Femijet me aftesi te kufizuara ne shqiperi,dhe mbrojtja e tyre

Megg

Carpe Diem
,,a ka ne shqiperi organizata qe merren me kujdesjen e femijeve me aftesi te kufizuara?
do doja te shikoja ndonje material apo adr ne te cilen te lexoja informacione mbi te dhenat e sakta te ketij fenomeni."femijet me aftesi te kufizuara ne shqiperi dhe organizatat ne favor te tyre"..
Faleminderit!
 

gangsterja

Primus registratum
Po ka organizata qe i mbrojne keto femije.Edhe ato kane te drejte per te jetuar si te gjithe femijet e tjere.Ne qytetin ku un jetoj(burrel)ka keshtu organizatash nje e shte Shoqata e Luleve te Molles kujdesen shume mire per ta madje i nxjerrin shetije bejne konkurse me lojera i lajne u tregojne shume gjera pra kujdesen per ta.
 
E

esra

Guest
DO DOJA NJE ESE PER ''INTEGRIMIN E FEMIJEVE ME AFTESI TE KUFIZUAR '' FALEMINDERI
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sfidat e integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara
timthumb.php

Saba Lama

Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara, është një e drejtë që ata duhet të gëzojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Dokumente te rëndësishme ndërkombëtare, janë garantuese për respektimin dhe zbatimin e kësaj të drejte. Si në te gjitha vendet e arsimit të përparuar europano-perëndimor, një strategji e tillë prej vitesh ka filluar të implementohet, edhe në vendin tonë, e quajtur tashmë Arsimi Gjithëpërfshirës. Filozofia e të mësuarit të këtij arsimi, është integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme, duke u ofruar shanse të barabarta arsimimi dhe edukimi, bazuar në nevojat dhe specifikat që kanë, pavarësisht nga aftësia e kufizuar.

Që kjo strategji të marrë udhë te ne, qeveria, përmes mekanizmave institucionalë, ka hartuar dhe miratuar një sërë dokumentesh të rëndësishme për zbatimin e strategjisë në institucionet arsimore. Madje shteti, përmes strukturave të tij në nivele qendrore dhe vendore, nisi lëvizjet dhe përpjekjet për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme, në kushte sa më optimale, për të qenë në një hap me politikat dhe legjislacionin në nivel ndërkombëtar. Por mendoj se pavarësisht nga objektivat e vendosura, realiteti i deritanishëm ka treguar se nuk janë ofruar shërbimet e nevojshme për këta fëmijë. Instancat eprore të institucioneve arsimore, janë mjaftuar vetëm me të dhëna për prezencën e tyre në kopshte dhe shkolla. Gjithashtu, praktikimi i punës me këta fëmijë u mjaftua vetëm me pilotimin në disa shkolla dhe rajone të vendit nga mësues me përvojë, e më pas, gjithçka lidhur me këtë problem mbeti në hije.Po cilët janë ato faktorë dhe tregues që kanë munguar për integrimin e suksesshëm të këtyre fëmijë në shkolla?

Së pari, nevoja për trajnim e mësuesve që përballen me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Së dyti, hartimi i programeve edukative individuale (PEI) nga mësuesit dhe edukatoret në punën me këta fëmijë, sipas problematikave që dikton aftësia e kufizuar
e çdonjërit prej fëmijëve. Natyrisht hartimi i këtij programi bëhet me kritere të caktuara. Pra kërkon profesionalizëm. Prezenca e mësuesit ndihmës, apo siç quhet ndryshe, mësuesi lëvizës, është mjaft e domosdoshme për të orientuar dhe ndihmuar mësuesin që përballet me fëmijë me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme.

Së treti, sigurimi i bazës së nevojshme materiale didaktike në shkolla, bazuar në nevojën që përjetojnë fëmijët sipas aftësisë së kufizuar. Vetë shteti me organet e tij, institucionet eprore të arsimit dhe grupet e tjera të interesit, deri më tani nuk e kanë ndjerë sa duhet mbarëvajtjen e strategjisë, përgjegjësinë dhe vlerësimin e punës me këta fëmijë. Janë pikërisht këta faktorë të lartpërmendur, që i bëjnë fëmijët me aftësi të kufizuara ta shohin veten të mënjanuar nga fëmijët e tjerë. Ndaj ata e ndjejnë më shumë se fëmijët e tjerë nevojën për mbështetje dhe përkrahje, në mënyrë që të aftësohen sipas nevojave, mundësive dhe specifikave që kanë.
 
Top