Re: Femrat Shqiptare, Kompleksitet apo Materializem?
Fillimisht postuar nga Nelly_nell:
[qb] Dy jane gjerat qe verehen tek femrat shqiptare ne kohen moderne qe po jeton vendi yne. Kompleksiteti dhe Materializmi!
Ju si mendoni???? [/qb]
le t'i marrim me rradhe keto dy gjera qe e shqetesojne nelly-in.
Se pari, kompleksiteti i femrave shqiptare. Kjo nenkupton qe deri dje, domethene deri ne fundin e komunizmin femrat shqiptare kane qene te thjeshta. Sipas asaj qe nuhas une nga qellimi dhe forma e pyetjes, nelly dhe te tjere qe e mbeshtesin mendojne se femra ka qene e urte, punetore, e bindur dhe kokeulur. Me gjithe deshiren e mire per t'ia vertetuar, me vjen keq t'ju them se edhe me pare ka pasur plot femra te zonjat e vetes, qe iu kane dhene pergjigjen e duhur meshkujve, dhe qe i kane sjelle verdalle ne te gjitha senset. Vetem se deri ne vitin 1990, presioni shoqeror i komuniteteve te vogla, ka bere qe edhe femrat komplekse dhe me personalitet ose te leshojne pe, ose te heshtin, sepse ne kete menyre kane mundur te jetojne ne paqe, larg shpotive te nje shoqerie thellesisht maskiliste.
Persa i perket materializmit. Me duket se nuk kane ndryshuar femrat, por format me te cilat shprehet materializmi. Dikur ky shprehej me nje lope, nje hambar, nje kulle apo qe baba i burrit te kishte dyqan e qypa florini. Me pas (gjate periudhes se komunizmit), nje vend i mire pune, mundesia per te shkuar/ndejtur ne qytet, mundesia per te jetuar ne Tirane ishte marramendese, nje post ne komitet, nje shtepi ne nje lagjje te mire, evitimi i persekutimit vetem e si familje, keto ishin format me materialiste te te qenit.
Sot, materializmi shprehet me nje makine te bukur, apartament me vlere ne euro, udhetime jashte shtetit, rroba e parfume te shtrenjta, shtepi ne plazh, zinxhir qensh floriri ne qafe <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> etj etj.
Kshu pra, ene gocat tona nuk jane nje specie ne lulezim e siper. Kane qene komplekse e materialiste qyshkur! Ajo qe ka ndryshu asht shprehja e kompleksitetit dhe e materializmit, kshu qe te jem si ju i bej nje update ketyre dy fjaleve <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> :tipsy: