Kazinote kryesisht ne vendet e lindjes jane pjese e asaj shoqerie qe nuk e do fort punen dhe pikerisht prandaj gjen terren ne keto vende.
Konceptimi i vendeve te zhvillimit te kumarit apo te ashtuquajturat Kazino eshte paksa i ndryshem ne Shqiperi, Fyrom, Montenegro, Kosovo, Rumani, Moldavi, Bullgari, Ukraine, Jugu i Italise, dhe ndonje vend tjeter te ngjashem, sepse keto vende vijne nga nje kolaps ekonomik dhe perceptim te gabuar te kapitalizmit. Kazino per mentalitetin e ketyre vendeve eshte mundesi fitimi i shpejte dhe jo nje sport teper i rende per kockat e nje punetori. Dhe pikerisht ne keto vende luan popullsia ne mase te gjere dhe jo klasa e mesme apo e larte.
Kazinote jane tjeter gje dhe Lojrat e elektronike ne hapesire 50 metra katrore eshte nje tjeter gje. Kazino quhet nje vend prej te pakten 400 metra katrore minimumi dhe me disa specifika te veçanta, ku jo çdokush mund te hyje brenda. Ndersa Lojrat elektronike te fatit jane nje tjeter gje, sepse konceptohen si bisnese te nje natyre lokale, pikerisht ky lloj bisnesi eshte gangrena e nje qyteti sepse ai çon ne parazitizem dhe krim rinine e atij qyteti ku zhvillohet.
Gjithsesi si nje profesionist i ketij bisnesi ne fushen e suportit teknik, ju garantoj qe ky bisnes nuk zhduket dot ne sisteme demokracie, pasi vete demokracite prosupozojne formen e mashtrimit te individit te mbeshtetur mbi ligje kontradiktore dhe mbeshtetje politike te atij niveli qe as mund ta perceptoni.
Nje nder arsyet e mos godtjes se ketij bisnesi eshte se ato sherbejne edhe per te lare mire e mire tonelata parash qe askush nuk e di se nga mund te vijne.
Bota e kumarit eshte me e erret se nata sepse ne te fshihet gjithçka.