Filozofi i shthurur...
Prolog...
Ka mijëra vjet që mbi këtë planet gëlojnë njerëz të dëshpëruar, të cilët kuptojnë një realitet të brendshëm të tyren, realitet që kërkojnë ta zhdukin dhe në pamundësi, e fshehin në skutat më të errëta të qënies si diçka të turpëshme duke harruar se fuqia e saj është e tillë sa dhunon edhe nga thellësia e pafundësisë. Kuptojnë se brenda tyre e keqja është diçka që shkon kundër virtytit dhe se çdo e tillë konsiderohet shthurrje, si sajesë e dëshirave të shfrenuara, kështuqë i mbytin dëshirat sepse u tremben dëshirave.
Nga ana tjetër dëshira për të qënë i mirë, nuk është gjë tjetër veç një iluzion sepse mbetet kurdoherë diçka që duhet të realizohet dhe më pas të jetë. Pra kjo do të thotë se e mira ose dëshira e lidhur me të i përket shndrimit e si pasojë i përket të ardhmes. Natyrisht çdo e ardhme mbart me vete edhe pasigurinë, e lidhur jo me të, (dmth me pasigurinë si e tillë) por me formën në të cilën shfaqet përmbajtja përpara nesh. Në vetvete mund të shkaktojë reaksion mohimi midis qënies dhe së ardhmes e cila shpesh merr formën e një krize të re. Pas kësaj fillon një periudhë tjetër përgatitore, që duhet të ndërtojë dhe sjellë një të ardhme tjetër, e cila mbart fatalisht të njëjtin dyshim dhe pasiguri. Kjo provon se thelbi i njeriut është i coptuar dhe tenton të realizohet brenda këtij coptimi, pra thelbi nuk është gjë tjetër veç një mori thërrmijash të bashkuara që krijojnë një pjesë më vete, përsa e madhe qoftë, mbetet fizikisht e coptuar, ngaqë është e dënuar me vdekje. Brenda këtij coptimi tendenca për të pranuar dhe mohuar, ndiqet nga një qëndrim pohues e mohues, ndaj moralit dhe shthurrjes.
Ekzistenca e së-mirës dhe e së-keqes nuk kushtëzon hapësirat e tyre të cilat janë të ndryshme dhe që shpesh përzjehen. E mira paraqitet e kufizuar, ndërsa e keqja e pakufishme, përderisa njeriu bën ligje dhe rregulla për të tuteluar të keqen, kjo do të thotë se ajo është kozmike.
* * *
Filozofi i shthurur...
Filozofë të tillë ka patur që në lashtësi, madje që në kohët e errëta dhe nuk është për t’u skandalizuar. Edhe tek Platoni kemi diskutime të kësaj natyre. Po flas për një shkrimtar, (nga më të mëdhenjtë e Europës), filozof, sociolog (mjaft probleme të tij janë të këtij karakteri) psikolog, (edhe Frojd i është referuar kur ka shkruajtur dhe studiuar problemet e seksit, ose raportin e vdekjes me jetën).
Natyrisht emri i tij është shumë i dëgjuar për shkak të një termi famëkeq që iu ngjit njëherë e përgjithmonë, por jam i bindur se pak dinë se ishte dhe mbetet me veprat e tij, një nga intelektualët e shquar të Europës.
Donatien- Alphonse-François, markezi Sade.
Filozofia e tij nuk ka të bëjë aspak me Sadizmin term të cilin e krijuan moralistë dhe ligjvënes, për ta denigruar figurën e Sade. Gjuha me të cilën shkruajti ai ishte e tillë, e shthurur në kuptimin leksik, por tmerrësisht e pasur, e shkruajtur mjaft bukur e rrjedhëshme, tërheqëse e mbi të gjitha me një përmbajtje të thellë të mendimeve, gjë që përbën vlerën e vërtetë. Duke shfrytëzuar këtë “të metë”, qoftë edhe për mendjelehtësi, keqdashje, pse jo edhe për injorancë, ndërthurrje detajesh që bënë të vetën, duke mos kuptuar që shthurrja ishte vetëm një mjet për të nxjerrë në pah idetë filozofike, Saden shkrimtar dhe filozof, e bënë sadist.
Pra kur flitet për mendimin e markezit Sade, duhet patjetër ta ndash nga sadizmi, me të cilin ne njerzit modernë nënkuptojmë një kënaqësi integrale, të kushtëzuar nga vuajtjet që i shkaktojmë partnerit ose partneres, ose viktimës përderisa kemi vuajtjen midis.
- Natyra dhe njeriu janë në qendër të vëmendjes së Sade, zoti kur bëhet pjestar, është vetëm figura që duhet luftuar energjikisht sepse të besuarit tek zoti: “është frut për disa dhe dobësi për të tjerë, kjo fantazmë e urryer, nuk i shton gjë rregullit të botës, shkakton dëme të paevitueshme, meqënëse vullneti i tij nuk përputhet me padrejtësinë e brendëshme të ligjeve natyrore”...
Nëse Sade ka një mënyrë origjinale për të qënë ateist, kjo e bën atë edhe ateistin më të tmerrshëm. Sade e pranon Zotin për ta akuzuar dhe për ta ndëshkuar si krijues i sëkeqes dhe si sehirxhi. “çfarë mund të gjej tek zoti, tek ky kult i turpshëm, tjetër veç një qënie të palogjikëshme, barbare, që sot e krijon një botë dhe nesër pendohet që e ka krijuar? (kujtoni përmbytjet – shën im.). Cfarë gjej (tek Zoti) përveçse një qënie të dobët që nuk mund ta detyrojë njeriun të shkojë në rrugën e mbarë? Cfarë qënie e dobët qënka Zoti?! Si mundi të krijojë gjithë sa shikojmë dhe nuk mundi të bëjë një njeri sipas gustos së tij? Nëse e krijoi kështu, njeriu nuk duhet të gezojë asnjë meritë, e përse njeriu duhet të meritojë nga Zoti? (pikërisht ngaqë është krijesë perverse?! Shën. Im) Sikur ta kishte bërë njeriun vetëm të mirë, njeriu nuk do të mundej kurrë të bënte keq dhe vetëm kështu do të qe një krijim i denjë për një Zot. Duke i dhënë mundësi zgjedhjeje, Zoti e tentoi vetë njeriun, sepse e dinte mire se çfarë ky do të zgjidhte. Nga ky moment Zoti me dëshirë e humbi krijesën e vet. C’Zot përbindësh ky Zot! Cfarë llahtari! Sa i shthurrur, i denjë për urrejtjen dhe hakmarrjen tonë. Pastaj, i pakënaqur nga vepra e tij, e mbyt njeriun për ta ndryshuar, e djeg, e mallkon. Por megjithatë nuk ia arrin dot qëllimit sepse një qënie më e fuqishme se ky Zot i neveritshëm, Djalli, e ruan gjithmonë dominimin dhe sfidon Krijuesin, falë joshjes, tundimit, mbrrin gjithmonë ta korruptojë kopene njerëzore që i Përjetëshmi e krijoi për vete...E çfarë shpik më pas? Asgjë më shumë. Nga barku i një kurve çifute dhe në mes të një plevice, lind ai që prezantohet si Zoti që vjen për të shpëtuar tokën?!...(1) “Filozofia në Buduar,”
Sade nuk e mohon qëllimisht Zotin, nuk dëshiron ta shndrojë në hiç, ta reduktojë në një asgjë, sepse ai nuk dëshiron që lufta e tij të jetë kundër asgjëse, përkundrazi ai i vesh meritat e krijuesit për ta xhveshur pastaj në sytë e gjithë botës, duke treguar fytyrën e vërtetë, lakuriqësinë e turpëshme të një krijuesi të turpshëm nga i cili edhe vetë njeriut duhet t’i vijë turp. Mendimi Sade-s është nga ata që duke u përthyer mbi vetveten arrin të shikojë vetveten për ta tërhequr në luftën drejt përsosmërisë duke e xhveshur nga dogmat moralistike. Thellësia e këtij mendimi është marramendëse. Në këtë mënyrë ai tregon se Zoti është krijim i njeriut dhe se njeriu mund të ketë nevojë për shumë gjëra të tjera veç jo për sajime të padobishme, e shterpe që e shkatërrojnë natyrën e tij.
Sade, pasi e heq qafe figurën e bezdisur të zotit e ve njeriun përballë natyrës, duke nxjerrë në pah kontradiktën si dhe dikotiminë, ekzistencën e dyfishtë. Njeriu, krijim i saj, një krijim i rastësishëm, po aq sa edhe gurët e drurët, por edhe kundërshtar i saj. Duke u përpjekur të shkrihet me misterin e kozmosit, ai kërkon të përligjë akuzat që i bën natyrës vetë, indiferentizmit të saj dhe klithmat e dëshpëruara të qënies humane përballë këtij indiferentizmi, do të humbasin në thellësinë e pafund të kozmosit; të njëjtin fat do të pësojë edhe përpjekja e tij për të tërhequr vëmendjen. “Atëhere kur natyra do t’iu nënështrohet ligjeve të tjera, krijesat që janë sot si rezultat i ligjeve aktuale, do të pushojnë së qëni, por Natyra vetë do të ekzistojë përgjithmonë, edhe pse do të drejtohet nga ligje të ndryshme”. (2) “Sistemi i Natyrës” (Novela e Justinës)
Njeriu mund ta shtojë ose asgjesojë llojin e vet, ndërsa për natyrën asnjë nga këto veprime nuk përbëjnë problem. Megjithatë Sade, të njëjtin konflikt që pa midis Zotit dhe njeriut, e shikon edhe midis natyrës dhe njeriut. Dhe nuk përmbahet edhe kur lëshohet kundër saj me akuza të tmerrëshme. Paraprakisht ai shtron kushtet duke trajuar problemin e shumimit të racës njerëzore e cila realisht i përket Natyrës dhe evolucionit, e jo vetë njeriut, sepse njeriu e privon natyrën nga kjo veti sikur të jetë ai(njeriu) qëllimi final i saj. Nga ky moment vepron frika e hakmarrjes së Natyrës ndaj njeriut. “Nuk na thotë se në ç’pikë shumimi tonë e bezdis...Nuk na i jep ndoshta provën kur na fshikullon pa pushim, me përçarjet e sherret që mbjell ndër ne...me hovin për të vrarë dhe që na frymëzon në çdo çast? Kështu ata vrasës që ne i ndëshkojmë nëpërmjet ligjeve tona, e që i konsiderojmë si turpin më të madh, jo vetëm s’kanë asnjë faj, por shndrohen thuajse të nevojshëm për qëllimet e natyrës, meqënëse kaq shpesh e imitojmë, është e qartë se dëshiron asgjësimin e plotë të krijesave humane, për të gëzuar edhe njëherë të drejtën e rikrijimit të një botë të re. Më i madhi vrasës, më i shthururi, më i egri, më barbari, nuk është veç vegël e ligjeve të saj”...(2)
Në këtë mënyrë Sade mbetet përballë vetes, njeriu përballë njeriut, pra i zbret këmbët në tokë, përballë pasioneve, kënaqësive dhe dëshirës së tij të shfrenuar për trasgresion. Dhe që këtu fillon udhëtimi në botën e Sade që nuk është gjë tjetër veç eksplorim i brendësisë shpirtërore të njeriut. Natyrisht ky udhëtim na ballafaqon me të papritura të pakëndëshme, me një natyrë që na tmerron, por që jemi të detyruar ta pranojmë nëse duhet të ngrihemi në një nivel tjetër kur e keqja të mos bëjë vend. Edhe pse...një harmoni e përsosur sipas Sade do të ishte shkatërrim i Universit: “Trupat qiellorë do të ndalonin të gjithë, ndikimet do të pushonin si shkak i dominimit të një kahu të vetëm e si rezultat nuk do të ketë më gravitacion në lëvizje. Pra, janë krimet e njeriut që e pengojnë mbrritjen në pikën e këtij dominimi...krimet pra janë të domosdoshme, por veçanërisht ata që janë të shkalle të madhe, mohimi për t’u riprodhuar, ose shkatërrimi...ja pra krimet thelbësore të Natyrës...E megjithatë nuk do të ketë kurrë aq vrasës në botë sa të ngopin grykësinë e natyrës”.
* * *
Donatien – Alphonse-François, markezi Sade, padron i La Coste e di Saumane, bashpronar i Mazan, luogotenente i përgjithshëm i provincave Bresse, Bugey, Valromey e Gex, “mjeshtër i fushës” i kavalerisë, lindi në Paris më 2 qershor 1740 dhe vdes me 2 dhjetor 1814. Për jetën e tij dhe ndonjë koment për veprën “Filozofia në Boudoir” ndoshta do të shkruaj më vonë diçka. Veprat e tij janë të gjitha me vlerë, por traktati: “Francezë edhe një përpjekje të fundit nëse dëshironi të jini republikanë”, mendoj se është i jashtëzakonshëm për idetë.