Film City

Albforumi

Primus registratum
Film City

Film City

“Truman Show” analogjia qe shpjegon marredhenien e kosovareve me nderkombetaret

Avni Zogiani

Më ndodhi si koincidencë që të njejtën ditë të shoh transferimin e komandës së KFOR-it tek një komandant i ri dhe filmin e njohur The Truman Show. Kisha diçka që po më ziente brenda ndërsa po përcillja transmetimin në televizionin publik të një skenari të paraparë me përpikmëri në qendrën e KFOR-it, në Film City. Nuk po e shpjegoja dot se çka më mundonte. Në transmetimin direkt, si zakonisht, figurat përafërsisht të njëjta politike ishin të ulura pak a shumë në të njëjtat vende. Dukej njësoj si transferimi i kaluar i komandës, që ishte i ngjashëm me transferimin paraprak dhe kështu me radhë. Pra, asgjë e jashtëzakonshme, por prapë po transmetohej direkt dhe quhej Speciale.

Kur në mbrëmje po shihja filmin e mirënjohur The Truman Show fillova ta kuptoja ku ishte problemi. The Truman Show është një film mbi jeten e shndërruar në teatër të një personi me emrin Truman. Ai përcillej me kamera tërë jetën e tij që nga embrioni, pa e ditur se ishte pjesë e një show. Njerëzit që jetonin në qytetin e tij ishin kryesisht aktorët që mbushnin rolet e një jete normale të një njeriu në një qytet të vogël amerikan. Truman jetonte një jetë që në shikim të parë dukej tërësisht normale, por normaliteti ishte pjesë e skenarit të bërë qysh më herët. Nëse ai vepronte në një mënyrë të paparashikueshme, regjia ndërmerrte veprimet e duhura për ta kthyer atë në skenar. Këto veprime përfshinin që nga përdorimi i shokëve të ngushtë të Truman e gjer tek shkaktimi i stuhive apo bllokadave në rrugë për ta penguar lëvizjen e tij përtej hapësirës dhe veprimeve që përfshinte skenari.

Në këtë film kishte edhe njerëz që herë pas here denonconin shkeljen e të drejtave të Truman. Si kushdo tjetër edhe ai kishte të garantuar të drejtën që të zgjidhte vetë si ta bënte jeten e tij dhe këtë të drejtë ia garantonin konventat ndërkombëtare e kombëtare. Zërat që insistonin në këtë të drejtë të Truman ishin të pakët sepse shumica e njerëzve thjesht kënaqej më këtë show dhe nuk e çanin fort kokën nëse Truman bënte jetën sipas zgjedhjes së tij apo jo. Filmi merr kthesen në momentin kur Truman fillon të kuptojë se diçka nuk është në rregull me sjelljen e njerëzve. Për shembull, kur ai iu binte fort shuplakëve për të shkaktuar një zhurmë që normalisht do duhej befasuar njerëzit, ata nuk reagonin por thjesht vazhdonin veprimet ashtu siç ishin paraparë në skenar.

Në momentin kur Truman filloi të dyshonte në autenticitetin e jetës së tij filloi të më zgjidhej nyja që më lindi në kohën e ceremonisë në Film City. Këto ceremoni janë të zakonshme dhe të shpeshta. Teksa po shihja The Truman Show nuk kishte si të mos më shkonte mendja se liderët tanë të vendosur në karriget e zakonshme në Film City nuk janë veçse aktorë. Mbas transmetimit të ceremonisë, në televizionin publik, sikundër në të gjitha tjerat besoj, pason një reklamë e gjatë e KFOR-it.

Sa më shumë që po e shihja The Truman Show aq më e fortë po më bëhej pyetja, pse pas më se një dekade lufte në Kosovë, ushtria vazhdon ta ketë rolin qendror në jetën tonë. Problemi është se në Kosovë akoma nuk është siguruar paqja, apo ka diçka më shumë?

Çka mund të jetë tërë ky insistim ruajtjes së rolit qendror të një ushtrije në jetën civile? A jemi ne vend demokratik, apo diçka tjetër? Nuk dua ta jap përshtypjen se nuk e vlerësoj rolin e NATO-s dhe të KFOR-it për tërë këto vite në Kosovë. Unë vetë i takoj shpesh zyrtarisht pjestarët e KFOR-it dhe me një zellshmëri të madhe ulem për të pirë ndonjë kafe edhe pse e di se këto biseda kanë një rol thjesht informues në mënyrë që të kuptohet çfarë do të ndodhë në javët dhe muajt në vazhdim. E di se këto biseda janë sa për ta kuptuar nëse gjithçka do të shkojë sipas skenarit të paracaktuar apo jo, por prapë nuk jam ndjerë i manipuluar. Këto biseda tashti më ngjajnë shumë me segmentet e The Truman Show kur në skenar futet shoku i ngushtë i Trumanit në momentet e krizave të tij.

Kosova ka shumë momente krizash, apo kështu siç duket perceptohet nga jashtë. Së paku njëherë në muaj një zyrtar i lartë i NATO-s viziton Kosovën për ta dhënë porosinë se Kosova po shkon në drejtimin e duhur dhe se kosovarët duhet të jenë të lumtur. Në asnjë vend demokratik ushtria nuk e ka mundësinë e pakufizuar për propagandën ushtarake, si në Kosovë. Duke e ditur popullaritetin që NATO dhe KFOR-i ka në mesin e kosovarëve neve nuk na ngelet gjë tjetër veçse përcjellim me pietizëm këto porosi. Të përcjellim porositë e çlirimtarëve. Pra, duhet se sbën të bëhemi të lumtur, të bëhemi optimistë. Në fund të fundit, çka ka të keqe prej të qenit i lumtur dhe optimist?

Ndoshta lumturia në kushte normale, në një jetë pa skenar nuk vjen me porosinë ndjehu i lumtur, por çrëndësi ka. Apo mos ndoshta njeriu ka të drejtë të jetë edhe i hidhëruar kur punët nuk i shkojnë si duhet? Në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të KFOR-it njëri nga folësit me uniformë tha se Kosova ka akoma shumë për të bërë në zhvillimin ekonomik. Në të njëjtin fjalim megjithatë u dha një urim i përzemërt për punën e liderëve kosovarë. Në Kosovë është zhvilluar një opinion i tillë që opinioni dominues është porosija që na vjen nga ndërkombëtarët, kurse porosia që na vjen nga KFOR as që nxirret në pikëpyetje.

Tërë propaganda e KFOR-it konsiston në atë se Kosova për më se dhjetë vjet me radhë ka qenë në paqe dhe stabilitet dhe se për këtë është kujdesur KFOR-i. Natyrisht paqeja dhe stabiliteti janë dy arsye të mira për të qenë i kënaqur. Natyrisht se të gjithë qytetarët kosovarë janë dhe duhet të jenë mirënjohës për KFOR-in dhe NATO-n dhe atë jo vetëm për faktin se Kosova vazhdon të jetë në paqe dhe stabile. Mirëpo, a mjafton paqja dhe stabiliteti? A bëjmë ne si qytetar të Kosovës atë që duam? E kemi vendosur apo a do të vendosim ndonjëherë vetë për jeten tonë, apo thjesht do të përcjellim skenare e vullnete që na vijnë nga jashtë? A duhet të jetë i lumtur një komb që vazhdon të varfërohet dhe ta absorbojë vullnetin e të tjerëve duke e shtypur të vetin?  Pse duhet që pas më se dhjetë vjet të mbarimit të luftës një qytetar ta shohë ushtrinë në çdo kënd dhe ta pranojë propagandën e saj nga secili drejtim? A është Kosova më keq se Iraku, prej nga së fundm
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1420

Top