Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

U.S.A vs Russia.
Si mendoni me deklaratat e fundit te presidentit Putin nenkuptohet se pas krizes ekonomike qe kaloj rusia dhe ringjalljes ose shpetimit nga kapitalizmi qe po rezulton per aate pozitiv dhe e ka bere te kerkoj sovranitetin e humbur pasi nuk ishin vetem komunizm-demokraci qe i ndanin dy vendet por dicka me shume qe po tregohet sot kur rusia po fuqizohet dhe kercenon duke treguar se eshte prezente dhe eshte zgjuar nga gjumi qe e vuri kriza ekonomike dhe nese deri dje nuk beri ze per fuqizim e ndikimit amerikane ne evrope me baza ushtarake,do kemi ndonje situate "ndryshe" ne arenen nderkombetare?dhe nese dje ishin bindjet politike qe i ndanin dy vendet sot cfare eshte industria e armeve apo dicka tjeter?
 

MLK

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

740 Miliard dollar eshte PNB i Rusise ne nje kohe qe USA 320 miliard ka buxhetin ushtarak, per nje PNB 12540 miliard dollare.
Rusia e humbi qe prej 1990 luften e ftohte kundra USA, e do i duhen vite te rimekembet.
 

antip

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Vallaj me shume eshte me ju tremb Kines sesa Rusise
 

hawk

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Cfar fantazie ?!

Nejse...
Rusia mund te kercenoje nepermjet arsenalit te vjeter atomik.

Nuk eshte konfrontim lufte por Rusia kerkon te beje pjese ne tregun e ri pra ne hapersiren qielore tek e cila USA kerkon monopolin.
Ne nje interviste Litvak(sa per shembull banal) theksonte se Europa,me konkretisht Italia duhet te merret me sektor te sukseshem si p.sh Moda,ndersa industria aereospaziale duhet zhvilluar nga USA.Ja perse nuk vlen projekti Franko-Gjerman(sipas Litvak),eshte humbje.
Pra ne menyre direkte,specialisti,pohon se USA duhet te jene monopol ne kete fushe nepermjet se ciles mund te zoteroje nje kontroll te frigshem qe merr ngjyra fashiste,pasi ketu nuk mund te flasim me vetem per imperializem.
Per me teper lexoni N.Chomsky.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Sme besojne syte pasi Rusia kercenon hapur ameriken=perendimin se ne rast se vazhdon me planin per ndertimin e sistemit mbrojtes ne antirakete me vendet ne kufi me Rusine do te kete pergjgje.

Marre nga http://www.gazeta-shqip.com

Rusia: Do përdorim armë bërthamore nëse ndjejmë rrezik

Deklaratë e ashpër e shefit të ushtrisë ruse në një mbledhje stafi


Shefi i ushtrisë ruse deklaroi dje se Moska mund të përdorë armët bërthamore në taktikat parandaluese për të mos lejuar goditjen ndaj saj dhe aleatëve të saj në rajon. Kjo është deklarata e fundit e ashpër e lëshuar nga autoritetet moskovite në lidhje me marrëdhëniet me Perëndimin. Komenti i bërë nga gjeneral Juri, në fakt nuk përbën ndonjë ndryshim thelbësor nga politika e deritanishme e ndjekur nga autoritetet ruse. Sipas analistëve, kjo lloj deklarate mund të konsiderohet si një paralajmërim i Moskës ndaj Perëndimit për mundësinë e përdorimit nga ana e saj të armëve bërthamore. Moska është shumë e pasur me një arsenal të tillë. "Nuk kemi ndërmend që të sulmojmë askënd, por e konsiderojmë shumë të rëndësishme për të gjithë partnerët tanë në komunitetin botëror që të kuptojnë se për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rusisë e aleatëve të tij, Moska mund të përdorë forcën ushtarake, qoftë edhe në rastin e një parandalimi, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e arsenalit bërthamor", mësohet të ketë deklaruar shefi i ushtrisë gjatë një konference ushtarake, e cila është transmetuar edhe në televizionin shtetëror. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ria-Novosti, gjenerali shtoi se Rusia do të përdorë arsenalin bërthamor vetëm në përputhje me ligjet e doktrinës ushtarake ruse. Kjo doktrinë e adaptuar në vitin 2000, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si kundërveprim ndaj sulmit që mund t‘i bëhet asaj, ose ndonjë vendi aleat me të, ose në rastin e rrezikut të madh të një sulmi të pritshëm bërthamor që synon të godasë Rusinë. Një gjeneral rus në pension, Vladimir Dvorkin, ish-ekspert i kontrollit të armëve konvencionale në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, tha se në deklaratën e gjeneralit nuk ka asnjë gjë të re dhe se fjalët e tij janë një përsëritje e asaj çka përmban doktrina në vetvete, pra bëhet fjalë për thënie që janë të shkruara në të që në vitin 2000. Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë nënvizuar vazhdimisht nevojën e përmendjes së vazhdueshme të fuqisë bërthamore të vendit dhe i kanë rezervuar vetes të drejtën që të kryejnë edhe sulme parandaluese me armët bërthamore. Por, në pjesën më të madhe të deklaratave, që zyrtarët e lartë kanë bërë në lidhje me sulmet paralajmëruese, nuk kanë përmendur ato me armë bërthamore. Fjalimi i mbajtur nga shefi i ushtrisë ruse vjen në mesin e diskutimeve mes Moskës dhe Perëndimit në lidhje me planin amerikan për të ndërtuar sistemin mbrojtës antiraketë me vendet në kufi me Rusinë dhe sigurisht çështjes së pavarësisë së Kosovës. Por, analistët janë të mendimit se edhe këtë herë si herë të tjera, fuqia bërthamore përmendet vetëm për arsye momentale dhe jo si kërcënim i drejtpërdrejtë dhe konkret për Perëndimin.

E pastaj ju flisni per fantazi
 

Al-Punk

Still here
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Faktikisht ka nje fare tensionimi te pashprehur ne kete drejtim! Polonia kundershtoi vendosjen e raketave amerikane ne territorin e saj pas nje presioni politik nga Rusia! Fjalet e perdorura nga ministri polak i mbrojtjes ishin: "Ne nuk kercenohemi nga asnje sulm dhe nuk kemi perse te vendosim ato rraketa. Nese vendosim rraketat, atehere do te jemi kercenuar nga ndonje sulm"

Problemi i Kosoves ishte nje tjeter perplasje e rende, tek e cila Rusia nuk do ishte terhequr pa reagimin e Gjermanise dhe vendeve te tjera Europiane per nje Kosove te pavarur.
Sic shihet askush nuk e do luften ne vendet e tjera, por US dhe Rusia vazhdojne akoma te lundrojne ne Egon e vendit me te fuqishem!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Shiko politikes nuk i thone kot kurve. Edhe kur thote "jo" edhe kur thote "s`dua" prape "po" ka ne mendje. Edhe kjo pune keshtu eshte. Edhe kur "puthen" edhe kur "kafshohen" qellimi njesoj eshte si te fusin ca pare ne xhep.

Eshte nje pjese e lezecme tek "Shkunde qenin" (Wag the dog) qe agjenti i CIA-s i thote atij tipit (po e them me fjalet e mia):
-Po pse genjeni? Ne kufirin me Kanadane nuk ka asnje rrezik berthamor?
-Po mire nqs nuk ka rrezik atehere per cfare duhesh ti? Pse harxhojme kot parate e buxhetit dhe pse s`te pushojme nga puna?

Prandaj nxjerr dhembet Putin qe te justifikoje njeçiçke rritjen e buxhetit te armatimeve qe te fusin ca pare ne xhep edhe ata prodhuesit e armeve se ngelen keq te shkretet.

Prandaj edhe Amerika cirrej per 70 vjet "Rreziku i Kuq", "Terrori i Kuq", "Rrjeta e Kuqe", "Komplotet e Kuqe" etj. Kur vdiq "Terrori i Kuq" s`ka problem, nderroi mbiemrin dhe beje "Terrori Islamik" dhe vazhdon avazi i vjeter i "Boshtit te se Keqes". Keshtu populli eshte dakort kur ulet buxheti i shendetesise, i arsimit dhe shpenzimet publike dhe rritet per marshallah buxheti i ushtrise. Keshtu amerikani (apo rusi, kinezi etj) eshte krenar dhe i qete dhe thote "Me mire injorant dhe pa shume spitale por ama i sigurte qe do mbrojme menyren amerikane (kineze, ruse etj) te jeteses". Pra sic thote populli yne "i dhjere por krenar".
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

Putin llogaritet te kete nje pasuri prej me shume se 55 miliard $ cka e bene ate me te pasurine ne europe, shumat qe ai disponon jane ne forma te ndryshme te cilat jane indirekte prone e tij
 

iMORTAL

Primus registratum
Re: Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2

ate qe nuk e vret te vret, amerika duhet ti jap fund Rusise
 
Top