Filipine, shkon në 170 numri i viktimave të Tajfunit

Filipine, shkon në 170 numri i viktimave të Tajfunit

MANILA – Shkon në 170 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet që shkaktoi Uragani Parma në rajonin malor të Filipineve veriore. Vendi që u godit javët e fundit nga Tajfuni Ketsana është gjunjëzuar. Deri tani janë gjetur qindra të vdekur ndërsa ende është duke u kërkuar për mbetjet e dhjetëra viktima në provincën e Benguet, ku vlerësohet të ketë 120 njerëz të vrarë.
Ndër viktimat janë edhe 17 turistë që gjendeshin në vendpushimin malor të Baguio</p>


Rrugët si lumenj</p>


Mijëra njerëz janë të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në më shumë se njëzet qytete të provincës së Pagasinanit. Ujërat që kanë zënë rrugët, duken si lumenj dhe bëjnë të vështirë ndërhyrjen e kërkim-shpëtimit. Shumica e viktimave, rreth 70, janë nga La Trinidad, ku së paku 32 shtëpi u shkatërruan nga përmbytja. Rreth 35 mijë njerëz janë evakuuar në qendrat emergjente.(Shekulli)</p>
6hMS6catSds

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23850
 
Top