Femra shqipetare gjate viteve te diktatures.
Mos te harrojme.... megjithese kemi harruar. Cfare kane qene vitet e diktatures, si eshte emancipuar dhe dhunuar femra shqipetare gjate asaj kohe? Desha te postoja pjesen e artikullit qe me ngjethi mishin kur e lexova e mendova ta shkruaj ketu per ato qe jane kurjoze:
Në sjelljen ndaj gruas, duket se në ç'masë njeriu është shkëputur nga bota e kafshëve
"Pasi shpallej "armike e popullit" një vajzë e re, apo një grua, i nënshtrohej torturave deri në vdekje, apo çmenduri...
Në Shqipëri:
Në kampet e internimeve politike kanë vuajtur 46.790 gra
Kanë vdekur në kampet e internimit 5118 gra dhe 320 fëmijë nga sëmundja e urisë.
Në burgje u mbyllën, jo vetëm "armike" të popullit, por edhe komunistët si Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, Selfixhe Broja, Qefsere Begeja, Liri Gega, Dhora Leka, etj.
Qerime Bone nga Kolonja, pasi ishte çmendur, ulërinte si ulkonjë.... E arrestuar shtatzënë, dy ditë më pas e çuan në maternitet, të lidhur me pranga...
Merjeme Gjata nga Kukësi, i kishin vrarë tre fëmijë në kufi dhe ashtu të grirë nga plumbat, ia kishin hedhur në pragun e shtëpisë... Këtë nënë shqiptare e dënuan 10 vjet burg! Nënë Merjemja u çmend dhe vazhdoi të qëndrojë në burg...
Hungarezja Barbara, u martua me Fatos Haxhihasanin. E arrestuan dhe e dënuan 15 vjet burg për spiunazh... Në burg u çmend... qante dhe rrethonte me lule fotografinë e burrit të saj.
Çifutja ruse Viola Beqiri, me gradë shkencore në fizikë bërthamore, u dënua 20 vjet burg dhe doli nga burgu e braktisur në moshën 60-vjeçare.
Minja 20 vjeçe dhe Nadirja 16 vjeçe, ishin nga Baldushku i Tiranës, u dënuan sepse kishin tentuar të helmonin lopët e kooperativës. Minja u dënua 15 vjet, dhe Nadirja 10 vjet! Minen e kishin arrestuar disa orë para ceremonisë së martesës... Ajo vdiq në lulen e rinisë, në moshën 24-vjeçare... kishte lënë si amanet ta vishnin nuse dhe të burgosurat ia plotësuan dëshirën... Trupi i saj pa jetë u martua me varrin e zi pa emër...
Maria Medicina u dënua me vdekje, sepse dashuroi dhe u martua me një inxhinier italian. Ajo bëri 13 vjet burg dhe mbeti përjetë pa familje dhe pa fëmijë....
Bianka Balliçi, ish-gazetare me origjinë austriake, i thyen shtyllën kurrizore dhe ecte këmbadorazi... Vdiq në psikiatrinë e Elbasanit...
Marta Doda u lirua nga burgu në moshën 82-vjeçare... U gjet e vdekur tek pragu i kishës katolike...
Sipas F.Veliut "Sot" 27.6.2003