"Ferguson dëshiron finale me Barcelonën"

Megg

Carpe Diem
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka theksuar se do të mirëpriste përballjen me Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve. Strategu skocez ka thënë se ndeshja me skuadrën e Pep Guardiolas do të ishte privilegj për shkak të adhurimit të tij për gjigantin katalan dhe dëshirës për një sfidë të re mes tyre.
thumbnail.php

“Ka shumë njerëz që do të dëshironin t;i shmangeshin përballjes me Barcelonën, por për mua të takohem me të në finale të Ligës së Kampionëve do të ishte privilegj i vërtetë dhe sfidë”, tha Ferguson për Sport.es.

“Është gjithmonë kënaqësi t’i shohësh duke luajtur Xavin dhe Iniestan. Ata janë futbollistë shumë të guximshëm, nuk frikësohen të kontrollojnë topin nën presion të madh. E njëjta mund të thuhet për magjistarin e tyre Messi në sulm”, u shpreh Ferguson. Në rast të përsëritjes të një skenari të këtillë, do të ishte reprizë e finales së vitit 2009 në Ligën e Kampionëve në Romë, kur Barcelona e mposhti Manchester Unitedin 2-0. Aktualisht Barcelona do të takohet me Shakhtar Donetskun në çerekfinale, ndërsa Manchester United do të përballet me Chelsean.
 

gangsterja

Primus registratum
Nuk ka shanc se Barcelona qe ne raundin e pare do ta nxjerr jashte loje.
Askush nuk e mund dot kete skuader.
 
Top