersëritshme. Ky është celësi I problemit. Kjo do të duket me qartë kur të analizojmë shkallëzimet e dashurisë nga simpatia fluturake deri te pasioni me I furishëm dhe do të pranojmë se larmia e tyre lind nga shkalla e dallimit, e individualizimit të zgjedhjes

Gjithë dashuritë e brezit tè sotëm të marra së bashku, përfaqësojnë vazhdimin e vargut të mbarë njerëzimit "meditatio corn positionis generationis futurae, e qua iterum pendent innurnerae generahones’


(1) Nuk kemi të bëjmë me me një dëm apo përfitim…


(2) (Lat) - "kuptim i formimit të brent të ardhshëm, nga i cili varet rrjedha e breznive të panumërta


…personal, si ne pasionet e tjera njerëzore, por me tepër, me vetë ekzistencën The krijimin e njerëzimit të sè ardhmes. Dëshira e individit arrin në kètë rast, fuqinë e saj me të lartë duke u shndërruar né dëshirë të species. Ky është interesi i maTh që e hen dashurinë patetike dhe të madhërishme që në zanafillë, I jep asaj hove të çuditshme, dhembje të pafundme: temè, kjo, e pashtershme mijëravjecare e frymëzimeve poetike. Ç’subjekt tjetër do të mund té ishte me interesant sesa ai që I përket së mires apo te keqes së species? Pikërisht per këtë arsye eshtë aq e vështirë që një dramë te bëhet interesante pa pérdorur intrigën e dashurisë dhe, nga ana tjetër, megjithese lëvrohet vazhdimisht, kjo teme nuk shterron kurrë.


Ajo, që në ndergjegjen e individit shfaqet si instinkt seksual në pergjithësi dhe pa një drejtim te percaktuar ndaj nje individi të vecantë te seksit tjeter, eshte (ne vetvete dhe jashte dukurise) thjesht vullneti per jeten. Ndersa ajo qe ne ndergjegje shfaqet si shtytje seksuale e drejtuar ndaj nje individi te caktuar, eshte ne vetvete deshira per te jetuar e individit te percaktuar saktesisht. Ne kete rast, shtytja seksuale, megjithese ne vetvete eshte nje nevoje subjektive, di te maskohet shkathtesisht si admirim objektiv per te mashtruar keshtu ndergjegjen, meqenese natyra ka nevoje per kete dredhi qe te arrije qellimet e veta. Sado objektiv e me pamje te madherishme te duket ky admirim per nje njeri te dashuruar, qellimi perfundimtar eshte, ne te vertete, krijimi I nje qenieje te re me natyre te percaktuar. Kete e provon fakti qe dashuria nuk kenaqet vetem me nje shkembim ndjenjash te ndersjellta, por kerkon me kembengulje zoterimin, thelbesoren, dmth kenaqesine fizike. Bindja e te dashuruarit se jo vetem ai dashuron, por edhe dashurohet nga personi I zgjedhur prej tij, nuk mjafton per ta ngushëlluar nëqoftëse dëshira fizike nuk plotesohet den në fund. Ne raste të tilla, mjaft të dashuruar jane vetvrarë. Krejt përkundrazi, shumë të tjere, që nuk kane mundur të gjejné dashuri të ndërsjelltë, jane mjaftuar me kënaqësine fizike. Këtë e vërtetojnë të gjitha martesat e lidhura me detyrim si dhe dashurite që shiten me anë dhuratash apo gjërash të tjera, e po ashtu dashuritë e marra me dhunë. Qëllimi i vetëm e I vërtetë I çdo romani dashurie është lindja e njè femije të caktuar edhe nëqoftëse të dashuruarit nuk jane të vetëdijshem. Lloji i dashurisë dhe mënyra se si arrihet jane gjëra të dorës së dytë.

Sado me force të bërtasin shpirtërat e ndjeshëm dhe veçanërisht të dashuruarit, kundër realizmit të ashpër të pikëpamjes sime, ata të gjithë gabojnë. Vallë, nuk është krijimi dhe karakteri I përpiktëe i caktuar i brezit té ardhshëm, nje qëllim pafundësisht me fisnik sesa ndjenjat e tyre fantastike, idealet e tyre të kota? A mund té ketë midis gjithë qellimeve tokësore drejt të cilave shkon jeta njerëzore, ndonjë me të rëndësishëm e me të madh?

Vetëm kjo shpjegon thellësinë me të cilën ndihet dashuria

pasionale seriozitetin me të cilin ajo shfaqet dlie rëndësinë që ajo u jep edhe gjerave fare të vogla. Vetëm nëqoftëse pranohet kjo si qëllim i vërtetë, duken të qarta, të kuptueshme, plotesisht të shpjegueshne endjet, mundimet e pafundme e vuajtjet per të fituar objektin e dashuruar Eshtë brezi i ardhshëm me të gjithë përcaktueshmërinë e vet individuale, që nëpërmjet këtyre lëvizjeve dhe mundimeve, shtyn drejt ekzistenoën.

Po, është pikërisht brezi i ardhshëm që përpiqet të arrijë një je të kujdesshme, të përcaktuar të qëndrueshme, duke kërkuar të kënaqë ate instinkt që quhet dashuri. Rritja e simpatisë midis dy të dashuruarve është pikërisht dashuria per jetën e individit të ri që ata mund do të donin të krijonin; madje, që në kryqëzimin e shikimeve të tyre të ethshme, ndizet jeta e re dhe paralajmërohet se do të mbartet në një individualitet të ardhshëm, harmonik e të formuar mire. Ata ndjejnë dëshirën përvëluese per një bashkim e shkrirje në një qënie të vetme, per të mundur që pastaj të vazhdojnë ende të jetojnë në të.Kjo plotësohet në krijesën e lindur prej tyre, te e cila cilësitë e trashëguara nga të dy të bashkuara e të shkrira në kete qënie të vetme, vazhdojnë të jetojnë. Nga ana tjetër, një antipati e ndërsjelltë dhe ngulmuese midis një burn e një gruaje është nje shenjë që ata nuk do të ishin të aftë të krijonin së bashku veçse një qenie me strukturë të keqe, pa harmoni dhe të mjerë. Kështu Kalderoni (Calderonj tregon gjykim të thellë kur e paraqet Semiramidën mizore, që ai e quan "bija e ajrit’ si frut të një dhune të pasuar me vrasjen e burrit.Kjo force mbinjerëzore, që tërheq njerin kundrejt tjetrit vetëm dy individë të sekseve të ndryshme, është vullneti per jetën që shprehet në gjithë specien. Këtu, ai I paraprin nje konkretizimi të qënies së vet që u përgjigjet kërkesave të saj në individin, të cilin mund ta krijojnë ata të dy. Fruti I dashurisë së tyre, pra, fëmija do të ketë nga babai vullnetin dhe karakterin,nga nëna intelektin, nga të dy formirnin fizik. Paraqitja e jashtme do t’i përshtatet me shpesh asaj të babait, madhësia asaj të nënës (sipas ligjit që zbatohet dukshëm në brezin e pasardhësve të kryqëzuar të kafshëve dhe që pohon kryesisht faktin se madhësia e fetusit dahet té përcaktohet sipas madhësisë së uterusit). Nëqoftëse është e vështirè të shpjegohet karakteri i veçantë dhe plotësisht individual i cdo njeriu, nuk eshte me pak e vèshtire te kuptohet ndjenja po aq e vecantë e individuale e dy të dashuruarve madje, në fund të fundit, këto dy gjëra jane, në thelb nje e vetme: e para, individualiteti është një e vërtetë e shtjelluar (explicite), e dyta, pasioni, është I pashtjeliuar (implicite). Zanafilla e një individi të ri, "puctum saliens" i jetes së tij, është, në të vërtetë, çasti në të cilin prindërit fillojnë të dashurohen (to fancy each ether (1)- sipas një shprehjeje mjaft të drejtë angleze. Si e kemi thënë me sipër qysh në takimin e ngulitjen e shikimeve të tyre të zjarrta lind embrioni I pare i qënies së re, i cili, natyrisht me pas, njëlloj si gjithë embrionet, shformohet. Ky individ I ri është, në njefare mënyre, njè ide platonike. Ashtu si përpiqen të gjitha idetë per tu konkretizuar në një dukuri duke kapur me dëshirë ëndrrën që ligji I rastësisë shpërndan midis tyre, pikërisht ashtu edhe kjo ide e vecantë e nje individualiteti njerëzor pèrpiqet me furinë e dëshirës me të madhe per realizimin e vet në një dukuri. Kjo dëshirë e ky vrull është pikërisht pasioni që dy prindërit e ardhshëm ushqejnë per njëri-tjetrin. Ai ka shkallëzime të panumërta, dy skajet e kundêrta të të cilave mund të quhen gjithmonë "dashuri vulgare" dhe dashuri hyjnore’ por në thelb dashuria është kudo e kurdo e njejta gje. Në secilën nga shkallët e saj ajo është aq me e fuqishme sa në tepër e individualizuar të jetë, dmth është aq me e forte sa me tepër i aftë të të personi që dashuron (në sajë të gjithë ciiësive të tij) per tju përgjigjur dëshirës së vecantë dhe nevojës té së dashures, të përcaktuara nga individualiteti i saj.


(Angl) - 7’e enderrojnë per njeri-tjetrin.


Mund të ekzistojë një miqësi e thjeshtë, e paperzier me dashurinê seksuale; madje, krejt njëlloj, mund të linde midis tyre një antipati. Shkaku duhet kerkuar në faktin që, një fëmijë e krijuar prej tyre do të kishte në trup e në shpirt cilësi jo harmonike ose nuk do t’i përgjigjej me ekzistencën e perberjen, formin e saj, qëllimeve të vullnetit per jetén, ashtu si shprehen te specia. në rastin e kundërt, kur prirjet, veçoritë e karakterit, drejtimet shpirtërore, jane krejt të ndryshme, e përgjithësisht, sjellin si pasoje antipati, madje armiqësi, mund, megjithatë, të lindë e të jetojë dashuria seksuale. Ne kete rast, ajo i verbon të dashuruarit dhe, nëqoftëse i shtyn deri në martesë, kjo do të jetë shumë fatkeqe.

Egoizmi ështé një cilësi e rrënjosur aq thellë në cdo individ në përgjithësi, saqë per të nxitur veprimtarinë e një qënieje individuale, pikësynimet egoiste jane të vetmet mbi të cilat ai mund të mbështetet me siguri. Ne të vërtetë, specia ka mbi individin një të drejtë parësore me të afërt dhe me të madhe sesa individualiteti jeteshkurtër. Kur individi duhet të veproje e të bëjë deri sakrifica per perbërjen dhe qëndrueshmërinë e species,rëndësia e faktit nuk mund të kuptohet kështu nga intelekti i tij i llogaritur vetëm per qëllimet vetiake, në menyrë që ta bëjë të veprojë në përputhje me to e prandaj, në një rast të tille, natyra mund t’ia arrijë qëllimit duke futur te individi njëfare iluzioni, në sajë të të cilit, atij do t’i duket si nje e miré per ate vetë, ajo që në të vërtetë, është një e miré vetëm per specien. Kështu që ai, individi, i shërben species, ndërkohë që beson se i shërben vetes. Ne kétë proces, një enderr e thjeshtë që zhduket shpejt, shpaloset para tij duke iu paraqitur si shkak shtytës, nëyend të të vërtetit Ky iluzion eshtë instinkti. Ne pjesén me të madhe të rasteve, është per t’u quajtur si shprehje e vetëdijes se species, që paraqet, ashtu si I pëlqen, ate që asaj vetë i sjell dobi. Megjithëse këtu vullneti është shndërruar në individual, ai duliet të jetë I gënjyer, në mënyrë që gjithcka I paraqitet nga vetëdija e species, ta perceptojë nëpërmjet vetëdijes së individit, dmth të krijojë iluzionin se shkon drejt pikësynimesh. individuale, kut në të vërtetë, ndjek qëllime thjeshtesisht të përgjithshme, ato të gjinisë. (Kjo fjalë merret këtu me kuptimin e saj të mirefilltë). Shfaqjen e jashtme të instinktit e verejmë me miré te kafshët, vendi që zë është me i rendesishèm. Zhvillimin e brendshëm mund ta mësojmë, njëlloj si cdo gjë tjetër të brendshme, tek ne vetë. Mendohet që instinkti të ketë pushtet të dobët mbi njerëzit, kur kërkon e kap gjirin e nënës. Por, në të vërtetë, ne kemi një instinkt shumë të përcaktuar, të qartë, madje të ndërlikuar, ate të zgjedhjes së hollë, serioze, ngulmuese e të vecantë të personit tjetër per të kënaqur seksin.

Neqoftëse nën kënaqësinë fizike fshihet vetëm përmbushja e një nevoje të domosdoshme, të ngutshme, atëherë bukuria e shëmtimi i personit tjeter as qè perfillen fare. Shikimi I ethshëm, së bashku me zgjedhjen që vjen me pas, I përkasin qartësisht jo atij që zgjedh (megjihese ai vetë pandeh se kërkon e zgjedh i pavarur), por qëllimit të vërtetë, dmth individit që do të krijohet, në të cilin tipi i species duhet të ruhet I pastër e i përpiktë në masën me të madhe tè mundshme. Ne mijëra raste fizike (ku pamja e jashtme, ajo fizike është kapërcyer lehtësisht) dhe prapësish morale, shfaqen mjaft shtrembërime të figures njerëzore, por, megjithatë, tipi i vërtetë i saj, në të gjitha pjesët përbërëse, persëri ruhet. Kjo ndodh nën drejtimin e kuptimit të së bukurës, që përherë qëndron para instinktit seksual. Pa të gjithçka ndyhet, bie poshtë në nje nevoje te pakëndshme. çdo njeri, para së gjithash parapëlqen dhe dëshiron fort, deri furishëm, individin e bukur dmth ate, te i ciii karakteri I species, tërësia e karakteristikave të species është ngulitur në mënyrë me të pastër, me tè papërzier. Ne rradhe të dyte, megjithatë, ai do të dëshironte të gjente te individi tjetër, në mënyrë të veçantè përsosmëritë që atij vetë I mungojnë, madje arrin ti quajë të bukura edhe jo përsosmëritë që kane të kundërta me të tijat. Pikërisht prandaj, burrat trupvegjël kërkojnë gra trupmëdha, biondët dashurojnë brunet, etj.

Ekstaza e magjishme që pushton një burrë tek sheh nje grua me një bukuri që atij I përshtatet dhe që e ben të imagjinojë bashkimin me të si kulmin e lumturisë, éshtë pikërisht vetëdija e species, e cila, duke njohur llojin e vet të ngulitur qartësisht, do të donte ta përjetësonte. Nga kjo joshje e palékundur drejt bukurisë varet ruajtja e tipit të species, prandaj vepron me kaq force.
 
Top