Filmi "The Social Network" (Review)

Al-Punk

Still here
the_social_network.jpg
Filmi: The Social Network (Rrjeti shoqeror)
http://www.imdb.com/title/tt1285016/

Nje histori mbi krijuesit e rrjetit shoqeror Facebook.

Fillimisht jam perpjekur ta shmangia sa me shume kete film. Pata shikuar Trailerin (me poshte) dhe nuk me pati ngjallur shume interes.

Pas nje sugjerimi (@eklipsi) ne Twitter, vendosa ta shihja dhe une.

Filmi nis me nje dialog te vrullshem mes nje djaloshi dhe te dashures se tij ne nje bar. Djali eshte Mark Zuckenberg. Biseda eshte shume e shpejte, megjithate eshte teper interesante pasi percakton ne nje fare menyre karakterin e Zuckenberg.
Pika 1 e bisedes: (Fakt: Mark: A e di se ne Kine ka me shume njerez me IQ (inteligjence) me te larte se ne SHBA) Si mund te vecohesh nga gjithe ata njerez ne Kine qe e kane testin e SAT 1600!?
Pika 2 e bisedes: (Futja ne nje nga klubet e Harvard). Paraja ose mundesia per te bere para nuk mahnit asnjenjeri ketu, te gjithe mund ta bejne para.
Biseda mbi klubet dhe te qenit i vecante mbyllet nga percaktimi i "ato jane ekzkluzive" i Markut.

Me tej biseda acarohet nga arroganca e Zuckenberg qe i permend se po te futet ne nje nga ato klube do e prezantoje me njerez te vecante ku bie ne sy nje tjeter ndienje "perjashtimi klasor" qe sjell ne acarimin dhe ndarjen e ciftit ku Erika eshte e fyer dhe Mark nga ana tjeter nuk e donte ndarjen dhe ndjehet i habitur.

E zgjata pak ne skenen e pare, pasi eshte shume e shpejte dhe jo gjithcka kuptohet por eshte percaktuese e te gjithe filmit. Zuckenberg kthehet ne dhomen e tij i deshperuar por i karkikuar me mllef. (Per ata qe merren me kodim, casti me i mire per te programuar eshte ai casti qe je i lodhur nga jeta jashte neper bare, mundesisht nga ora 2 e nates kur truri nuk pranon te bjere ne qetesi e te fleje, por do te prodhoje).
Detaj, gjate kthimit ne dhome, Mark i deshperuar vrapon ne drejtim te kundert me shume te tjere qe po shkojne ne feste, qe duken te lumtur dhe te veshur mire. Ka nje kontrast mes veshjeve dhe drejtimit te ecjes.

...
Mark krijon nje aplikim qe terheq vemendjen e shumekujt ne shkolle. Trafiku i larte ne sistem sjell nje ngarkese ne rrjet dhe te nesermen gjithcka do hetohet.
Ketu behet dhe prezantimi i pare i mikut te Zuckenberg, Eduardo. Eduardo eshte i shqetesuar pasi ka lexuar ne blogun e Mark se ai eshte ndare me te dashuren,.
Mark: Eduard, I need you.
Eduardo: I am here for you!
(Mark: No I need the algorithm .... )

Nuk po zbuloj me shume detaje por shkurtimisht:
Filmi me tej zhvillohet i pare nga nje kendveshtrim moral. Pika e fillimit te cdo diskutimi jane 2 seanca te ndryshme juridike mes Zuckenberg, disa avokateve dhe dy paleve, Eduardos dhe vellezerve Winklevoss. Sipas historise Zuckenberg ishte punesuar nga vellezerit Wiklevoss per te krijuar nje aplikim te quajtur Harvard-Connect i cili do ishte i suksesshem per shkak te ekzuklivitetit te tij. Nderkohe qe Zuckenberg nis punen per Harvard-Connect ai paralelisht punon pak a shume me te njejten ide per TheFacebook ne bashkepunim me Eduardon. Eduardo eshte kontributori i pare i firmes me rreth 19 000$.Ne film ka dhe lojtare te tjere si ish-themeluesi i Napster i cili ndikon ne largimin e Zuckenberg me Eduardon por dhe e ndihmon Facebook te gjeje financues serioze. Nese do te ndalesha ne cdo aspekt te filmit do ta prishja si histori por filmi eshte i mbushur me detaje te vegjel ne biseda te shpejta te cilat duhet te jesh i kujdesshem per te kuptuar karakteret e ndryshme te filmit.

Ajo qe me pelqeu nga filmi eshte se filmi perpiqet qe te trajtoje deri diku ne menyre te barabarte te gjithe personazhet ne te. Megjithese Zuckenberg eshte qe ne fillim arrogant dhe paksa i papjekur, imazhi i tij ruhet si imazhi i dikujt qe deshi te arrinte dicka dhe punoi shume per te. Gjate perpjekjeve te tija per te arritur ate qe donte, ai humbi gjithcka shoqerore qe kishte, miqesine, dashurine dhe krijoi ate qe quhet "Rrjeti Shoqeror" (The Social Network). Ironike? Padyshim perderisa ngelesh i vetem ne nje dhome vetem me nje kompjuter duke pare fotografine e ish-te dashures, duke rifreskuar ekranin e nje kompjuteri e duke pritur qe ish e dashura te pranoje te behet mikja jote ne nje rrjet virtual shoqeror...


Filmin do e vleresoja 8/10 por ua rekomandoj te gjitheve qe ta shohin. Filmi te jep inspirim, ka lufte ndienjash (kesaj rradhe jo dashurie, aqsa shoqerore) dhe eshte i realizuar kendshem.

Ne fillim te filmit pashe qe luante dhe Justin Timberlake. Ne fund te filmit ngaqe nuk e kisha te qarte kush ishte u detyrova te pyesja tim shoqe se cfare roli luante dhe kur me tregoi kush ishte ... respekte! Nje kengetar qe luan shume mire. Pjesa tjeter e aktoreve jane te rinj por qe luajne shume mire!
 

egzonche

Primus registratum
Kete film e pash dje, sme pelqeu dhe aq, me shume mu duk si dokumentar i cili tregonte rreth krijimit te facebook, jetes se studenteve ne Haward,..
Filmin mund ta shikoni dhe ju me titra shqip tek MosFli.TV
 

Al-Punk

Still here
Kam pershtypjen se Filmi do ndikonte per frymezim te te rinjve qe merren me web :) Mesa duket e paskam mbivleresuar.
Filmi eshte si dokumentar, por i realizuar artistikisht. Ia vlen te shihet sdq
 

Megg

Carpe Diem
hmmmmm,,cka,e pashe kete film por nuk kishte ndonje gje te veqante por e pranoj qe nuk u merzita duke e pare si te gjithe filmat e industrise amerikane te filmave...
 
Top