Fenomeni i cuditshem.

Seyfert

Valoris scriptorum
Fenomeni i çuditshem: Kodra magnetike që sfidon ligjet e fizikës

Në Moncton në Kanada, graviteti ndjek ligje të reja. Kjo kodër e famshme, është mbiquajtur kodra magnetike jo më kot!

Kodra, e njohur me emrin “Magnetic Hill”, është një prej atraksioneve kryesore në Monctron, në Kanada. Monctron e vendosur në rajonin e Westmorland, në juglindje të New Brunswick, ka mbiemrin “Hub City” për pozicionin që ka, si edhe për hekurudhën e saj historike.

Çdo vit kodra magnetike sjell në Moncton miliarda persona kuriozë, për të parë dhe për te eksperimentuar fenomenin e jashtëzakonshëm të këtij graviteti të çmendur në këtë kodër. Turistët i fikin motorët e makinave në fund të kodrës, apo i lenë ato të ndezura në “afoglio” dhe fenomeni, që krijohet është që makinat fillojnë të lëvizin dhe ngjiten në kodër.

Ndërsa ata, që e kanë shijuar këtë fenomen të çuditshëm pa patur makinën me vete, pra janë ngjitur në kodër në këmbë, kanë deklaruar që janë ndierë sikur diçka i tërhiqte në rrugën drejt kodrës, dhe nëse ndërronin drejtimin dhe kundërshtonin forcën e çuditshme magnetike, e kishin të vështirë të avanconin, sikur dikush ishte duke i frenuar.

Ka shume opinione në lidhje me misterin e kësaj kodre, që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen; ka nga ata, që pretendojnë që ky fenomen është thjesht një iluzion optik në masë, ndërsa disa shkencëtarë kanë hedhur hipotezën që depozitat e rëndësishme të uranit, prezentë në nëntokë, shkaktojnë një anasjellje të forcës së gravitetit dhe si pasojë ndodhin këto efekte të pabesueshme. Megjithatë ka edhe nga ata të tjerë, që mbështesin hipotezën e forcave të paidentifikuara, dhe që kanë arritur deri aty, sa kanë hetuar mbi prezencën apo kalimin e UFO-ve në atë zonë.

Ky zbulim magnetik është bërë që në vitin 1931. Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, ky kilometër i rrugës i çuditshëm u bë një prej atraksioneve të para dhe me të rëndësishme turistike dhe lokale.

Në periudhën e viteve tetëdhjete dhe nëntëdhjete, institucionet kanë investuar një shumë të madhe parash për të ndërtuar një pikë atraksioni turistësh për të tërhequr edhe më shumë vëmendje në këtë kodër; një fushë golfi, kopsht zoologjik, dyqane suveniresh, dhe një park ujor.

Megjithatë, Magnetic Hill nuk është e vetmja në llojin e saj. Anomali të ngjashme janë verifikuar edhe ne Izrael, përgjatë rrugës, që të çon në Jerusalem, pranë Djebel Mukaber, në stacionin klimatik të Schleiden, në Gjermani, në Shtetet e Bashkuara, pranë Greenfield, dhe në Kili, e në një vend në Ande të quajtur Quebrada Cardones.

Nëse fenomene të tilla janë iluzione optike në masë apo janë realitet, mbetet akoma për tu zbuluar. Ndërkohe, këto fenomene janë akoma një mister .
 

joetisti_

Locus omnem
ligjet e fizikes s'jane te pathyeshme, mjafton te bjere edhe nje komete tjeter dhe zhduket dhe rilind njerezimi. Hajde prit pastaj nje fizikant gjeni te na thote qe po e hodhe gurin nga lart, ai bie poshte :p
 
Top