Ferit Hoxha: Grekët e duan detin për naftën
Drejtuesi i grupit të punës së marrëveshjes rrëfen se Greqia e kërkoi kufirin në 2006, kur firma MEDOIL tha se kishte naftë në Jon

Ish – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, drejtuesi i grupit të punës për hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë, Ferit Hoxha, ka sqaruar dje bisedimet dypalëshe tre- vjeçare me homologët helenë.

Pasi bëri një përshkrim të sfondit historik të së kaluarës, lidhur për këtë problem, Hoxha theksoi se pala greke është interesuar për përcaktimin e kufijve detarë në vitin 2006, vetëm pasi është informuar për kërkime nafte që po kryeshin në atë zone.

Historiku

Ambasadori i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha sqaroi se Shqipëria dhe Greqia, si dy vende fqinje bregdetare, nuk kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë nëdërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 Korrikut 1926, përcakton vetëm kufirin tokësor.

Më 9 prill 1993, gjatë takimit të komisionit miks shqiptaro-grek, nga zëvenëdësministri i atëhershëm i jashtëm, i është propozuar palës helene që të bëhej një marrëveshje për ujërat e përbashkëta dhe shelfin kontinental. Pala greke nuk dukej të ishte e përgatitur të bënte të njëjtën gjë.

Ky problem është ngritur po nga zv. ministri edhe në qershor të vitit 1993, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes dy MPJ-ve, por pala greke nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje dhe nuk tregoi asnjëherë ndonjë interes. Edhe ish kryeministri Meksi, në maj 1993, e ka ngritur si problem, por përsëri qëndrimi i palës tjetër nuk ka ndryshuar deri në vitin 2006.

Kërkimet e naftës

“Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”, – theksoi Hoxha.

Ai vijoi më tej: “me pretendimin se po kërkohej të shfrytëzohej në një territor, i cili sipas përllogaritjeve greke, gjendet në një hapësirë detare që koincidon me atë që do të ishte vija mediane, kërkoi që të angazhoeshin në negocimin e shefit kontinental dhe hapsirave përkatëse ujore.

Duke mos parë ndonjë kundërshtim për t’u angazhuar në një ushtrim që pala jonë e ka kërkuar vite më parë, është krijuar me urdhër të kryeministrit, grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Hidrografisë Ushtarake, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës etj. Bisedimet janë zhvilluar në harkun kohor 2006 – 2009. Gjatë kësaj kohe janë bërë përgatitjet e nevojshme për bisedime, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Tiranë dhe Athinë”.

Bisedimet

Hoxha pohoi: “të dy shtetet janë palë në Konventën e Montego – Bay për të Drejtën e Detit, e cila njihet dhe si “Kushtetuta e Deteve” – UNCLOS, dispozitat e së cilës kanë qenë udhërrëfyese të këtyre bisedimeve.

Palët vinin në takim nga eksperienca të mëparshme të ngjashme, marrëveshja për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, e përfunduar nga pala greke në vitin 1977, ndërsa nga ana jonë, po me Italinë, në vitin 1992.

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë është me rëndësi dhe interes të dukshëm për Shqipërinë, pasi është i lidhur natyrshëm më sovranitetin shtetëror, por ka rëndësi edhe për sa u përket fushave të lundrimit, të peshkimit, të çështjeve mjedisore, shfrytëzimt të nëntokës apo kërkimeve shkencore, shfrytëzimi i të cilave kërkon përcaktime të sakta juridike dhe gjeografike”.

Ai shtoi se procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira. Kryesuesi i palës shqiptare theksoi se, “ka pasur diskutime të shumta, shepeshherë edhe debate me orë të tëra me palën greke, shkëmbime informacioni sipas nevojës për të qetësuar pozicinet dhe qëndrimet”.

Legjislacioni

“Legjislacioni shqiptar, në evoluimin e tij në vite, nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë përsa i përket kufirit detar me Greqinë. Ujërat territoriale shqiptare, në deklarimet e shtetit shqiptar kanë qenë në fillim 6 milje, pastaj 12 e më pas 15 milje dhe janë kthyer përsëri në 12 milje.

Duke u bërë palë në UNCLOS, ky diskutim është i mbyllur sepse konventa e përcakton qartë që ato janë deri në 12 milje detare”. Hoxha theksoi: “për të qartësuar faktin që vija e vjetër e përcaktuar më parë nuk është e vërtetë, pasi nuk ekzistojnë as koordinata të sakta gjeografike mbi të cilën të ekzistonte një vijë ndarëse e kufirit ujor.

Në Arkivin e Shtetit Shqiptar nuk ka asnjë përcaktim juridik dhe as gjeografik, se ku ndodhet kjo vijë ndarëse, përveç hartave illustrative, të hartuara nga institucionet, por pa asnjë efekt juridik apo shkencor.

E vetmja vijë ndarëse me Greqinë është ajo që përcaktohet nga mërrëveshja e nënshkruar këtë vit. Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Geqinë, është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse, apo me termin e përgjithshëm, përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve”.

Kompania, kërkime në bregdet “Joni 5″ nga Shqipëria e Jugut afër kufirit verior të Greqisë

MedOil, “zbuloi” 1.6 miliardë barrela naftë në Jon

Grekët e duan pjesën e detit, për naftën. Rrëfimit z. Ferit Hoxha, ish – sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dhe kryetari i grupit që përfaqësoi Shqipërinë në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe aktualisht ambassador i Shqipërisë në OKB, i shtohen edhe të dhënat e shumta për pasuritë që fshihen nën tabanin e detit Jon dhe atij Adriatik. Bëhet fjalë për rezerva të shumta nafte dhe gazi, që sipas pretendimeve të firmave të huaja, do të zbulohen së shpejti.

Radioja britanike BBC, intervistoi në vitin 2006, z. David Thomas, drejtor i kompanisë MedOil, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare për kërkimin e naftës dhe gazit, sipas të cilës kjo kompani do të ketë të drejtë të zhvillojë kërkime në detin Jon dhe Adriatik për një afat 20 – vjeçar. Tomas shprehej se rajoni i Mesdheut është fokusi aktual gjeografik.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë në shtator 2006, mes ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Rulit dhe drejtorit ekzekutiv të MedOil, Xhozef MekNajf, parashikoheshin tre faza kërkimi brenda shtatë vjetësh me një kosto prej 20.3 milion eurosh.

MedOil, e cila përqëndrohet kryesisht në eksplorimin në Evropën Jugore dhe Afrikën e Veriut, u lejua të punojë brenda të ashtuquajturës bregdeti “Joni 5″, afërsisht 2,500 km katrore të tabanit detar nga Shqipëria e Jugut, duke u shtrirë deri në kufirin verior të Greqisë.

Drejtori Dejvid Thomas, duke komentuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare tha: “Jemi të kënaqur që na është dhënë leja e këtij bregdeti me perspektivë të lartë, në bllokun e të cilit janë identifikuar tre ndërmarrje hidrokarburesh, të gjitha me analoge të suksesshme në rajonin e Adriatikut.

Një numër shembujsh dhe parashikimesh janë hartografuar tashmë, duke përdorur të dhënat sizmike ekzistuese 2-D,” shtoi ai.

Kompania britanike do të kryejë eksplorimin në tre faza në detin Jon nga gadishulli i Karaburunit në qytetin më jugor të Sarandës dhe në zonën e Durrësit në detin Adriatik.

“Faza e parë do të zgjasë dy vjet, i dyta tre dhe e fundit dy vjet të tjera. Kontrata, në rastet kur ka zbulime të burimeve të reja, do të jetë 20 vjet.

Ministria ka bërë kërkimin e vet në zonat e lira për eksplorim, për naftë dhe gaz në tokë dhe në det dhe tani i ka gati ato për kompanitë ndërkombëtare,” shpjegonte Ruli. Një vit më vonë, në gusht 2007, MedOil e Britanisë, njoftoi se kishte përfituar të drejtat e zbulimit dhe të zhvillimit për hidrokarburet në detin Ion.

Ajo do të drejtonte operacionet e saj në një zonë që shkon nga gadishulli i Karaburunit deri në qytetin më jugor të Shqipërisë, Sarandë. Statistikat zyrtare parashikojnë se mund të gjenden deri në 1.8 miliardë barrela rezerva nafte. Sipas kontratës, qeveria do të marrë midis 10% dhe 60% të të ardhurave të naftës, bazuar në thellësinë e shpimit.

Analistët llogarisin që përqindja ka gjasa të jetë midis 10% dhe 12%. Firma britanike po investon rreth 20 milion $ në projektin gjatë shtatë viteve të ardhëshëm. Ajo ka të drejtën kontraktuale të shfrytëzojë burimin për 20 vjet duke filluar nga data e gjetjes së naftës.

Lapsus?

Ndarja e kufijve, Gërveni: “Kufijtë, edhe për kontrabandë”

Lapsus apo e vërtetë? Admiral Kristaq Gerveni, ndërsa po fliste dje pas z. Ferit Hoxha për gjirin e Sarandës, për konceptimin e kalsifikimit të tij, si dhe për përfitimet që vijnë nga ndarja e kufijve detarë, në një moment u shpreh: “Ndarja e kufijëve të ujërave detare është me rëndësi të veçantë për lundrimin, peshkimin dhe kontrabandën”.???!!!(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24203. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24203