- Epiteti – Tregon tipar. Formohet me mbiemer dhe jep ngarkese emocionale. –P.sh: “Shpirtbardhe”
- Metafora – Tregon marrdhenie ngjashmerie midis objekteve, frymoreve etj. Ndertohet mbi emra, folje etj, te cilet formojne togfjalesh ose jo. Pra, jane fjale qe lidhen me kuptim te figurshem me njera tjetren. –P.sh: “Sovran i kaltersise” – ketu metafora qendron tek fjala sovran.
- Hiperbola – Zmadhim i nje dukurie, tipari apo veprimi. Ka si funksion te vere me mire ne dukje ate qe eshte zmadhuar, ne menyre qe te perceptohet me mire. Hiperbolat krijohen per te vune ne harmoni me ngjarjen. –P.sh: “Dymbedhjete pashe nen dhe u ngul topuzi” – tregon ashpersine e konfliktit.
- Litoda – E kunderta e hiperboles. Zvogelim teper dukurine, tiparin, veprimin apo ngjarjen. Funksioni eshte ne varesi te kontekstit. Tek Naim Frasheri p.sh tregon modesti. – P.sh: “Pune pune nate e dite, qe te shohim pakez drite”.
- Krahasimi – Krahasimi i nje dukurie, tipari, veprimi apo ngjarje me dicka tjeter. Dallohet fare lehte pasi ka perpara lidhezen “si” (Mund te krijohet dhe pa te, mjafton qe te behet krahasim). Funksioni i saj eshte qe te krijoje nje perfytyrim me te plote. Rregullon imazhin. – P.sh: “Ai ngjante si nje peshk i zene ne grep”
- Similituda – Krahasim i zgjatur i cili e ben akoma me te plote perfytyrimin. Mund te jete nje fjali teper e gjate ose disa fjali. –P.sh: “Anjehere nuk kisha pare male te tilla. Ato i ngjanin nje ankthi te rende, qe te shtyp e te shtyp vazhdimisht e nuk te le te zgjohesh.”
- Antiteza – Eshte nje kundervenie dhe sherben per te vene ne dukje nje imazh te trete qe mund te jete nje ide, nje perfytyrim etj. –P.sh: “Anes detit i palare” – pra jep gjithmone nje kuptim ne varesi te kontekstit.
- Enumeracioni – Jep nje panorame te plote te asaj qe pershkruhet, pra te objekteve, ngjarjeve etj. Naimi e perdor shpesh: –P.sh: “Cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pyje te gjelberuar”.
- Shkallezimi – Eshte nje enumeracion i renditur, pra rrites ose zbrites. Mund te krijohet mbi folje si tek Prometeu, ose mund te krijohet mbi emra etj. Ka funksion te njejte me enumeracionin, pra jep nje panorame me te plote te asaj qe pershkruhet. –P.sh: “O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate, fushat e gjera me lule….” – Ketu kemi shkallezim zbrites pasi nga malet kalojme tek lisat, fushat, bregoret etj.
- Anafora – Perseritja ne fillim te vargut te se njejtes fjale. Funksioni eshte per te vene ne dukje dicka, per ta theksuar idene, mendimin, shqetesimin etj. Perforcon dhe ritmin. – P.sh: “Dritez e jetes, dhe e motit, dhe se vertetes, dhe gaz i Zotit”.
- Personifikimi – I jep tipare njerezore nje objekti, ngjarje, veprimi etj. Funksioni eshte qe e ben me konkrete ate qe personifikohet. Dallon nga shpirtezimi pasi eshte me i gjate. – P.sh: “C’ke flamur qe s’valon, Jam semure e po renkoj….”
- Shpirtezimi – I jep shpirt dickaje. Ka funksion te njejte me personifikimin. Pra e ben me konkrete ate qe shpirtezohet. – P.sh: “Edhe muri degjon”
- Pyetja retorike – Funksioni i pyetjes retorike eshte qe te vere ne mendime dhe te ndikoje ne ndjenjat e lexuesit. Pra e perfshin ate ne ceshtje. Ne fakt ti mendon per pyetjen por nuk e di pergjigjen. –P.sh Naim Frasheri thote: “Pse s’vjen o dite e mire? Pse valle nuk vjen? Gjer kur ne erresire?”
- Perseritja – Mund te jete brenda vargut. Ka si funksion perforcimin e asaj qe perseritet ne varesi te kontekstit. – P.sh: “Jake, jake o drite” (eja, eja drite)*.
- Thirrori – Shpreh ndenja te caktuara duke ju drejtuar drejtperdrejt dickaje apo dikujt. –P.sh: “O vellezer Shqiptare”.
- Apostrofa – Eshte nje forme thirrori qe afron njerzit apo sendet qe jane larg. I drejtohet sikur i ka parasyve (thirrje apostrofike). Ka funksion ne varesi te kontekstit. –P.sh: “O bregore bukuroshe…” pra e ben me emocionale poezine dhe tregon qe i ka akoma te pranishem ne jete.
- Ironia – Nenkupton te kunderten e asaj qe thote.
- Satira – Nje shkalle me lart se ironia. Ajo denoncon dhe demaskon.
- Sarkazma – Shkalla me e larte. Denoncon, demaskon dhe godet, por ben edhe pergjithesime.
- Onomatopeja – Eshte figure stilistike e perseritjes. Ajo ka ne baze imitimin e zhurmave dhe te zerave te natyres, qenieve te gjalla etj. Funksioni i saj eshte qe te permiresoje tablone tek lexuesi dhe ai ta perfytyroje me mire ate qe ndodh. – P.sh: “Nen kerkellime zinxhiresh”
Reticensa eshte perdorimi i tre pikave. Funksioni i saj eshte te vere ne mendime lexuesin, apo te theksoje dicka. (ne varesi te kontekstit)
Alegoria eshte muzikaliteti. Funksioni i saj eshte te krijoje imazhin tek lexuesi, idete dhe te ndikoje ne ndjenjat e tij.
Rrokja e theksuar ne fund te vargut shton dhe nje rrokje shtese. Pra nese vargu na del me 6 rrokje, por eshte i theksuar ne rrokjen e fundit, ne e quajme 7.
Vargu i shkurter i kombinuar me vargun e gjate, shton ritmin, tregon padurim, konstaton veprimin etj. (ne varesi te kontekstit).
Numrat popullore ose supersticioze jane numrat 3, 7, 9, 12. Mund te quhet dhe numri 10. Nese shohim keto numra, atehere kemi simbolike popullore.
Fjalite e shkurtra pyetese tek teksti dramatik (njera pas tjetres) tregojne per tronditje te thelle dhe ankth. P.sh: “Kur? Si? Pse?” etj.
Burmi i informacionit , www.alkimistet.com