Filmi Gjallë merr çmim në festivalin e Francës

Filmi Gjallë merr çmim në festivalin e Francës

Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi Gjallë ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga Eclair Laboratoires” Filmi Gjallë i regjisorit Artan Minarolli ka fituar çmim në Festivalin Ndërkombëtar në Montpellier. “Alive” është vlerësuar me çmim në Festivalin e 31 Ndërkombëtar të Filmit në Montpellier të Francës. Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi Gjallë ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga Eclair Laboratoires”. Ky çmim, që ka vlerën e 5.500 eurove është i dyti çmim i rëndësishëm për filmin Gjallë, pas atij special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht. Ndërkohë që është përzgjedhur edhe si filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82 te çmimit Oscar për vitin 2010. </p>


Pas premierës së tij, filmi Gjallë në pak më shumë se dy muaj është zgjedhur në programet zyrtare të disa festivaleve, si “Karlovy Vary” – Çeki, “Pusan” – Kore e Jugut, “Antalya” – Turqi, “Chennai” – Indi, “Bergen” Norvegji. Ballafaqimi më i afërt është në Festivalin e Filmit në Cotbus në Gjermani (10-15 nëntor, 2010) ku aktori kryesor, Nik Xhelilaj, nominohet midis 4 konkurrenteve për çmimin Aktori më i mirë. Gjithashtu, në shkurt 2010 filmi Gjalle do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd si dhe në “Festival International du Film d’Amour de Mons” në Belgjikë./alsat/</p>
JMvxsdIQ_ZQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25630
 
Top