FIA, neser dita e vendimit

Albforumi

Primus registratum
FIA, neser dita e vendimit

vatanen-todt.jpg
Sot skadon zyrtarisht mandati i kreut te Federates Nderkombetare te automobilizmit, Max Mosley, i cili do tia dorezoje postin finlandezit Vatanen ose francezit Todt.

Zgjedhjet ne Asamblene e Pergjithshme te FIA-s do zhvillohen diten e neserme, ku ish drejtori i Ferrarit mendohet se ka nje avantazh te madh per shkak te mbeshtetjes brenda FIA-s.

Nga ana tjeter, Vatanen nuk ka marre mbeshtetjen e Mosley-t per shkak se i ka pare me sy kritik disa qendrime te tij gjate koheve te fundit.

Dy persona me karaktere te ndryshme dhe po ashtu edhe me programe te ndryshme, por te dy kane te perbashket pasionin per garat rally. Kush merr pjesen me te madhe te votave do arrije te zevendesoje Mosley-n, i cili ndodhet prej 16 vjetesh ne karrigen e federates.

Cdo delegat ka te drejte vote qe me pas do te numerohen nga nje supervizor i propozuar nga dy kandidatet ne gare. Rezultati do behet i ditur gjate mbledhjes. /tch/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=976. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=976

Top