Festivali i 47 në RTSH

Al-Punk

Still here
Festivali i 47 në RTSH

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Do të hapë siparin e tij të 46 Festivali Kombëtar i këngës në Radio Televizionin Publik shqiptar. I konceptuar ndryshe këtë vit, 20 këngët të cilat do të konkurojnë në festival , do të jenë në qëndër të vëmendjes për të treja netët. Formula e re do të bëjë të mundur që këngët të dëgjohen sa më tepër nga publiku, i cili këtë vit do të ketë dhe të drejtën e votimit përmes një sistemi telefonik. Kështu për herë të parë ky aplikim do t'ju shtojë këngëtareve, në rast se marin shumicën e votimeve të publikut 25 përqind të vlerësimit total të jurisë. Këtë vit gjithçka do të vijë ndryshe, duke u afruar sa më tepër formulave internacionale dhe veçanërisht Festivalit Europian të këngës, ku kënga fituese e kompeticionit shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë. Në këtë festival kanë aplikuar 72 këngë ku vetëm 20 prej ture jane përzjedhur për të qënë pjesmarrëse. Këtë vit do të vijë një ngjyrim i veçantë llojesh dhe kompozimesh dhe natyrisht, kjo është një ndjesi dhe nivel i mirë i aurorëve të këngës. Janë të rinj dhe të vjetër në profesion, që i shtojnë akoma dhe më tepër vlerat këtij evenimenti të muzikës shqiptare. Prezantimi këtë vit do të jetë një show i vërtetë, ose të paktën këtë pretendojnë organizatorët. Elsa Lila do të jetë sërisht moderatore e festivalit, por këtë herë në krahë të dy aktorëve Gentian Zenelaj dhe Julian Dedës. Do të jetë një prezantim, që do ti bashkangjitet një show të sjellë ndryshe dhe të konceptuar me një frymë të re për festivalin kombëtar, i cili deri më parë ka njohur vetëm formën klasike të prezantimit televiziv. Festivali kap shifrën e 227 milion lekëve të vjetra për realizimin e tij në të gjithë komponentët. Ende nuk bëhen publike emrat e juries, pasi janë në ende në fazën përbyllëse të diskutimit për përzjëdhjen e tyre. Festivali do të ketë drejtoreshë Zamira Kolecin, Pirro Cako Drejtor artistik, Pali Kuke regjisor, Franko Ferrari mjeshtër ndriçimi dhe skenografie dhe Emanuele Femini ton master. Festivali do të vijë për publikun në datat 19 ,20,21 dhjetor në "Pallatin e Kongreseve" ku do të shpallet dhe kënga fituese, e cila do të përfaqësojë serisht Shqipërisë në Eurosong. </div></div>
Gazeta 55
http://www.infoarkiv.com/html/media/artikull/iden/155439/titulli/Festivali-i-46-ne-RTSH
11785fes.jpg
 

Al-Punk

Still here
Festivali i rrudhur i RTSH-së

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Publikuar më 10/12/2008


Edicionin i 47-të i Festivalit të Këngës së Lehtë në RTSH këtë vit redukton numrin e këngëtarëve konkurrues. Vetëm 20 këngëtarë do të këndojnë në tre net. Organizatorët e kanë argumentuar se kështu do ta perceptojnë më mirë këngën fituese, që do të na çojë në Eurovizion. Elsa Lila sërish prezantuese, ndërsa partnerët do të jenë dy djemtë që “braktisën” “Portokallinë”, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj





Festivali i rrudhur i RTSH-së



Për herë të parë, historia e 47 viteve të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar njeh numrin më të kufizuar të këngëtarëve që do të konkurrojnë. Vetëm 20 këngëtarë do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion, të selektuar në mesin e rreth 72 pretenduesve, ndërkohë që në vitet e tjera kanë konkurruar mbi 50 këngëtarë.

“Në edicionin e 47-të të RTSH-së është menduar zbatimi i një formule të re, e cila parashikon një tjetër lloj aplikimi të konkurrentëve. Janë vetëm 20 këngëtarë, ata që do të kalojnë në natën e parë, të dytë dhe të tretë të konkurrimit”, - është shprehur drejtori i RTSH-së, Petrit Beci gjatë një konference për shtyp. Formula e re sipas organizatorëve ka ardhur si pasojë e dy arsyeve. “Formula e re e praktikuar parashikon që veç jurisë, kësaj herë do të jetë edhe teleshikuesi ai që do të vendosë për fatin e këngës fituese, ku sipas traditës do të ketë edhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong”, - thotë Beci. “Por kjo taktikë, - shton ai, - i jep më tepër kohë dhe mundësi shikuesit për t’i perceptuar sa më mirë këngët. Në tre net më radhë do të jenë të njëjtat këngë ato që do të debutojnë prurjet e tyre”. Sipas drejtorit të RTSH-së, këtë vit vota e publikut do të zërë një vend të rëndësishëm, pasi do të ndikojë rreth 25 për qind në verdiktin të shtatë anëtarëve të jurisë ende të papërcaktuar. Ai tregon më tej se faza përgatitore e këtij aktiviteti gjendet në hapat e fundit të saj, edhe pse vetëm pak ditë na ndajnë nga festivali i traditës. Na bën të ditur gjithashtu, se në mekanizmin e përzgjedhjes së këngëve, ashtu si edhe në vitet e kaluara, për skenën shqiptare janë rezervuar emra të njohur, por një vëmendje më të theksuar u janë kushtuar edhe zërave të rinj. “Ky edicion do të karakterizohet nga një kolor këngësh. Jemi përpjekur që të sjellim një larmi ngjyrash muzikore për të zgjeruar edhe më shumë këtë të fundit. Autorët që janë përzgjedhur për të kënduar në tre net me radhë do të jenë emra të njohur të këngës shqiptare, por nuk janë lënë mënjanë edhe këngëtarët e rinj, ku mes tyre ka nga ata që shkelin për herë të parë skenën e festivalit”, - thotë drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar. Me të njëjtin mendim është bashkuar edhe drejtori artistik i festivalit të 47-të për këtë vit, Pirro Çako, i cili pohon se “prurjet e këtij viti më duken shumë interesante”. Ai tregon po ashtu se “në përzgjedhjen e 20 konkurrentëve në festival dallohet mbizotërimi i kolorit të veçantë të muzikës së lehtë shqiptare”. Çako vijon edhe me përshtypjen e tij lidhur me këngëtarët e rinj, për të cilët mendon se dora selektuese ka bërë zgjedhjen e më të afirmuarve. Muzika “live” do të jetë e pranishme vetëm për dy net, atë të parë dhe të tretë, pikërisht gjatë kohës kur do të prezantohen prodhimet muzikore, apo në natën finale. Sipas drejtorit artistik, Pirro Çako, nata e dytë do të jetë pak më ndryshe sa i përket teknikës së këngëve. “Nata e dytë do të jetë vetëm për qejfin tonë. Këngët gjatë kësaj nate nuk do të jenë të prezantohen “live”, por me playback”, - thekson ai.

Organizuesit e këtij festivali kanë prezantuar dhe pjesën e spektaklit që do të ketë festivali. Të ftuarit do të ruhen si qershia mbi tortë në momentet e fundit, për të cilët organizatorët nuk kanë thënë asnjë fjalë se kush do të jenë ata. Janë mjaftuar vetëm të pohojnë se do të jenë njerëz të rëndësishëm të artit, të cilët do të përcjellin këngë përshëndetëse. U theksua se drejtuesit e tre netëve konkurruese kësaj herë do t’i shtojnë edhe pak nota humoristike, me qëllim që të çlirohen nga motivet e përvitshme klasike. Për të dytin vit sërish i besohet prezantimit të këngëtares Elsa Lila, e cila si partner do të ketë pjesëtarët e grupit SHBLSH, Julian Deda dhe Gentjan Zeneli. Ndërkohë që stafi realizues i edicionit të 47-të i është besuar regjisorit Pali Kuke, me drejtor artistik Pirro Çako, Zamira Kolecit si drejtoreshë etj., ku kanë shfrytëzuar një buxhet prej 227 milionë lekësh të vjetra në organizmin e tij. Sipas drejtorit të RTSH-së, Beci, fondit mbështetës krahasimisht me vitin e kaluar i është shtuar vetëm shuma prej katër milionë lekësh, si shkak i zgjerimit të skenografisë së Pallatit të Kongreseve, pikërisht aty ku do të organizohet edhe finalizimi i aktivitetit. Pothuajse gjithçka ka marrë formë dhe pritet që hapja e edicionit do të jetë më datë 19 deri më 21 dhjetor.



Elsa Lila lë Pali Kuken për djemtë e “Portokallisë”



Edhe Elsa Lila ka braktisur, por dhe dy djemtë Julian Deda dhe Gentian Zenelaj kanë braktisur “Portokallinë”. Që të tre do të bashkohen në prezantimin e Festivalit të 47-të të Këngës në RTSH. Elsa Lila ka dhënë dorëheqjen nga një spektakël që po projektonte Pali Kuke, por që kanë mbetur mister arsyet e lënies së kësaj ideje në mes të rrugës, që prej kohësh mblidheshin kokë më kokë në mjediset e RTSH-së.

“Vitin e kaluar jam përshtatur me karakterin e Pirros, ndërkohë që kësaj here më duhet të përshtatem me dy partnerë, të cilët kanë një tjetër temperament. Besoj se me këtë rast do të dalë edhe ana ime komike dhe aktoreske në skenë. Kam përgatitur shumë materiale artistike me djemtë e SHBLSH-ave dhe besoj se do të zbavitemi shumë”, - ka thënë Elsa, ndërsa kërkon të zbulojë territore të reja të temperamentit të saj.

Ndërsa dy djemtë e “Portokallisë”, për motive që tashmë dihen, se ata po ngrenë një spektakël të ngjashëm në TV Klan¸ prezantimi i festivalit të RTSH është eksperienca e parë. “Kjo është ide e mirë dhe më duket shumë interesante që unë, bashkë me Gentin të jemi partnerët e Elsës si prezantuesit e festivalit për këtë vit. Është një eksperiencë e re për mua. Më vjen mirë që në një edicion të tillë serioz, do të ketë një frymë të re, e cila do të shoqërohet me doza të shumta humori, për të dalë pak nga barriera klasike”, - thotë Juliani.



Këngëtarët që do të konkurrojnë



Adelina Thaçi

Agim Poshka

Besa Kokëdhima

Bledi Polena

“Burn”

Dorina Garuci

Endri & Stefi Prifti

Era Rusi

Erga Halilaj

Evis Mula

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli

Julian Lekocaj

Kejsi Tola

Kujtim Prodani

Marjeta Billo

Rovena Dilo dhe Eugent Bushpepa

Shpat Kasapi

Soni Malaj

Vedat Ademi

“West Side Family” </div></div>
Panorama
http://www.infoarkiv.com/html/media/artikull/iden/155324/titulli/Festivali-i-rrudhur-i-RTSH-se
 

Albforumi

Primus registratum
Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Prane Redaksise se Krijimtarise Muzikore ne Radio Tirana per edicionin e ketij viti u paraqiten mbi 70 krijimet te reja. Organizatoret e festivalit ngriten nje juri perzgjedhese te perbere nga emra te njohur te muzikes, si: Pirro Cako, Suzana Turku (Kashara), Thoma Gaqi, Hajg Zaharjan, Dorian Nini, Eranda Libohova, Selim Ishmaku dhe Francesk Radi. Pasi ata degjuan kenget e paraqitura, percaktuan 20 krijimet me te mira. Mes ketyre 20 kengeve gjen jo vetem krijime te autoreve te njohur, por dhe mjaft te rinj. Keshtu ne krah te kompozitoreve te tille, si: Alfred Kacinari, Adrian Hila, Edmond Zhulali, Luan Zhegu, Josif Minga, Armend Rexhepagic, etj., renditen dhe kompozitore te rinj, si: Gent Myftaraj, Julian Lekocaj etj. Kjo larmi verehet edhe te kengetaret. Krahas kengetareve me emer, si: Rovena Dilo, Soni Malaj, vellezerit korcare Endri dhe Stefi Prifti, grupi “West Side Family” etj., ne skenen e festivalit do te ngjiten per here te pare edhe mjaft zera te rinj, por te talentuar. Mes tyre permendim: Kejsi Tola, Marjeta Billo, Dorina Garuci, etj.
 

Albforumi

Primus registratum
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Dorina Garuci
Dorina Garuci
Titulli i Kenges: "Dita 1 jete"


Interpretuesi: Dorina Garuci
Kompozitori: Dorian Nini
Autor Teksti: Pandi Laco
Orkestruesi / Studio: Dorian Nini
----------------------------------
Endri dhe Stefi Prifti
Titulli i Kenges: "Ti bere faj"
Interpretuesi: Endri & Stefi Prifti
Kompozitori: Josif Minga
Autor Teksti: Skender Rusi
Orkestruesi/ Studio: Adrian Hila
----------------------------------
Evis Mula

Titulli i Kenges: "Une jam Dashuria"
Interpretuesi: Evis Mula
Kompozitori: Luan Zhegu
Autor Teksti: Agim Doci
Orkestruesi/ Studio: Saimir Cili
----------------------------------
Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli
Titulli i Kenges: "Nje jete"
Interpretuesi: Juliana Pasha & Luiz Ejlli
Kompozitori: Shpetim Saraci
Autor Teksti: Turian Hyskaj
Orkestruesi/ Studio: Shpetim Saraci
----------------------------------
West Side Family
Titulli i Kenges: "Jehone"
Interpretuesi: Grupi "West Side Family"
Kompozitori: Dr.Flori
Autor Teksti: Dr.Flori
Orkestruesi/ Studio : Klodian Qafoku
----------------------------------
Shpat Kasapi
Titulli i Kenges: "Arome mediterane"
Interpretuesi: Shpat Kasapi
Kompozitori: Gent Myftarai
Autor Teksti: Pandi Laco
Orkestruesi/ Studio: Gent Myftarai
----------------------------------
Kejsi Tola
Titulli i Kenges: "Me merr ne enderr"
Interpretuesi: Kejsi Tola
Kompozitori: Edmond Zhulali
Autor Teksti: Agim Doci
Orkestruesi/ Studio : Edmond Zhulali
----------------------------------
Marjeta Billo
Titulli i Kenges: "Era e tokes"
Interpretuesi: Marjeta Billo
Kompozitori: Adrian Hila
Autor Teksti: Pandi Laco
Orkestruesi/ Studio : Adrian Hila
----------------------------------
Rovena Dilo dhe Gent Bushpepa
----------------------------------
Agim Poshka

Titulli i Kenges: "Fajtore per ngrohjen globale"
Interpretuesi: Agim Poshka
Kompozitori: Agim Poshka
Autor Teksti: Olsen Maze
Orkestruesi/ Studio: Agim Poshka
----------------------------------
Julian Lekocaj
Titulli i Kenges: "Nuk je ti"
Interpretuesi: Julian Lekocaj
Kompozitori: Julian Lekocaj
Autor Teksti: Julian Lekocaj
Orkestruesi/ Studio : Alfred Kacinari
----------------------------------
Grupi "Burn"

Titulli i Kenges: "Jam i pari i jets sime"
Interpretuesi: Grupi "Burn"
Kompozitori: Stivart Cela & Renis Gjoka
Autor Teksti: Big Basta
Orkestruesi/ Studio: Gent Myftarai "Burn"
----------------------------------
Erga Halilaj
Titulli i Kenges: "Dikush mungon"
Interpretuesi: Erga Halilaj
Kompozitori: Kristi Popa
Autor Teksti: Florion Zyko
Orkestruesi/ Studio : Kristi Popa
----------------------------------
Emi Bogdo
Titulli i Kenges: "Kur buzet Henen e kafshojne"
Interpretuesi: Emi Bogdo
Kompozitori: Klodian Qafoku
Autor Teksti: Leonard Bombaj
Orkestruesi/ Studio : Klodian Qafoku
----------------------------------
Kujtim Prodani

Titulli i Kenges: "Nostalgji"
Interpretuesi: Kujtim Prodani
Kompozitori: Kujtim Prodani
Autor Teksti: Agim Doci
Orkestruesi/ Studio : Ilirjan Mihali
----------------------------------
Adelina Thaci
Titulli i Kenges: "Oret e fundit"
Interpretuesi: Adelina Thaci
Kompozitori: Alfred Kacinari
Autor Teksti: Alfred Kacinari
Orkestruesi/ Studio: Alfred Kacinari
----------------------------------
Era Rusi
Titulli i Kenges: "Shpirt i humbur"
Interpretuesi: Era Rusi
Kompozitori: Arsen Nasi & Bledar Skenderi
Autor Teksti: Irma Libohova
Orkestruesi/ Studio: Arsen Nasi
----------------------------------
Vedat Ademi
Titulli i Kenges: "Po me prite"
Interpretuesi: Vedat Ademi
Kompozitori: Kledi Bahiti
Autor Teksti: Alban Male
Orkestruesi/ Studio : Roland Shira
----------------------------------
Besa Kokedhima
Titulli i Kenges: "Ajer"
Interpretuesi: Besa Kokdhima
Kompozitori: Alban Male
Autor Teksti: Olti Curri
Orkestruesi/ Studio : Alban Male
----------------------------------
Soni Malaj
Titulli i Kenges: "Zona zero"
Interpretuesi: Soni Malaj
Kompozitori: Florian Mumajesi
Autor Teksti: Florian Mumajesi
Orkestruesi/ Studio : Enis Presheva
 

Albforumi

Primus registratum
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Kenga Fituese e Kenges 47

Kejsi Tola


<object width="445" height="364"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/jxNCVsCGWyU&hl=en&fs=1&rel=0&border=1"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/jxNCVsCGWyU&hl=en&fs=1&rel=0&border=1" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="445" height="364"></embed></object>
 

Guest
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Per mendimin tim kenga me e bukur, (melodi, tekst) ishte kjo e Adrian Hiles - "Era e Tokes", duke perjashtuar pak stonimet qe ka bere kengetarja.


http://www.youtube.com/watch?v=6rvVcfcNpzw&feature=related

Megjithate edhe po te degjosh Kejsin, ne fund te kenges mezi i arrin tonalitetet e larta. Se kuptoj pse e lodhin kengetaren kaq shume keta kompozizoret tane, duke i "nxjerre rrylat" kengetares.
Gjithsesi per mua pati rendesi qe ishte nje festival Live.
Te tjerat do rregullohen ne vite /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
M

Mortal

Guest
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Wow...si nuk ju corr gryka dhe prishe zeri kesaja.

Kjo "Era e Tokes" e bukur. Me pelqeka vija melodike.

Po degjoja ca te tjera kenge si psh: Emi Bogdo- po c'eshte kjo mani e trashjes se zerit- te forcuarit te kenduarit me gryke si i thone. Edhe une qe tremb galat po ta trash ashtu rrezik me marin per ndonje kenge ne festival. Cuditshem, shume cuditshem.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Bravo patriote.Zeri jot si ze bilbili korri duartrokitjet e mbare shqiptarve.Gjithashtu edhe vleresimet e jurise,me perjashtim te pipinos se Italise.Vaffanculo pipinos!
Shpresojme qe Kejsi te na nderoj ne Festivalin Europian ne Maj 2009!
Kenge e nukur dhe e kenduar me mjeshteri nga vogelushja e Etheve K Tola.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Kenget e Festivalit te 47-te ne RTSH

Megjithse shume pak kenge kyt vit, i varfer shume si festival.
 
Top