Filmi "The Kings Speech" (Review)

Al-Punk

Still here
MV5BMzU5MjEwMTg2Nl5BMl5BanBnXkFtZTcwNzM3MTYxNA@@._V1._SY317_CR1,0,214,317_.jpg

Filmi "The King's Speech" (Fjalimi i Mbretit)
http://www.imdb.com/title/tt1504320/

Zhanri: Historik/Biografi
Vleresimi personal: 8/10
Aktore: Colin Firth (Fitues i Oskar per aktorin me te mire protagonist kete vit)/Geoffrey Rush/Helena Carter

Filmi eshte nje pershkrim i historise se Mbretit George VI i Anglise duke e pare ne kendveshtrimin e problemeve qe ai kishte pasur ne retorike dhe te folurin e rrjedhshem.
Eshte nje film qe duhet pare patjeter pasi ka nje loje fantastike te autoreve por dhe nje realizim shume te mire. Me sa kuptova, skenari ka qene me pare i shkruar per nje drame dhe eshte pershtatur per film nga David Seidler. Kjo gje vihet re dhe ne fokusin e filmit qe eshte i perqendruar shume tek aktoret qe mbajne nje peshe shume te madhe.
Colin Firth luan ne menyre fantastike duke sinkronizuar shume mire problemet ne te folur te personazhit me ambientin per-rreth tij. Megjithese skendari duket i thjeshte dhe pa ndonje fabul, filmi eshte teper i realizuar dhe i kendshme per te pare.
 

Megg

Carpe Diem
Bukuur,,desha dhe une te krijoja nje teme te tille per cmimet e OSCAR por spo gjeja nje artikull te bukur dhe ashtu si e doja une,shume natyral pershkrimi,,,:)
 
Top