Re: Filmat horror apo thriller a mendoni se jane te rrezikshem?
Prezentimi pa mase i dhunes ne televizion
Shpikja e televizonit dhe vazhdimi i tij qe ne fillim jane perkrahur nga njerzit kudo ne bote,nderkohe qe eshte shume e qarte se TV mundet qe si nje nga mediat me te mira ne bote te ndikoje ne ndryshimin e mentalitetit global,largimit te shoqerise nga problemet e shumta dhe dhuna dhe mesimi i femijve.Megjithese jane bere perpjekje per perdorimin pozitiv te TV por se per fat te keq kjo ka ndodhur me pak sec pritej,nderkohe qe ne perendim TV po perdoret pa kufi ne pamje te dhunes dhe te seksit qe ka cuar ne protesten e shume mendimtareve dhe personaliteve te shume vendeve te botes.Poashtu TV ne perendim se bashku me organe te tjera eshte vene ne perdorim te te pasurve te cilet jo vetem qe ate nuk e perdorim per permirsimin e situates dhe pikepamjeve shoqerore por ne te kunderten i largojne ata nga e verteta.Si pune te pare ata kane bere ate qe njerzit ti drejtojne me shumice drejt TV. Ne SHBA me shume se 1/3 e njerzeve e shikojne TV mesatarisht 4 ore ne dite,qe ne baze te eksperteve shikohen si shikues te mirfillte dhe te fiksuar pas TV.Prandaj ne kohen kur TV transmeton vetem imoralitet,dhune dhe vrasje shoqeria ndikohet shume nga keto ceshtje.
Ne te vertet ka shume kohe qe mesues dhe profesore te ndryshem si dhe prinder ne SHBA kane kerkuar nga mediat dhe ne vecanti TV qe te uli dhe heqi dore nga pamjet e dhunes dhe te imoralitetit dhe te kaloje ne programe qe jane per edukimin e shoqerise,por se cdo dite e me teper dhuna dhe seksi ne TV-te Amerikane jane duke u shtuar.Nje nga TV-te Amerikane kete e ka treguar ne nje raport dokumentar me ane te gjuhes se dokumentave dhe statistikes.
Ne baze te ketij raporti ne vitin 1999 projektet e programeve apo filmave te pamoralshem ka qene 3 ne me shume se 10 vjet.Po ashtu ne vitin 1989 programet TV filluan te japin filma te pamoralshem me homoseksual dhe ne cdo 10 vjet ajo eshte rritur ne 24%.Po ashtu ne kete raport thuhet se perdorimi i fjaleve te pista ne vitin 1999 eshte rritur ne 5,5% ne krahasim me vitin 1989 dhe se dhenia e pamjeve te dhunes po ashtu ishte rritur ndjeshem.Ne baze te disa statisktikave te marra nga tre kanalet kryesore TV Amerikane dmth CBS,ABC dhe NBC tregojne qarte se ata ne cdo jave japin te pakten 113 skena te agresionit me arme te ftohta,92 raste te agresionit me arme zjarri,si dhe 9 raste mbytjeje dhe therje,78 rahje dhe 179 raste te shkeljes se ligjit.Po ashtu nese fusim te gjtha TV Amerikane qe nuk jane te pakta atehere del se numri i ketyre skenave eshte shume i madh dhe rezultati eshte fakti se qytetaret amerikan ne cdo dite te javes shikojne skena dhune,dhe kjo pasi jo vetem filmat por edhe raportet dhe emsionet e ndryshme kane te tilla skena.
Urrejtja ne skenat filmike,ka cuar ne rritjen e dhunes dhe perleshjeve ne shoqerine amerikane.Nderkohe qe Xhorxh Grenber dhe Teri Gras dy analiste amerikan ne baze te studimeve te tyre kane arritur ne kete perfundim,se shikuesit e pasionuar te dhunes ne TV jetojne ne nje bote te frikshme,dhe se u besojne shume pak qytetareve te tjere,duke u perpjekur te largohen nga bota aktuale.Po te shikojme shoqerine amerikane ne shohim shume lehte ndikimet e kesaj frike dhe mos besimi.Masat e medha te rrepta te sigurimit ne shtepi,ne qendrat blerese dhe ne vende te tjera,jane disa nga shkaqet tjera pr kete realitet duke e cuar edhe vet SHBA drejt nje rreziku.
Skenat e fliquna dhe ato te pamoralshme ne kanalet TV eshte nje tjeter problem ne perendim dhe ne vecanti ne SHBA.Keto TV japin skena seksi ne programt e tyre filmike apo ato te reklameve,dhe nje pjese e ketyre pamjeve nuk kane ndonje ore te caktuar.Ne fakt dhenia e ketyre programeve nga TV cojne ne uljen e nivelit kulturore dhe fetare te shoqerise.Ne baze te anketimeve te fundit ne SHBA mesohet se 75 % e tyre jane te mendimit se TV Amerikane transmetojne me shume sec duhet skena te pa censuruara seksi nderkohe qe 85 % te tjere jane te mendimit se me keto pamje ulet vlera shoqerore.
Ne fakt dhenia e pamjeve te seksit dhe te dhunes me shume se kushdo ka ndikim mbi femijet dhe adoleshentet,pasi ata shikojne me shume se cdo kush TV dhe i pranojne me lehte gjerat qe jepen ne TV.Ne baze te studimeve te nje qendre psiqike ne SHBA mesohet se nje femije amerikan perpara se te mbaroje gjimnazin ka pare mesatarishte ne TV 8 mije skena vrasjeje,dhe qindra mije skena dhune.Ne fakt kjo shifer ne kohen qe famija arrin moshen 18 vjecare dy fishohet.Leonard Irwin professor dhe psikolog ne Universitetin e Ilinosit ne SHBA se bashku me bashkpuntoret e tije,arriten ne perfundimin se nje femije I cili deri ne moshen 8 vjecare ka nje perqindje te konsiderueshme te te parit te skenave te dhunes ne TV kur arrin ne moshe te madhe eshte shume i prire drejt dhunes dhe keqtrajtimit te gruas apo femijve.
Ne realitet shtimi i skenave te dhunes dhe te mardhenieve seksuale te femijve con ne kalimin e tyre me shepjt ne adoleshence.Mendimtari dhe studiuesi i njohur amerikan Nil Postman ne librin e tije me titull”Ulja e kohes se femijrise” thekson ne lidhje me kete pike se dhenia e skenave te tilla pa mase nga ana e TV ka cuar ne uljen e periudhes se embel te femijrise per te rinjte,te cilet kalojne ne ceshtje qe iu perkasin te medhenjeve,dhe duke kaluar parakohe ne adoleshence.Ne baze te nje anketimi te bere femijeve dhe adoleshenteve te moshes 10 deri ne 16 vjec ne vitin 1995 se cfare kane pare ne TV,mesohet se ata jane aktivizuar me shume ne ceshtjet e mardhenieve seksuale,mos respektimi i prinderve,mashtrimit dhe sjelljeve te dhuneshme.
Me perdorimin e seksit dhe dhunes ne TV eshte rritur pasiguria,dhe korruspioni ne shoqerine amerikane.Dhuna dhe mardheniet seksuale ne TV shpejt shenderrohe edhe ne dhune dhe mardhenie seksuale ne praktik.E perjavshmja angleze Sunday Times shkruan:ne SHBA me gjithe egzistencen e 440 mije policeve Federal ne cdo ore kryhen 2 vrasje,194 vjedhje,10 perdhunime,dhe 600 vjedhje shtepish.Ne fakt eshte e natyrshme qe Hollywoodi si nje simbol i kultures amerikane te jete burimi kryesor i pamjeve te seksit dhe te dhunes,dhe Arnold Shwazeneger simbol i dhunes ne SHBA te behete kryetari federal i Kalifornise.Per fat te keq mardheniet seksuale dhe dhuna qe jepete ne kanalet TV amerikane perms sateliteve shperndahet edhe ne vende te tjera te botes duke lene edhe ndikimin e saje negativ.
E verteta qendron ne faktin se ne vende si SHBA,qe permes mediave eshte parqitur si vendi me i mire ne bote,eshte rritur pasiguria dhe destabliteti dhe se llogjika njerzore eshte duke u zhdukur.E gjithe kjo eshte ne nje kohe kur vendet ne bote dhe ne vecanti ato perendimore duhet te jene ne perpjekje per nje perdorim pozitiv dhe te drejte te TV.