Ferizaj: Grabitësit therin pronarin
Ferizaj, 24 shtator
Sot, rreth orës 00:40, një qytetar ka raportuar në polici se në marketin ,,BETI në rrugën Gursel e Bajram Sylejmani në Ferizaj, tre persona të dyshuar kanë hyrë në lokal, mirëpo janë hetuar nga pronari. Pronari i marketit i ka hetuar dhe kur është përballur me ta është therur me thikë nga njëri prej plaçkitësve, me çrast ka marrë lëndime të lehta trupore duke e therur me thikë në krah, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Spitalin e Ferizajt. Patrulla policore e Ferizajt së bashku me Forenzikën i janë përgjigjur rastit, dhe sipas hetimeve të para dyshohet se personat e dyshuar për përvetësim material kanë përdorur forcën ndaj viktimës për mbajtjen e sendeve të vjedhura ( 100 euro para të imta, 50 euro mbushje telefoni të VALËS , 20 euro mbushje të IPKOS ), gjithashtu kanë dëmtuar xhaminë e lokalit në vlerë prej 50 eurosh. Sipas viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Mercedes, me tabela KS në drejtim të panjohur. Për momentin persona të arrestuar nuk ka, ndërsa Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj është duke punuar intensivisht për ti kapur sulmuesit.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23014. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23014
![ferizaj-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fferizaj-150x150.jpg&hash=62f1d456add610f931d35b4a9f88e2f6)