FIFA pezullon Maradonën 2 muaj, gjobitet 25 mijë Franga

FIFA pezullon Maradonën 2 muaj, gjobitet 25 mijë Franga

Sharjet dhe reagimi ndaj mediave pas fitores ndaj Uruguajit i kanë kushtuar pezullimin, trajnerit të kombëtares argjentinase. Trajnerit të Argjentinës, Diego Maradona, i është ndaluar për dy muaj çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin dhe është dënuar me 25.000 franga zvicerane, për shkak të reagimit të tij pas kualifikimit në Kampionatin Botëror 2010.
Përfaqësuesja e Argjentinës siguroi kuliafikimin automatik për Kampionatin e ardhshëm Botëror duke e mposhtur Uruguain muajin e kaluar, ndërsa i shumëkritikuari Maradona, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, reagoi duke i ofenduar kritikët dhe gazetarët, ndërsa më pastaj kishte refuzuar të kërkojë falje.
Këto komente e detyruan FIFA-n të hetojë veprimet e Maradonas, dhe të dielën ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës i ndalohet të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me futbollin nga 15 nëntor 2009 deri më 15 janar 2010.
Maradona ishte i pranishëm të dielën në Zyrih kur iu dha ndëshkimi, ndërsa komiteti i FIFA-s e ka paralajmëruar se nëse e përsërit të njëjtën gjë, ndëshkimi do të jetë më i madh. Sido që të jetë, fatmirësisht ky vendim nuk do ta pengojë 49-vjeçarin që ta drejtojë Argjentinën gjatë Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut./corriere/</p>
7Qt87SLHCnw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26817. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26817
 
Top