Re: Filozofia e Ayn Rand
DETYRA E QEVERISE ESHTE QE TE MBROJE TE DREJTAT
Gjendja e njeriut ne natyre ku te gjithe njerezit e perdornin forcen pa rezervime, sipas ligjit te xhungles , nuk eshte vecse nje gjendje anarkie, lufte civile dhe lufte bandash. Per te vendosur per perdorimin e forces si kunderpergjigje nen objektivin e kontrollit ligjor, nepermjet ligjeve te percaktuara qarte dhe qe jane logjikisht te bazuar ne principin e te drejtave, nje shoqeri njerezore zgjedh qeverine, duke i dhene asaj te drejten e kunderpergjigjes kunder atyre qe nisin perdorimin e forces.
Qeveria ka monopol ne perdorimin e forces fizike.
Qeveria eshte nje institucion qe ka monopol ne perdorimin e forces fizike. Ky pushtet ligjor - i perdorimit te forces-mund te perdoret vetem per nje qellim: tu kundra pergjigjet atyre qe filluan ushtrimin e dhunes sipas ligjeve te caktuara me paanshmeri.
Asnjehere ky pushtet nuk mund te perdoret per te filluar ushtrimin e forces, por qeveria eshte e lejuar VETEM te kunderpergjigjet dhe te mbroje njerezit kundra atyre qe e fillojne te paret ushtrimin e forces.
Pushteti shteteror nuk mund te perdoret kurre per te filluar ushtrimin e forces.
Meqe asnje individ ne kapacitetin e tij privat-si qytetar i thjeshte- moralisht nuk mund te filloje te ushtroje force kundra te tjereve, as ne kapacitetin e tij publik - si zyrtar shteteror- nuk mund te filloje te ushtroje force.
Moralisht, askush nuk mund te filloje te ushtroje force kundra nje tjetri per cilendo arsye, qofte dhe nese arsyeja presupozohet te jete per "te miren e perbashket". ( Mos valle a nuk eshte dhe individi , te drejtat e te cilit privohen per "te miren e perbashket" , nje pjestar i "bashkesise" ( publikut) gjithashtu?)
Nga se perbehet atehere nje qeveri?
Per te mbrojtur te drejtat njerezore, nje qeveri duhet te kete tre gjera: nje ushtri - per te mbrojtur kundra agresoreve te huaj, nje trupe policie - per te mbrojtur nga kriminelet vendas dhe nje sistem gjyqesor - per te zgjidhur ceshtje te ndryshme, permbushjen e kontratave dhe per te denuar kriminelet sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.
Shteti i ligjeve objektive, jo i vullnetit te diktatoreve
Per tu siguruar se asnje despot -qofte ky nje diktator i vetem, nje grup i caktuar politik qe ben presion apo nje shumice "demokratike" e nje levizjeje - nuk mund te uzurpojne pushtetin qeveritar dhe ta kthejne ne nje makine qe vepron kundra qytetareve te vet, cdo aspekt i qeverise eshte kodifikuar dhe i percaktuar sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.
Nje nje shoqeri te lire cdo njeri pa perjashtim jeton nen rregullin e ligjit, ne opozite me diktaturat ku jetojne nen vullnetin e njerezve te tjere. Rregulli ligjor ka vetem nje qellim te vetem: TE MBROJE TE DREJTAT E MINORITETIT ME TE VOGEL QE KA EKZISTUAR NDONJIHERE - INDIVIDIT.
Nje trup i tere ligjesh te kodifikuara ,te integruara dhe jo-kontradiktore formon nje legjislacion, i cili e konsideron nje njeri te pafajshem perderisa ai te provohet se eshte i fajshem, ne opozite me rregullat e legjislatures iracionale qe e konsiderojne nje njeri te fajshem derisa ai te provoje ne nje fare menyre se eshte i pafajshem, sipas deshirave te cdo mizantropi qe ka mundur te futen ne poste publike.
Dokumenti suprem legal i nje shoqerie te tille eshte Kushtetuta - nje mburoje legale e qytetareve kundra krimineleve private dhe zyrtareve publike qe perpiqen ti imitojne metodat e tyre kriminale.
Qellimi i Kushtetutes nuk eshte ti japi pushtet te pakufizuar qeverise, as te kufizoje te drejtat e individit, por te kufizoje pushtetin e qeverise ne ate per te cilen eshte qellimi i ekzistences se saj:mbrojtjen e te drejtave te individit. Me fjale te tjera, nje qytetar eshte i lire te beje cfare te doje mjafton te mos jete e ndaluar ( nen nje sistem te drejte ligjor i vetmi veprim i ndaluar eshte dhunimi i te drejtave te te tjerave), kurse nje zyrtar shteteror e ka te kufizuar se cfare eshte i lejuar te beje.