Tamara de Lempicka (Varsave 1898 – Cuernavaca 1979) ka qene nje artiste e njohur me natyre kozmopolitane, piktore ikone e Artit Déco. Ajo ka krijuar imazhet qe jane bere simbol i nje epoke, ka qene nje nga interpretueset me te shkelqyera te viteve njezet dhe tridhjete. Tamara ka paraqitur ne pikturat e saj simbolet e modernitetit dhe imazhet e femres se emancipuar, nje femer e lire, indipendente, dhe trasgresive ashtu sic ishte edhe ajo vete. Per Tamaren jeta ishte si nje veper arti dhe me nje vullnet te hekurt ajo kultivoi talentin e saj artistik por edhe u tregua e kujdesshme qe te ndertonte imazhin e saj prej gruaje elegante dhe te sofistikuar; shume shpejt u be nje protagoniste e mondanitetit evropian. Tamara vizitoi shume vende te botes, nder to Rusine, Parisin, Italine, Usa dhe vitet e fundit vendosi ti kaloje ne Meksike.
Veprat e saj pershkruajne cdo gje qe ne ate periudhe vleresohej si glamour dhe qe perfaqesonte nje risi: telefoni, pamjet urbane dhe ndertesat me shume kate, varkat me vela dhe vendet turistike.