Fier, vidhet banka në qendër të qytetit
GRABITJE/ Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në bankë duke marrë 5 milionë lekë e 960 euro

Ende nuk është zbuluar identiteti i autorit, i cili është larguar i pashqetësuar pas marrjes së parave

FIER – Vidhet në qendër të qytetit të Fierit banka “Raiffeisen”. Rreth orës 11:30 të së premtes një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në bankë dhe nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë punonjëses 5 milionë lekë dhe 960 euro e më pas është larguar i pashqetësuar. Pavarësisht se është parë nga shumë kalimtarë të rastit, deri në orët e vona të mbrëmjes ngjarja nuk kishte asnjë autor.

Ngjarja
Gjithçka ka ndodhur në filialin e bankës “Raiffeisen” që ndodhet në vendin e quajtur “Bar Rinia”. Rreth orës 11:30 të së premtes, një person është futur brenda në bankë në kohën që nuk ndodhej asnjë klient por edhe roja private nuk ishte aty. Me një maskë në ngjyrë ushtarake, të cilën dyshohet se e ka vendosur në momentin që ka hyrë, ai i është drejtuar njërit prej sporteleve, duke i kërkuar nëpunëses paratë. Por kjo e fundit ka mohuar, çka ka bërë që ai t’i drejtojë pistoletën e më pas ta shkrepë atë duke qëlluar në tavan. Një paralajmërim i tillë ka bërë që gruaja e trembur t’i fusë në një qese para të marra nga banaku dhe t’ia japë. Pas kësaj, mësohet se autori është larguar.

Hetimi
Dëshmitarë të rastit kanë parë se grabitësi ka dalë jashtë përsëri pa hequr maskën nga koka, ka kaluar me dhjetëra njerëz dhe i është drejtuar tregut industrial, i cili ndodhet anës lumit Gjanicë. Më pas është zhdukur në mes të turmës së njerëzve që kishin mbushur tregun. E ndërsa ai është larguar nga banka, është dhënë alarmi nga punonjësit. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur forca të shumta të policisë që kanë rrethuar vendin e ngjarjes, mes tyre edhe drejtori Mërgim Hoxha. Ekspertët kanë nisur të hetojnë dhe të marrin gjurmë të mundshme që mund të kishte lënë autori. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një gëzhojë, e cila është sekuestruar si provë materiale, ndërsa arma e zjarrit me të cilën ka qëlluar grabitësi nuk është është gjetur. Ndërkaq, agjentë të policisë janë shpërndarë në të gjithë qytetin së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi janë dhënë edhe karakteristikat e grabitësit. Sipas policisë, autori ishte rreth moshës 20-24 vjeç, i veshur me rroba ngjyrë ushtarake. Nga ana e drejtorit të bankës, Xhevit Bushi, u shpjegua se i gjithë mekanizmi i grabitjes është filmuar nga kamerat jo vetëm të kësaj banke, por edhe në kamerat qendrore në Tiranë.

Dëshmia e shitëses ambulante, Thellënza Hoxha:
“Isha duke shitur kur dëgjova një krismë arme brenda ambienteve të bankës. Më pas dëgjova ulërima, edhe këto vinin nga brenda bankës. U tmerrova dhe ndërkohë pashë një djalë që kishte një maskë në kokë duke dalë. Maska më duket se kishte ngjyrë ushtarake. Pashë një person shitës edhe ky te muri i bankës, e quajnë Durim, që hyri brenda mbas krismës. Ai u ndesh me grabitësin dhe ky i tha: Largohu, se t’i hodha trutë në erë. Pasi doli jashtë unë e pashë derisa u largua 10 metra nga banka, por më pas dëgjova se ai kishte ikur në drejtim të urës me shkallë, nga lumi Gjanica. Atë që pashë unë e panë edhe të tjerët që e përcollën me sy. Askush nuk ndërhyri.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26656. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26656