Festa që na bashkon
Festa që na bashkon

* Albin Kurti *

Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që ti ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej.

Dy vjet më parë u festua shpallja e pavarësisë, kurse në vitet 2009 e 2010 u festua njëvjetori, e përkatësisht dyvjetori i saj. Sot nuk mbahet mend aq Deklarata e Pavarësisë dhe teksti i saj, ashtu siç nuk mbahet mend as çfarë saktësisht u përmirësua në jetën tonë prej kur u shpallëm të pavarur. Shpallja e pavarësisë mbahet mend, para së gjithash, si festë e shpalljes së pavarësisë. Balonat kaltër e verdh te obelisku NEWBORN, duartrokitjet frenetike të deputetëve të verbuar nga blici kolektiv i aparateve fotografike, boritë shurdhuese të makinave në rrugët e Prishtinës… Festimi i përvitshëm ishte festim i festës së parë. Për çdo 17 shkurt në Kosovë përsëritet festa. Për çdo 17 shkurt Kuvendi i Kosovës e përsërit seancën solemne minus leximin e tekstit të Deklaratës së Pavarësisë.

Televizionet kosovare kur evokojnë 17 shkurtin e vitit 2008, nuk ndalen fare te teksti i pavarësisë, por tek nënshkrimet e politikanëve poshtë tekstit. Përpjekja për identifikimin e shpalljes së pavarësisë me pavarësinë pasohet edhe me orvatjen tjetër për identitifikimin e nëshkrimeve të politikanëve në fund të Deklaratës së Pavarësisë me vetë atë deklaratë. Askush nuk do tia dijë për tekstin e deklaratës, për atë se çka në të vërtetë është shpallur. Çdo gjë përqendrohet në fjalën pavarësi e cila tashmë nuk është fjalë dhe as tekst, por imazh e logo.

Pavarësia është bërë emër feste, sikurse bajramat, pashkët apo krishtlindja. Secilin vit, Dita e Pavarësisë shërben si moment i pavarësisë. Një ditë para ose pas, dhe secilën ditë para ose pas saj, nuk ndjehemi të pavarur. Ngjashëm si me ditën e zgjedhjeve që ka mbetur e vetmja ditë e vitit kur qytetari mund ta ndjejë disi demokracinë. Në fund të mbrëmjes të 17 shkurtit të çdo viti, teksa ndahen miqtë që kanë festuar së bashku, do të mund ti thonin njëri-tjetrit: mirupafshim në pavarësinë e ardhshme!

Politikanëve sigurisht se nuk iu konvenon që qytetarët e Kosovës ta mësojnë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Ministria e Arsimit spara e promovon atë deklaratë nëpër shkolla, fakultete e institucione edukative dhe shkencore. Imazhin e pavarësisë nuk duan ta ndërlidhin me tekstin e deklaratës dhe domethënien e tij. Asnjë gazetë ditore në Kosovë nuk e publikon Deklaratën e Pavarësisë me rastin e përvjetorit të saj. Politikanët dhe (krye)redaktorët e afërt të tyre nuk duan që ta përkujtojnë Deklaratën e Pavarësisë. I gjithë sistemi në Kosovë mbijeton duke fshehur dallimin midis pavarësisë së njëmendtë dhe asaj që është shpallur më 17 shkurt 2008.

Përveç që pavarësia si emër i ri i Kosovës përmendet gjithsej 3 herë, ndërkaq emri i Ahtisaarit 8 herë, kjo deklaratë flet urtë e butë për Serbinë, i referohet Rezolutës 1244 dhe e fton sundimin ndërkombëtar mbi Kosovën. Të gjitha këto bash në tekstin që duhej ta shpallte Kosovën të pavarur. Asnjë partie politike kosovare nuk i levërdis që anëtarët dhe simpatizantët e saj ta lexojnë e analizojnë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë. Për pasojë, (krye)redaktorët e mediave nuk preferojnë që lexuesit, dëgjuesit a shikuesit e tyre të njoftohen me përmbatjen e kësaj deklarate. Deklarata e Pavarësisë është aty që të mos lexohet e mësohet. Asaj duhet ti njihet vetëm titulli dhe nënshkrimet e deputetëve në fund të saj. Teksti i deklaratës funksionon si një domethënie në mungesë: është aty pikërisht që të mos jetë.

Për këtë arsye, qytetarët e Kosovës befasohen kur TMK-ja u shuhet dhe u thuhet që FSK-ja sështë ushtri, kur vjen Plani 6 Pikësh i Ban Ki-moon-it apo protokollet EULEX-Serbi, kur forcohen strukturat paralele të Serbisë apo kur të njëjtat i djegin pikat doganore. Duke mos e kuptuar se çfarë pavarësie ke shpallur, ajo që ti ndodh pavarësisë rregullisht të befason mandej. Po nevojitet kalimi i viteve të tëra që të merret vesh, së pari, se shpallja e pavarësisë nuk është vetë pavarësia dhe, së dyti, se çfarë në të vërtet është shpallur atëherë kur është shpallur pavarësia.

Në ditën kur do të duhej të festohej substanca e pavarësisë së shpallur, bëhet festë pikërisht që të mos kuptohet se ajo substancë mungon. E pastaj edhe festës i zbrazet substanca. Ashtu sikurse që pavarësia sështë tamam, as festa sbëhet tamam. Thanë se duhet festuar, por disi edhe se nuk duhet festuar. Sepse, duhet festuar me dinjitet, të qetë, të civilizuar, të matur, me rend të duhur, të kujdesshëm, shumë paqësorë, me rregull etj.etj. Imazhi që njeriut i përfytyrohej nga paralajmërimi i festës ishte ai një festimi të përmbajtur aristokratik ose ai të burgosurve të cilët festojnë me tepër shumë kujdes.

Shqiptarëve tradicionalisht nuk u janë plotësuar kërkesat dhe vazhdimisht prej tyre është kërkuar që të lëshojnë pe në një seri të pafund kompromisesh. Po aq vazhdimisht, me rastin e suksesit të pjesshëm, atyre u është bërë thirrje për festim paqësor e të civilizuar. Thuajse janë njerëz barbarë. Ndonëse pikërisht civilizimi është ai që është përhapur me dhunë. Dhunën më të madhe në këtë botë përgjatë gjithë historisë nuk e kanë bërë ata që janë quajtur barbarë, por mu ata që i thoshin vetes të civilizuar. Meqë politikanët tanë besojnë se i gjithë civilizimi është veçse perëndimor, me ftesën e tyre drejtuar qytetarëve për festim të civilizuar ndoshta ata, në fakt, po i thonin perëndimit që të mos na dhunojë për të na civilizuar.

Siç e kemi parë përgjatë muajit shkurt, as kësaj radhe pushteti nuk i kurseu paratë tona, që në paraqitje të panumërta mediale, ti inkurajonte të gjithë qytetarët e Kosovës ta festonin përvjetorin e pavarësisë së bashku. Të gjithë dhe bashkërisht. Pra, edhe ata që u pasuruan me rroga të majme e tenderë, edhe ata që u varfëruan e sërish sgjetën vend pune; edhe ata që ia rrudhën territorin Kosovës, edhe ata që e pësuan direkt nga kjo rrudhje; edhe ata që po e shesin pasurinë publike e shoqërore të Kosovës duke mbledhur ca dromca milionëshe për vete, edhe ata të cilëve iu shit kontributi shumëvjeçar e iu mbyll perspektiva; edhe ata që kanë truproja sepse e dinë që mund ti rrezikojë populli i vet, edhe ata që vetë duhet të bëjnë roje sepse po i rrezikon shteti i huaj. Të gjithë bashkë të festojnë! thotë Qeveria pa dallim etnie, race a gjinie. E, në fakt, ajo më së shumti po mendonte: pa dallim klase. Përveçse për të maskuar shpërputhjen ndërmjet dokumenteve zyrtare dhe retorikës së zyrtarëve, festa gjithëpërfshirëse është shndërruar në një tjetër mekanizëm për të mbuluar dallimet gjithnjë e më të thella sociale ndërmjet klasave të njerëzve. Mbase, kur feston edhe fukarai, i vetmi që gëzohet më shumë se vetë fukarai, është pushteti.

Shpërndaje.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=798