Femijët mbi peshë dhe ushtrimet fizike - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Vetëm aktiviteti i organizuar fizik nuk mjaftojn që fëmijët të humbasin peshën e tepërt.
Urtësia konvencionale thotë se veprimtaritë fizike janë të ndësishme për të rënë nga pesha. Por tani, një studim i ri në revistën e shoqatës britanike të mjekësisë thotë ndryshe.
Mbipesha në rritje mes fëmijëve është shqetësim global. Humbja e saj kërkon një regjim të fortë, dhe mes regjimeve kundër mbipeshës për fëmijët përfshihen edhe programe të aktivitetit fizik në shkolla.
Shkencëtarët shqyrtuan rreth 30 studime të më parëshme ku përfshihen mbi 14 mijë fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe vunë re se programet e aktivitetit fizik luajnë vetëm një rol të kufizuar në uljen e yndyrës së trupit ose indeksit të masës së trupit.
Arsyeja, thonë ata, është se këto programe kanë prirje për të zevendësuar aktivitetet e tjera jashtëshkollore, pa të cilat aktiviteti i fëmijëve nuk është i mjaftueshëm për humbjen e peshës së tepërt trupore.
Megjithatë, autorët e studimit vunë re se aktiviteti fizik i organizuar mes fëmijëve ende ofron përfitime të tilla si përmirësimin e koordinimit, shtimin e vetë-besimit, dhe pjesmarrje në jetën shoqërore.

b.gif
 
Top