Filmi izraelit Libani fiton Luanin e Artë në Venecia
Filmi izraelit Libani që rrëfen historinë e pushtimit të vendit të Lindjes së Mesme mes syve të ushtarëve, fitoi çmimin si filmi më i mirë në festivalin e 66-të të Venecias.

Regjisori Samuel Maoz e xhiroi pothuajse të gjithë filmin nga brenda një tanku për të përcjellë ndjesinë e klaustrofobisë dhe frikës që ai vetë kishte provuar kur ishte ushtar në moshë të re gjatë luftës.

Iraniania Shirin Neshat fitoi Luanin e Argjendtë për filmin Gra pa burra që tregon kronikën e jetës së katër grave gjatë grushtit të shtetit të vitit 1953, organizuar me mbështetjen e CIA-s.

Ka qënë aktori britanik Kolin Fërth që fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin e një profesori homoseksual që kalon përmes vuajtjes së humbjes së të dashurit në filmin Një burrë i vetëm.

Ndërkohë Rusia Ksenia Rapoport u nderua si aktorja më e mirë për rolin në filmin italian Ora e dyfishtë.
Ndërsa Fatih Akin, një gjerman me origjinë turke mori çmimin e posaçëm të jurisë për komedinë Kuzhinë shpirtërore. /ballkanweb

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=934