Fillojne paisjet me karta identiteti

Fillojne paisjet me karta identiteti

Procedura për pasijen me karta identiteti nis me paraqitjen në postën shqiptare, ku pasi jep gjeneralitetet paguan kuponin e pagesës së shërbimit 1200 lekë, vendosur nga qeveria për kartat e identitetit dhe drejtohesh në Njësinë Bashkiake, banor i të cilit figuron të jesh. Më tej, drejtohesh në zyrat e gjendjes civile ku aplikanti vendos në letër shenjat e gishtërinjve, të nevojshme për identifikimin e tij. Procesi i radhës është fotografimi. Aplikanti futet në dhomën e fotografimit, ku krahas bustit, specialistët kryejnë edhe foto të retinës së syrit. Në formularin individual të plotësuar do të bashkëngjiten, fotografia e personit, modulari i plotësuar, certifikata nga gjendja e zyrës civile. Të gjitha këto procedura do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me grupet e punës. Përfundimi i procedurës në zyrën e gjendjes civile do të pasohet me kalimin e kartelës së aplikantit në vendin e përcaktuar për shtypjen e kartave të identitetit. Organizimi i punës është i ndarë midis tre institucioneve, përkatësisht; përfaqësuesit të projektit për karta, Policisë së Shtetit dhe zyrës së gjendjes civile. Një polic qëndron posaçërisht i vendosur në zyrë për të ndjekur procesin e pajisjes me karta identiteti. Punonjësi i Policisë së Shtetit bën lidhjen midis fotografisë së personit aplikues dhe gjeneraliteteve që ai ka në regjistrin civil. Pajisja me karta identiteti, besohet se do t'i japë fund edhe certifikatomanisë, sikundër mund të quhet dhënia e certifikatave për çdo shërbim që qytetarët përfitojnë në administratë. Karta e identitetit, ka një jetëgjatësi 10-vjeçare. Për punonjësit e administratës pagesa do të mbëhet nga rroga. Administrata qëndrore dhe ajo lokale është e detyruar që të derdhë brenda datës 15 janar 2009, të gjitha pagesat për letërnjoftime për nëpunësit dhe punonjësit e tyre, edhe pa dëshirën e këtyre të fundit.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Fillojne paisjet me karta identiteti

Edhe pse jam skeptik, jo per natyre, por thjesht duke njohur mire praktiken burokratike te Shqiperise e cila eshte gjithmone ne sherbim te shumices ne fuqi, (nje dite nje shumice tjeter parlamentare do t'i nxjerre jashte perdorimit dhe te "rejat" thjesht do te jene burim vjedhjeje, si gjithmone)them se tashme qeveria u paska gjetur pune mjaft personave.
Une nuk di qe per nje karte identiteti, ose "Leter njoftim" sikunder duhet thene ne shqip, te lipset kaq shume pune, te mobilizohen kaq organe police e kushedi çfare tjeter. Nga pervoja ime ne Itali, karten e identitetit e kam marre shume thjesht ne nje sportel te komunes, perballe te njejtit nepunes duke paraqitur dokumentat e kerkuara, e natyrisht kundrejt shumes se caktuar. Ne disa minuta, pese e shumta, gjithçka ka mbaruar.
Nejse uroj qe te mbeten ne fuqi kartat, e te mos ndodhe si me pasaportat e udhetimit. Na hap shume pune ne shqiptareve jashte sepse duhet te rifillojme serish nga e para riberjen e lejes se qendrimit, per te pershtatur numrin e ri me lejen.
 

Al-Punk

Still here
Re: Fillojne paisjet me karta identiteti

Ideja eshte qe Kartat e Identitetit jane nje kusht per zgjedhjet e ardhshme. Mund te duket e cuditshme, por organizmat e huaja, gjithmone kane pretenduar se pa dokumentacione te sakta te popullates nuk mund te kete qartesi ne votime.
Sigurisht qe rregjistrat e sakte te popullsise jane nje shenje civilizimi dhe kusht i domosdoshem qe ne duhet ta kerkonim nga vetja para se ta kerkonit te tjeret.

Atman, keto karta jane te nje niveli te larte sigurie (edhe me te larte se kartat qe ka Italia aktualisht). Te pakten keshtu eshte kerkuar ne dokumentacionin e tenderimit pasi akoma nuk dihet se cfare ka bere Sagem e cila mund te thuhet qe fitoi me ndikim ne dokumentacion. (Firmat qe kane terhequr dokumentacionin e ketij tenderi menjehere kundershtuan shume kufizime ne kerkesa).

<h3>Pse kaq shume zhurme per leternjoftimet (kartat e identitetit)?</h3>
Lufta politike rreth kartave
Problemi tjeter lidhet me faktin qe PD kishte premtuar qe ne zgjedhjet e ardhshme do te futeshim me karta identiteti.
PS shpresonte qe procesi te deshtonte, dhe realisht ne fillim kur fitoi SAGEM, duke pare historikun e firmes ne procese te ngjashme, u duk sikur PS do e perdorte fort kete argument.
Disa muaj pas perfundimit te tenderimit, Edi Rama dilte ne konferenca dhe i permendte Berishes premtimin qe ne zgjedhjet e ardhshme do futeshin me karta.
Sot qe nisi procesi PS thote qe PD deshtoi pas per kartat ka rradha te gjata (!?) (Shih: PS: Berisha deshtoi me leternjoftimet - Top Channel

Problemi i dyte me kartat!
Partite e vogla po bejne zhurme qe keto karta tu jepen me ulje cmimi shtresave te varfra. (LSI nen ndikimin Berishian, ndersa G99 sa per inerci per te bere dicka, dhe G99 nuk jane shquar kurre per origjinalitet ne politike).
Shteti ka njoftuar qe te gjithe nepunesve do u mbahen leke nga rroga per kartat(!?)

Per ata qe nuk e dine, ky nuk ishte nje tender, por nje Koncesion. Ne nje praktike te tille, firma fituese nuk paguhet nga Shteti per te prodhuar x milion karta per popullaten. Shteti i lejon firmes qe te prodhoje karten dhe ta shese. Si garanci, shteti shqiptar "detyron" popullin qe te bleje sa me shpejt karten.
Si rrjedhim, nese nje qytetar nuk merr menjehere karten (per te garantuar fitimin e firmes) i ndalohen sherbimet e meposhtme:

-pagesa ose shpërblime për të gjithë personat fizikë të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si dhe personat e punësuar në shoqëri, agjenci apo ente shtetërore, qendrore apo vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 25 shkurt 2009
-pagesa apo shpërblime për pensionistët, nëse nuk kanë aplikuar deri më 25 mars 2009
-pagesa për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 prill 2009
-pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës për të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 mars 2009
-pajisja me pasaportë për jashtë shtetit
-shërbimin në zyrat e gjendjes civile
-lëshim ose rinovim të lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor
-nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
-aplikimi dhe pajisja me certifikatë pronësie nga ana e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
-aplikimin dhe lëshimin e dokumentit “Leje drejtimi automjeti” dhe kolaudimin e tyre
-lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera të ngjashme me to nga administrata gjyqësore
-shërbimet noteriale
-shpërndarja e karburantit pa akcizë për fermerët
-shërbimi nga zyrat e Alba-Postës
(Burimi Gazeta Standard: Sot nis aplikimi për pasaportat biometrike, ja procedura

Nderkohe qe behen gjithe keto presione, i nderuar Kryeminister shprehet: Berisha:Fluksi i aplikantëve,grusht mosbesuesve

Doni me per Shqiperine?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Fillojne paisjet me karta identiteti

Ja paskemi kaluar edhe Italise. Ketij i thone zhvillim jo shaka.
Paskan zgjedhur edhe menyren per te mos vjedhur, (dmth gjeten me ne fund si te luftojne korrupsionin, rruga e tenderit!!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Fillojne paisjet me karta identiteti

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Mandi</div><div class="ubbcode-body">
Atman, keto karta jane te nje niveli te larte sigurie (edhe me te larte se kartat qe ka Italia aktualisht).
</div></div>


nuk jam informu hollesisht por besoj se nuk ka shume shtete ku te kete leternjoftime biometrike per shtetasit e atij vendi

leternjoftimet italiane (per shtatasit italiane e kam fjalen) jane si leternjoftimet shqiptare te kohes se monokomumizmit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif kurse lejeqendrimet e te huajve jane biometrike

ndersa shenjat e gishtave psh ne shume vende nuk jepen as nga te huajt edhe pse leternjoftimet jane te nje cilesie me tonat
çeshtje privacy kam pershtypjen

mgjth nuk shoh ndonji te keqe qe per çdo person te ekzistoje nje identitet i plote te organet e rendit
 
Top