Femrat ne Shqiperi 2 here me te arsimuara se meshkujt (Open Data Albania)

Tendencat në arsimim sipas seksit

Shqyrtimi i arsimimit sipas seksit në Shqipëri për periudhën 1994-2010 është vërtet shumë interesant. Ai tregon qartazi prirjen për arsim të femrës, sidomos në vitet e fundit. Në vitin 1994, struktura ishte pothuajse 50% me 50%. Femra në auditore ishin afërsisht vetëm 1500 më shumë se sa meshkuj, por me kalimin e viteve situata ndryshon ndjeshëm. Deri në vitin 2003, numri i femrave u rrit me 82% kundrejt 1994, ndërsa ai i meshkujve me 22%.
arsimisipasgjinise.png

Burimi: MASH,INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania


Në këtë vit, raporti femra-meshkuj ndryshoi në 62% me 38%, ndërsa në vlera absolute, 10.760 më shumë femra.
arsimisipasgjinise2.gif

Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Viti 2003-2004 shënoi një kthesë të rëndësishme. Ritmi i rritjes të të arsimuarve ishte më i lartë se sa në cdo vit të mëparshëm. 21.6% më shumë, ritëm që u mundua të mbahej edhe në dy vitet pasardhëse.
Përvec masivizimit të universiteteve, viti 2003 përmbys edhe raportet e ritmit të rritjes së studentëve midis meshkujve dhe femrave. Kështu, në vitin 2003-2004 ritmi i rritjes së meshkujve të regjistruar ishte 23%, ndërsa i femrave 20%. Diferenca thellohet në dy vitet pasuese: 24% me 16% dhe 22% me 13%. Megjithatë, edhe me këto ndryshime të fundit, femrat vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër auditore. Në vitin 2009-2010, ishin gati 12.000 më shumë femra që vazhdonin studimet e larta.
Të dhënat bëhen më interesante po të marrim parasysh edhe popullsinë totale për grupmoshat 15-24 (Të dhënat e popullsisë janë marrë nga INSTAT. Në metodologjinë e përdorur nga INSTAT, klasifikimi sipas seksit është bërë për grupmosha të ndara në 4 vjecar. Për këtë arsye, duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve i përkasin moshës 18-22 vjec, janë mbledhur dy grupmosha të popullsisë: 15-19 dhe 20-24).
arsimisipasgjinise3.gif

Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Duke nisur që nga viti 2005, ka më shumë meshkuj se sa femra të moshës 15-24 vjec. Kjo shpjegon pjesërisht pse ritmi rritës i studentëve të regjistruar meshkuj është më i lartë se sa ai i femrave, duke filluar prej vitit 2003. Nga ana tjetër, fakti që ka më shumë meshkuj se sa femra, por megjithatë, në mënyrë konstante edhe pas vitit 2005, numri i studenteve femra është ndjeshmërisht më i lartë, tregon përparësinë që ka marrë arsimi i femrës.
 

policia

Forumium maestatis
duke mos vene ne dyshim zgjuarsine e femrave, mendoj se pervec kesaj jemi me te predispozuara per tu marre me libra dhe shkolle...
 

gangsterja

Primus registratum
Ne realitet djemte jane me te zgjuar se vajzat,por e perdorin zgjuarsine per gjera te tjera.Femrat jane te arsimuara pasi kane vullnet dhe guxim per te bere karriere.
 
Top