Feja

Ildri

Forumium maestatis
Feja është marrdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjale te tjera mund te percaktohet si nje përçim tejnatyror (metafizik) te ndare e te koduar dhe te trashëguar ne brendesine e nje bashkesie shoqerore. Nevoja fetare është e pranishme ne çdo kulture ne trajta te dukshme nga rite qe kane nje vlere shoqerore e munden pak a shume te kene nje permbajtje etike (udheheqja e sjelljes se brendshme) dhe filosofike (dhenie pergjigjesh pytjeve gjithesinore).

Feja ne trevat shqiptare
Feja te shqiptarët është e përhapur që nga kohrat e moçme. Që nga fillimi kur në trojet e Ballkanit feja katolike e zëvendsoi besimin e mëparshëm e deri në kohrat e sotme ku në këto territore ka disa drejtime të feve të ndryshme (shiko listen). Mbas kohës së Rilindjes me të cilën mori hovin edhe më shumë ndjenja kombëtare e cila në kohën e Enver Hoxhes u përforcua edhe në kurriz të fesë, duke e shpallur RPSH si shtet ateist, roli i saj në jetën e përditshme ka rënë në shkallë të ulët (me përjashtim të një numri të vogël familjesh besimtare). Në fillim të këtij shekulli në trevat veriore shqiptare dallohet një lëvizje e dendur misionarësh nga besime të ndryshme. Se sa është efekti i tyre do të tregojë koha. Deri në fund të viteve 1990, kanë qenë të njohura këto fe dhe drejtime me rite të ndryshme.
* Islam
* Bektashi
* Kristianizmi
* Katolik
* Protestant
* Anglikan
* Ortodoks

Renditja e feve
Monoteizmi
Politeizmi
Enoteizmi
Panteizmi
Animizmi


Lista e feve kryesore boterore
* Budizmi
* Hebraizmi
- Judaizmi
* Hinduizmi
* Islami
- Bektashi
* Krishterimi
- Katolik
- Ortodoks

Fe te tjera
* Asatru ose Odinizmi
* Druidizmi apo Keltizmi
* Ayyavazhi
* Kaodaizmi apo Kao Dai
* Konfucianizmi
* Bahá’í
* Shamanizmi
* Shintoizmi
* Sikhizmi
* Neopaganizmi ose Paganizmi
* Taoizmi
* Zoroastrizmi


Fe te zhdukura
Fete me te medhaja te se kaluares dhe tashme te zhdukura ishin:
* Feja e lashte greke
* Feja e lashte romake
* Feja egjiptiane
* Feja etruske
* Feja maja
* Feja azteke
* Feja inka
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Feja dhe sekreti i saj/1
Feja apo gjithësia dhe institucioni fetar apo bota
Çka është gjithësia e çka është bota?

Për ta kuptuar gjithësinë është lehtë. Gjithësia është botëkuptimet e veçuara nëpër kohëra. Botëkuptimet e një njeriu fillojnë në atë moment kur të lindë njeriu ndoshta edhe më parë. Problem më i madhë është se çka është bota, ku i ka kufinjët, a ka kufinjë?

Në bazë të kësaj është i qartë dallimi në mes fesë dhe institucioneve fetare. Feja është një pasqyrim i gjithësisë së botëkuptimeve njerëzore për natyrën, botëkuptime të zgjedhura që hynë në shërbim të njeriut. Për përhapjen e këtyre botëkuptimeve, gjenit e njerzimit i kanë shpikur institucionet fetare. Këtu duhet pasur parasyshë rrethanat në të cilat gjenit kanë jetuar. Edhe vetë gjeniu nuk e dinë që është në shërbim të Zotit edhe pse ai për të shprehë mendimimin e tij, fletë në emër të Zotit.

Këto fjalë janë shprehur më parë nga populli nëpërmjetë anekdotave, në emër të Nasradin Hoxhës si p.sh kjo më poshtë që tregonë gjithë botëkuptimin:
Njëherë Hoxha doli në udhëtim për të predikime dhe duke bredhur fshat më fshat, arriti në një qytet banorët e të cilit ishin llafazanë dhe kurnacër të mëdhenj. Hoxha mbasi qëndroj atje një muaj, vendosi që para se të ikte të predikonte edhe një herë në xhami.

Të premten, kur tërë banorët ishin në xhami, Hoxha filloi të fliste për Krishtin, që ishte një pejgamber pas Muhamedit dhe banonte në katin e katërt qiellor.

Kur mbaroi predikimet, jashtë xhamisë, i afrohet një hanëme fanatike dhe i thotë:

- Efendëm, më pëlqeu shumë predikimi i lartë i juaj, por më çudit një gjë, që ju lutem të ma sqaroni.
- Ç´janë këto çudira, o zonjë e mbarë, - tha me seriozitet Nasradini
- Ti the që Krishti i shenjtë, banon në katin e katërt qiellor. Desha të mësoja, o dritë e syve të mi, ç´ha, ç´pi atje lart Krishti?
- Moj zonjë e mbarë, - itha i ndezur Hoxha - Unë kam një muaj që gjendem këtu. Gjatë kësaj kohe, të paktën as një herë nuk pyete si rron ky Hoxhë i gjorë! Dhe tani kërkon të mësosh se si jeton në katin e katërt Krishti, i cili ka nën dëshirën e vet tërë të mirat e botës!...

Gjithë politikanëve e shtisakeqëve të cilë trumbetojnë për pa diturin fetare apo për metodat e sqarimit të fesë ndër shqiptarë, kjo anekdotë i thotë Je përmasë O i pa Fe. Çdo i ri shqiptar botëkuptimin për fenë e gjenë në gjirin e Shqiptarit nuk ka nevojë as për lindje as për perendim, e ka folklorin e tij që e orienton në këtë botë të trazuar.

Kjo proverbë e nxierrur nga Enciklopedi Humor dhe Satirë "Nasradini" - 2001 të pregatitura nga Mëhmet Gëzhili, është trashëgëmi e jona që na ndihmonë nëpërmjet botëkuptimeve shqiptare të shpjegojmë dallimin në mes të institucionit fetarë dhe fesë, dallimin në mes të botëkuptimeve dhe botës.

Për të rinjët është mirë të dihet se emri "Nasradin Hoxha" në historin e përgjithëshme të njerzimit, d.m.th të lindjes dhe të perendimit është emri më I madhë për humorë, po, po më i madhë se i Çarli Çaplinit. Vëllimi i anekdotave që i shkruhen emrit të tij është i pa numrueshëm, zhandret, lëmitë e humorit nën këtë emër janë shumë më të gjëra se repertoari i kujt do çoftë në të gjitha kohërat. Emri i tij është përdorur nga shumë popuj e individ si mbulles nga dhuna fizike dhe mendore. Nën këtë emër kanë vepruar njerzit e mençur ndoshta edhe xhenit, e atyre kohërave dhe Karnevali i Këllnit as pakë nuk i afrohet përnga shkathtësia e tregimit të gjërave me humorë edhe pse ai nuk është për t´u nënçmuar.

Si do që të jetë të shikojmë mësimet nga anekdota nga këndëvështrimi i botëkuptimeve shqitare për fenë.

Përgjegja në pyetjen se çka është feja, në anekdotë është dhënë me fjalët e Hoxhes drejtuar gruajes: ... i cili ka nën dëshirën e vet tërë të mirat e botës.!

D.m.th ne nuk kemi nevojë të brengosemi se si kalon, vepron apo krijon apo ekziston Zoti. Zoti është i gjithëfuqishëm dhe nëse shprehemi me fjalët krahasuese të përditëshme ne jemi si "miza" për të. Po, po është me vend si miza, sepse edhe ne jemi krijes e tij siq është edhe miza, dhe para tij jemi të barabartë. Më këtë mund të themi se kufirin e botës ne nuk jemi në gjendje ta dimë atë e dinë vetëm Zoti, ndërsa njerzimit i mbeten vetëm botëkuptimet.

Më lartë thamë që Feja është një pasqyrim i gjithësisë së botëkuptimeve njerëzore për natyrën, botëkuptime të zgjedhura që hynë në shërbim të njeriut. Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen? Poseduesi i kësaj përgjegje është më afër njohurive që i lejon Zoti për njerzimin, se ai që trumbeton e fletë në emër të Zotit, profetëve e në emër të popullit. Kjo përgjegje është edhe udhëzues i jetës brenda fesë apo më mirë të themi brenda botës kufit e së cilës i di vetëm Zoti.

Përgjegja në këtë pyetje nuk mund të shkruhet por ajo mund të kuptohet, dhe si është puna me të kuptuarin secili individ e kupton në një formë të veçantë e cila është e afërt me rrethin e tij, me popullin e tij. Kjo lindë përshkak të lidhjeve shoqërore të individit si p.sh gjuha, gjenet, nevoja e dëshira dhe shumë elemente tjera të pafundshme.

Vetë Zoti e ka krijuar njeriun e till që ai nuk mund të kufizohet si të themi në një oazë, në një sferë izoluar me vakum nga ndikimet e jashtme. Si pasojë e kësaj ndodhin ndryshime jo vetëm të botëkuptimeve por edhe natyrore të cilat Zoti i ka paraparë për zhvillimin e njerut. Shtisakeqët do të shtronin pyetjen e ka krijuar drejt për drejt apo indirekt, apo si thonë apostafat? Siç thamë kufirin e botës nuk e dimë, po ta dinim kufirin atëherë do ta dinim edhe përgjegjen. Së pari këtë përgjegje e marrim nga institucionet fetare dhe shkenca të cilat në bazë të botëkuptimeve të tyre edhe na i kumtojnë përgjegjen, por siç thamë kufirin e botës e dinë vetëm Zoti.

Si do që të jetë kuptimi i përgjegjes nga shqiptarët në pyetjen Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen? mund të kupohet nga anekdoda. Së paku kështu ka qenë deri para ndryshimeve aktuale të botëkuptimeve shqiptare në kohët e fudit.

Në anekdotë vërtetohet se feja është pasqyrim i botëkuptimeve dhe po ashtu anekdota tregonë se kush e bënë zgjedhjen e atyre botëkuptimeve.

Pra, nuk ka fe pa popull. Populli është ai që e mbanë pasqyrimin e botëkuptimeve ndër kohëra, jam unë , ti ai dhe ajo, jemi ne ata që zgjedhim ç´ka të bartet nga gjenerata jonë si pasqyrim në gjeneratën e ardhëshme. Nëse është kështu atëherë për hirë të pasqyrimit të vërtet institucionet fetare duhet të udhëhiqen nga unë, ti, ai dhe ajo, nga ne sepse nëse udhhiqen nga pjestarë të botëkuptimeve tjera atëherë do të jenë gënjeshtra pa mar parasysh aftësitë e tyre të intepretimit të librave të shenjtë. Pasqyrimet e tilla i qetë në shesh anekdota. Pa marr parasysh se si e intepretonjmë apo e kuptojmë ne fenë përderisa ato vinë nga botëkuptimet tona (shqiptare) ajo është fe, në të kundëten është tentim shtisakeqë sepse nuk ka fe pa popull dhe pa botëkuptime shqiptare nuk ka popull shqiptar.

Çka është gjithësia e çka është bota?
Gjithësia është botëkuptimet e veçuara nëpër kohëra DHE Bota është ajo që të gjallët e shpehin me botëkuptimet e tyre dhe kufijt e saj i di vetëm Zoti.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Feja apo gjithësia dhe institucioni fetar apo bota
Vetë Zoti e ka krijuar njeriun e till që ai nuk mund të kufizohet si të themi në një oazë, në një sferë izoluar me vakum nga ndikimet e jashtme. Si pasojë e kësaj ndodhin ndryshime jo vetëm të botëkuptimeve por edhe natyrore të cilat Zoti i ka paraparë për zhvillimin e njerut. Shtisakeqët do të shtronin pyetjen e ka krijuar drejt për drejt apo indirekt, apo si thonë apostafat? Siç thamë kufirin e botës nuk e dimë, po ta dinim kufirin atëherë do ta dinim edhe përgjegjen. Së pari këtë përgjegje e marrim nga institucionet fetare dhe shkenca të cilat në bazë të botëkuptimeve të tyre edhe na i kumtojnë përgjegjen, por siç thamë kufirin e botës e dinë vetëm Zoti.
Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen?

Nga historia e qenjeve të gjalla në këtë planet mund të shijhet kjo pa marr parasysh nga cili botëkuptim vije kjo nga feja apo nga shkenca. Është më tepër çështje e thellësisë së shpjegimit të botëkuptimit në mes të institucioneve fetare dhe atyre shkencore. Për këtë një dialogë të nxjerrur nga ngjarja e vërtet në Prishtinën e vitit 1980 e diçka:

Hipi Zhdripi kishte botëkuptim shkencorë ndërsa Vetoni botëkuptim fetarë për Zotin. Një ditë në klasën e katërt të shkollës fillore në pauzë të gjatë zhvillohet një diskusion i rreptë në lidhje me ekzistimin e Zotit. Edhe pse Hipi Zhdripi nuk kishte mendim tërsisht të njëjtë me Vjollcën erdhë momenti kur ata të dy dualen si aleatë të pshtetur për tavolinen e mësueses, kundër mendimit të gjithë klasës. Hipi Zhdripi e theksonte se Zotë në kuptimin si e shpjegonin të tjerët nuk ka, Vjollca pohonte se nuk ekziston fare ndërsa të tjerët thonin si mund të thonim se nuk ka Zot. Pas mësimit Hipi i interesuar që të bind Vetonin se botëkuptimet e tija janë të kaluara, e përcolli atë në rrugë për në shtëpi.

Hipit i mungonin fjalët për të shprehë botëkuptimin e tij, kishte pak njohuri nga librat e klasës së pestë dhe gjashtë, në anën tjeter Vetoni ishte për mrekulli i pajisur me fjalorë sa që Hipi kishte përshtypje se ai anonte në botëkuptimet e vjetra që rrjedhin si pasojë e sundimeve të huaja, këto nuk ishin të panjohura për Hipin. Këto botëkuptime ndodhë të huqin cakun e vjetër dhe kalojnë në botëkuptime fundamentaliste. Si do që të jetë, Hipi e drejtojë biseden për krijimin e qenjes njerzore në bazë të mësimeve që kishte marrë nga librat e vëllaut. Krijimi i njeriut fillon nga qenjët një qelizore që filluan së pari të jetojnë në ujë etj. etj. Vetoni në anën tjetër mbronte njohurit e tij duke thënë se njeriun e ka krijuar Zoti nga lloçi. Këtë pohim të Vetonit, Hipi mundohej ta kuptonte, por as se si nuk ja kapte. Në fund duke qeshur e ngacmuar Vetonin, Hipi tha: A e ka vizatu Zoti njerin edhe masane i ka thonë qu, a i ka fry lloçit edhe u fry njeri. Vetoni e njihte Hipi Zhdripin si të till dhe e kuptonte dhe filloj të qeshë së bashku. Vazhduam me biseden për ndeshjen që do ta luanim të nesmeren edhe pse si duket që të dy ishim trullu nga ky shkëmbim mendimesh.

Vetoni dhe Hipi Zhdripi janë vetëm emra dhe lehtë mund të ishte e kundërta, por ja që Zoti e ka dashtë që kështu të jetë. Vetoni të rritet në rrethinën e botëkuptimeve tjera nga Hipi Zhdripi. Që të dy të një moshe, që të luani futboll por ja që kishin disa botëkuptime të ndryshme që vinin si zgjedhje e botëkupimeve të veçanta.
Pse e zgjodhi Hipi Zhdripi në mes të 28 nxënsve tjerë Vetonin?

Vetoni gjatë konfliktit në klasë për ndryshim nga të tjerët dukej se po dinte se çˇfliste dhe çˇka dëshironte të thoshte, dallonte nga ata që thonin "qysh more po muni me thonë që nuk ka Zot".

Si është e mundëshme kjo?
Një djalë që ra në horizontin e Hipit ishte Vilsoni, i ardhur në klasë dhe një ditë kishte problem me mësueses sepse shkruante me dorën e majtë. Hipi ishte gjakovarë dhe në Prishtinë për të ishte mërgim ku flitej shqip, dallimet në disa gjëra ishin të dukshme. Për Hipin emrin Vilson nuk thoshte asgjë, e kishte emrin e tij që dilte jashtë normave dhe nuk i bënte përshtypje. Më interesante ishte se si ai shkruante me dorën e majtë msheftas mësueses dhe kjo shkaktojë që Hipi të ulet bashkë me Vilsonin ashtu që tˇi ndihmonte. Vilsoni rrinte largë shoqërisë dhe ishte vështirë të thyhej bllokada që krijonte por Hipi e kishte zënë duke shkruar me dorën e majtë dhe kishte qeshur lehtë dhe një derë me këtë ishte hapur. Deri në klasën e psesë-gjashtë kur Vilsoni tha se do të vije një mësues i ri i gjuhës angleze. Kjo për Hipin ishte çudi, si ishte e mundëshme që ai i izoluar të kishte këtë informacion përderisa Hipi ishte aktiv po thuja se në gjitha grupet e shokëve të shkollës. Vilsoni vazhdoi më tej mësuesi e ka emrin Valentin. Hë, Vilsoni qenka anëtarë aktiv sikurse Vetoni i një bashkësie në të cilën unë nuk nuk jamë aktiv, mendojë Hipi. Shkëlqimi në sytë e tij për Hipin e bëri të qartë se pse Vilsoni ishte i mbyllur ndaj të tjerëve për dallim nga Vetoni i cili ishte aktiv në shoqërin e klasës. Ishte masa e cila për botëkuptimin e Vilsonit i takonin asaj bashkësie ku Vilsoni nuk është aktiv. Sa për kuriozitet Vilsoni gjithë ulej në anën e majtë të bankës e cila gjendej në anën e majtë të rreshtave të bankës. Edhe sot nuk e kam kuptuar pse. Ndoshta ka qenë protesta e tij ndaj mësuese, ndoshta diçka tjeter, Hipi edhe sot nuk e dinë edhe pse ai kishte hapur disa dyer të botës së Vilsonit ai nuk kishte mundur të depërtojë më largë se dhoma e pritjes ku nuk kishte shenja dalluese të komunitetit fetarë të tij. Edhe sot nuk e dinë ka qenë i komnitetit të Jezuitëve (Fonve, Hipi po mendonashtu edhe pse nuk e dinë çka donë me thonë Fonë) apo të Françeskanëve. Por Hipit i mbetë të gjejë si është e mundëshme kjo. Edhe për të Prishtina ishte Mërgim për njatë kohë ashtu e merrshin njerzit. Familja e Hipit shkonte për çdo fund javë në Gjakovë dhe gratë çdo herë vajtonin kur u ndajshin.

Institucioni fetar apo institucioni kultura
Një djalë tjetër që e ndiente veten në mërgim por ishte aktiv, e donte me lëndën e Fizikës, një ditë nuk ishte pregatitur dhe me gjasë atë ditë i kishte ardhur dita të dilte para drasës së zezë. Arsimtari i fizikës ishte i rëndë, i rreptë "askush nuk e kishte parë duke buzëqeshur apo qeshur", miza në kuptimin e plotë të fjalës mund të dëgjohej kur ai nuk fliste. Në trunin e djaloshit ishte e shkruar "I ike këtij arsimtari nga ora, ke për të ngelur", ishin botëkuptimet e zgjedhura nga gjeneratat e vjetra që kishin e prekshin drejtëpërdrejt botën e tij. I gjendur në situat të till, edhe pse asnjëri nga shokët e tij nuk mund ta kuptonin dhe ja tërhiqnin vrejtjen që të mos ikte nga kjo orë e mësimit ai nuk ishte në gjendje që të shkonte i pa pregatitur. Iku. Dhe që nga ajo ditë deri në ditët e fundit të vitit shkolorë nuk i ndoqi mësimet në atë lëndë edhe pse për çdo ditë me të njëjtin autobuz dhe me një distancë prej 10 metrash në të njëjten kohë rrugës prapa shtëpisë së mallrave arsimtari dhe nxënsi shkonin në shkollë. Diten e fundit të orës së Fiziks djaloshi i pregatitur mirë vendoshi që të shkojë dhe mos të humbë vitin. Pas temave të mësimit që nga perioda e parë deri e fundit dhe një note 2 si rezulltat (5+1+1+1)/2=2 arsimtari me një buzëqeshje të lehtë tha krejtë mirë por nuk je në Gjakovë por në Prishtinë dhe do të ishte rrespekt ndaj të tjerëve që të mbashë të folmen e Prishtinës.
Por, Hipi Zhdripi i përqëndruar në shtjellimin e temave e kishte harruar rrespektin ndaj të tjerëve. Përderi sa arsimtari fillojë të flasë gjëra të pazakonshme për të arsyetuar mendimin e tij nga përvaja që kishte marrë si mësimdhënës në Gjakovë, Hipit ju kujtua Vetoni dhe Vilsoni, njëri musliman tjetri katolik por Hipi Zhdripi - I pa fe jo, por lokalist që ju besonte institucionit të quajtur "shkolla"?

Mërgimi në kohëra dhe hapësirë?
Pas disa viteve dhe mbledhjes së njohurisë nga mësimet e marrura në shkollë Hipi Zhdripi ishte në gjendje të kuptonte atë çˇka Vetoni nuk ishhte në gjendje të shpjegonte me fjalë të kuptueshme për fëmijën e shekullit të Ri. Tre vjetë më vonë Hipi Zhdripi dhe Vetoni e hapin përsëri këtë temë mirëpo gjërat kishin ndryshuar Vetoni kishte mbetur aty ku ishte edhe pse ai për çdo ditë mësonte shpjegime të natyrës nga ana e shkencës. Për nga niveli i notave që të dy ishin njëjtë. Kjo ishte edhe çudia e cila ja prishte kufinjë e botëkuptimeve të Hipit dhe e shtyente të mendonte dhe të shikonte edhe më largë horizontit të botëkuptimeve që posedonte. Për kuriozitet, gjatë rrëzimit të elitave politike kosovare nga ana e Milosheviqit (njëren pas tjetres) horizontin e Hipit e preku edhe rrethi ku ishte rritur Vjollca e cila për disa vite kaloi një jetë të aristrokrates së shekullit të ri.

Për këmbënguljen e Vetonit dhe për bllokaden e Vilsonit tani Hipi e kishte përgjegjen. Për këtë ai ishte përkujdesur që nga ajo ditë kur ishte "trulluar". Që nga ajo ditë në çdo moment ku i jepej rasti të mbledhte botëkuptime e dukuri që ndodhnin në botën e tij, ai i analizonte dhe gjithat i thonin Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde. Një udhëtim me plotë çorrsokake dhe një rrugë të drejtë të cilën në botën ku jetonte Hipi e ndriçonin dritat që furnizoheshin nga medotat e studimit të nxjerrura nga lënda e fizikës së shkollës fillore.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde
Mërgimi në kohëra dhe hapësirë në tokën tënde apo si paralelja e paraqitur më poshtë. Një paralele e Mërgimit të Hipit, të cilën Jusuf Buxhovi e quan Prologu apo Përsëritja në librin e tretë të veprës "Prapë Vdekja".

Paralelet janë drejtëza që nuk priten ndërmjet veti, as në këtë jetë as në këtë botë. Thonë se as fillimi as fundi i tyre nuk dihet. Ato vijnë nga pafundësia dhe shkojnë në pafundësi dhe gjatë tërë kohës nuk priten ndërmjet veti. Në këtë jetë, ato ekzistojnë në mesin tonë, por sipas përkufizimit të tyre ato do të ekzistojnë edhe në jetën e botërave tjetra, botës së amshimeve, botës së parajsës, botës së xhenetit, botës së ferrit.

Por fjala e t'Madhit Zot është në gjendje të i bashkoj paralelet. Shtrohet pyetja se si mund t'i bashkojë. Përgjigjja është e thjeshtë. Ato janë të krijuara në koka të njerëzve, janë krijuar si të tilla nga matematika e tyre, nga logjika e tyre. Janë krijua me qëllim të shpjegimit të natyrës. Janë krijuar me qëllim të shpjegimit të kapshëm për logjiken e njeriut. Ato nuk ekzistojnë në natyrë si të tilla, sepse vetë shpjegimet janë marrëveshje të përkohshme. Por, ekzistojnë për njerëzimin, i cili nuk ka aftësi të vërtetojë këtë me mjete tjera pos të nxjerr përfundime në bazë të logjikës që ka krijuar ndër gjenerata, falë vullnetit të t'Madhit Zot. Po, shtrohet pyetja se çka ndodhë me paralelet e shpirtrave. A bashkohen ato? A kanë një pikëpremje?

Për të ardhë deri tek përgjigjja nuk ka nevojë të dalim jashtë botës sonë. Nuk ka nevojë të dalim jashtë rrethit në të cilin është krijuar vetja jonë d.m.th uni jonë. Së paku kështu na porosisin edhe librat e shenjtë kur thonë që i Madhi Zot njeriut ja japi gjitha të mirat, së paku ashtu thotë edhe shkenca e kur thotë shiko natyrën përreth.

Jemi në vitet e fillimit të shekullit të ri. Në rrethin tonë, në shoqërinë tonë kemi së paku tri lloj institucione të qujtura fetare. Për të ardhur deri tek lokalizimi i problemit të shtruar duhet të shikohet a janë këto paralel të shoqërisë apo një e udhë e përbashkët e shoqërisë? Nëse këto institucione paraqiten si paralele të shoqërisë atëherë bien në kundërshtim me vetë krijuesit e tyre. Shul shqip, ato mund të jenë ç'farë do lloji por nuk mund të jenë farë e fesë.

Udha dhe paralelet e shoqërisë

Një shoqëri është nënbashkësi e njerzimit. Udha e një shoqërie mund të shikohet nga disa këndëvështrime. Siç është puna me kënde ato janë kulme që të vetme nuk mund të ekzistojnë. Atëherë të marrim këndvështrimin e një shoqërie nga brenda dhe nga jashtë. Nga këndëvështrimi i brendëshem, udha e një shoqërie është një drejtëzë, ndërsa nga këndëvështrimi i jashtëm ajo është një lakore.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
LTNFPnRr.PNG

Mërgimi është gjithmonë i rëndë për ata që nuk kanë mërguar edhe më i rëndë. E shumë njerzë i frigësohen mërgimit, veti natyrore e njeriut apo shpjeguar nga fizika që thotë secili trup tentonë të mbajë pozitën që gjendet. Por, shpjegimi shoqëror mbaron me kaq, është rëndë. Pse është rëndë? Nuk ka përgjegje të saktë si gjykimi "është rëndë", ka përgjegje të ndryshme që na prekin në ndjenja. Si do që të jetë të shikojmë se çka ndodhë me trupat fizikë kur mërgojnë.

LTNFPnRr.PNG
Ky është rasti më i thjeshtë i mëgimit të trupave fizik, dhe po të mos e dimë se cilat foca kanë vepru në këtë trup ideal që gjendej në poziten A për të lëvizur në pikën B, nuk dimë asgjë pos që ky është një vizatim me mangësi dhe mund ta intepretojmë : trupi në pozitën A po i gjuhet trupit të zi në pozitën B. Po ja që më poshtë shkruan "Lëvizja e trupave nga ndimiki i forcave të panjohura në rrafshë". Ata që kanë mësuar për lëvizjen e trupave në rrafshë edhe pse nuk e dinë forcen që ka vepruar, prap se prapë do të japin një intepretim më të logjikshëm të figurës se një që do të thoshte kjo figur paraqet dy rrumullaka një i bardhë e një i zi. Me fjalë të tjera në kohën e profetëve për të gjetur një njeri të zakonshëm që do të na jepte një shpjegim sipas logjikes së njeriut të zakonshëm të ditëve tona duhej kërkuar perandori e perandori dhe nuk do të ishim në gjendje të gjenim një njeri të till.

Si do të spjegohet më kuptueshëm kjo lëvije kur kemi të bëjmë me njerzit? Anekdotat tona, të mbledhura nga Anton Çeta, si i ri, në formë argëtimi i merrja dhe i përshtasha me fjalorin dhe situata në shkollë. Një ditë u interesova për porosit Më mirë hiq se fliqt dhe pë të kundërten e saj, Më mirë pakë se hiq. Në atë kohë, ky lloj argëtimi shërbente gjatë pauzave për të vendosur të shkojmë në tubimin e shkollës në sallë të fiskulturës apo të ikim e të dalimi në demostrat në qender. Edhe sot si në atë kohë, si fëmijë i pa përmisueshem, duke llogaritur shkallën e rrezikut dhe shkallën e rëndësisë, mu deshë të zgjedhë në mes të Më mirë hiq apo Më mirë pak. Në njëren anë mësuesi në shkollë thotë 1+1=2, e në tjetren anë mësuesi në shtëpi të Zotit thotë se burri e gruaja krijojnë familje. Për të mos i ndarë mësuesit, për të mos e lënë asnjërin anash e provova: 1 x burri [njeri] + 1 x gruaja [njeri] = 1 x familja [n x njeri] më dulë 1+1=2, 1+1=3, 1+1=4 .... 1+1=p (p=pa kufi). Çka të bëjë, i rrespektojë mësuesit, por me të vërtet ma kanë pshtellu. Ndoshta kamë gabu. Mu desht disa kohë dhe në njëren anë kuptova se 1+1 bëjnë 2 atëherë dhe vetëm atëherë nëse rrespektohen disa rregulla të parapara, po ashtu në anën tjetër kuptova se gruaja dhe fëmija nuk qenka njeri nëse rrepekton disa rregulla të parapara. Haj me detë, keshë ra në siklet. Prej sikletit, e bona matematiken teme, ish e lejueshme deri sa t'i rrespekton dhe kënaqë rregullat që i paraqet, d.m.th përderi sa ndërton mbi një rregull. Edhe formula e parë më dulë 0 ose ma i madh se 1 ose ma i vogë se 1, ndryshe nuk ka kuptim. Edhe mendova pse në Evropë 0
e kanë fut në përdorim shumë vonë. Nejse. Përderi sa 0 është ma e vogël se 1 vlenë një bashkësi rregullash, pasi që 0 të jetë më e madhe si 1 atëherë nuk vlenë më ajo bashkësi e rregullave. Problemi dulë kur 0=1. Diku në kimi flitet për anomalinë e ujit e në mendje kamë ma mirë .... Po çka ndodhë kur 0=1, a ekziston kjo dhe nëse ekziston si mund të quhet. A po, 0 është hapsira, 1 është mbushja. Kur mbushja është më e madhe se hapësira atëherë ajo nuk ka kuptim (vlenë bashkësia tjetër e rregullave) por ekzistonë në hapësirë. Vetë fakti që mbushja ekziston më tejë tregon se si mbushet hapësira më mirë ... . Duhet të jenë dy mundësi që 0 të jetë 1. Njëra duhet të jetë relative ndërsa tjetra e përsosur. Mundësia relative është funksion i kohës dhe duhet të ketë vetin se pa marrë parasysh se në cilën shkallë të mbushjes së hapsirës të shikojmë rezullton 0>1 ose 0=1. Mundësia e përsosur duhet të jetë e tillë që mbushja të jetë e shpërndar ashtu që në çdo pikë ideale të hapsirës të jetë e barabart. Ky është rasti kur vetë hapsira paraqitet si mbushje. Këtë mbushje mund ta arrij vetëm i Madhi Zot - në këto raste koha nuk ka kuptim.

Si do që të jetë, unë e thashë matematikën që e bëra, shqip, e nuk po e zgjati në anglisht apo arabishtë, së paku për momentin. Tani secili mund t'a intepretojë ashtu si të dojë, po amoni ju koftë mos dilni nëpër shkolla e me thonë se kjo ç'ka thashë është shkencë, edhe nëse më doni si vëlla, e si ta di se kush tjetër të afërt të zemrës e të gjakut. Mos u mundoni me arsyetu fjaltë e mia e me thanë që në pjesën e parë fjala ka pas kuptim tjetër e pjesën dytë tjetër e ku ta di ç'farë llojë arsyetim që mund të krijojë intelegjenca e njeriut të dhënë pas një gjëje. Shkenca është shkencë, shpirti është shpirt e biseda është bisedë dhe, edhe pse nuk ka asgjë absolute edhe pse gjitha këto janë relative prapë se prapë logjika e njeriut tonë të shekullit tonë i ka përkufizuar gjitha këto me qëllim që tu dihet vendi gjërave. Për këtë më së mirë ndihmon edhe shprehja jonë Si është vendi bëhet kuvendi.

Mendova pse në Evropë 0 e kanë fut në përdorim shumë vonë, por ende nuk e gjeta psenë. Por gjeta diçka, që duhet të jetë mase e sigurtë. Kjo më se e sigurt është që gjithë ata njerzi që nuk e kanë përdorur zeron kanë pasur diçka të përbashkët dhe kjo kohë e mendimit të përbashkët ka lënë gjurmë edhe në gjeneratat pasuese.

Duket qesharake po është edhe më qesharake që të pranohet që hiqi d.m.th 0 të numrohet, të merret në thelbë si 1,2,3... . Së paku kështu duket të ketë qenë në anët ku elementet e kulturës së lashtë greke e romake kanë dominuar. Por më interesante është se si ata njerzë e kanë pranuar 0-në. Unë nuk e di procesin e pranimit por mund të marr me mend se shkaku ka qenë shumë i thjeshtë. Pranimi i saj nuk ka kushtuar asgjë, ndërsa rezulltati i pranimit të saj ka qenë mbushja e 0. Kjo mbushje këtyre njerzve ju ka hapur hapsira të reja. Në të vërtet pranimi i saj ju ka kushtuar dhe çmimi që kanë paguar mund të përmblidhet me një shprehje Heqje dorë nga një parim përndryshe nuk do të ndodhte shpërthimi i asaj hapsire që ekzistonte më parë.

Më kujtohet një llapjanë, arsimtar i Bazave të Elektroteknikës deri sa në vend që të bisedonim në pauzë për elemente të elektroteknikës, bisedonim për elemente të shoqërisë. Nuk ishte rrallë që ngjajshmëria e këtyre elementeve të ishte e përsosur. Si do që të jetë, një ndër shprehjet e tij ishte,

1 njeri pa shkollë vlenë 1 person
1 njeri me shkollë fillore vlenë sa 10 persona
1 njeri me shkollë të mesme vlenë 100 persona
1 njeri me fakulltet vlenë 1000 persona
1 njeri i doktorruara vlenë 10000 persona
Po që se ai njeri (pa marr parasysh çfar shkollimi ka) nuk është njeri (trimëri, patriotizëm, e veti tjera interesante të kohës) vlenë aq sa të ja heqësh atë 1-shë përpara zerove.

Këtu gjendej edhe thelbi i probemit të institucioneve fetare dhe fesë, jo vetëm tek shqiptarët. Por shqiparët për të zgjidhur këtë problem pa trauma në kohën kur u paraqit problemi, nuk kanë pas shtet, dhe megjithë atë e kanë zgjedhur në një formulë tjetër e cila është për t'u lakmuar nga të tjerët dhe duke marrë parasysh rrethanat mund të krenohemi. Nuk po e themë unë këtë, por vetë kundërshtarët më të mëdhej të kohës së paraqitjes së problemit e kanë pranuar. Kundërshtarë që popullin shqiptar e kanë njohur në thelbë, e kanë studiuar apo edhe gjakun i tij ka qenë i njëjtë me shqiptartë, po besa e tij ka qenë e dobtë dhe e ka bërë që ti nënshtrohet njeriut siq i nënshtrohet shqiptari vetëm t'Madhit Zot. Përderi sa popujt tjerë për të zgjidhur këtë problem fetarë kanë përdorur mjete të ndaluara nga vetë librat e shenjtë, shqiptarët e kanë zgjedhur në bazë të mjeteve të lejuara në librat e shenjtë. Po, librat e shenjtë edhe të fetarëve edhe të shkencëtarëve. Sepse edhe ateisti, edhe materialisti më i madhë që i përmbahet logjikës përkatëse e pranonë që në një sistem të mbyllur energjia as nuk humbët as nuk fitohet.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Në një bisedë rreth zhvillimeve të teknologjisë, një anëtarë i këtij projekti në anën tjetër, tha - nuk më kutoet se ku - shkencëarët kanë arritur që nga energjia të prodhojnë materie. Ja ktheva se kjo është gënjeshtër. Jo pse di shumë, por besojë që këtë gjë është në gjendje ta bëjë vetëm i'Madhi Zot. Po si e bënë ai këtë duket të jetë interesant edhe për ateistin.

Është fjala për një hapsirë të kufizuar e të mbyllur nga ndikimet e jashtme. Energjia le të shënohet me e, dhe masa me m. Një formul apo një kombinim të këtyre e ka dhënë Anshtajni. Po ai ka thënë që energjia edhe mund të fitohet edhe mund të humbet në hapsirë sepse masën nuk e ka barazu me energjin. Kjo d.m.th se ai ka dhënë një përkufizim për një hapsirë ku energjia dhe masa luajnë lojëe transformmit. Këtë lojë trasformi shkenctarët e quajnë kohë.

E=mc2
Kjo formul në logjiken e matematikës është e saktë, por në logjiken e njeriut nuk është. Sepse si mund të paramendohet që energjia të ekzistojë pa masë. Po, çka tregon :

c2=E/m
Sipas ateistëve dhe shkencës kjo c2 është universi, është krejt bota. Kur e marrim që c=0 tjerat nuk duket interesante, por a ekzistoj ato? E provova me digitron d.m.th me logjiken e shkencës:[1]

c=0 po thotë që është 0 nuk po i intereson ma tepër; E=0 po thotë që krejt është 0 dhe m-ja nuk po i intereson; m=0 a? po thotë që nuk ka kuptim edhe nuk po i interson as c as E-ja. Munet njeri mi provu edhe për shuma pa kufi, po mu nuk po më interson diçka ku nuk muna me mbërri sepse nuk ka kuptim. Po provojë c=1 sepse c=2 nuk ka kupim sepse është vetëm një botë. Duke e provu, po më duket vetja si i'Madhi Zot, po e kalli cigaren po e bëjë shkrumb e hi dhe pastaj nga ai shkrumb e hi po e krijojë të njëjten cigare, dhe kështu koha po kalon e unë nuk po e vërej atë, por po e ndiejë që ajo ka kaluar dhe unë nuk kamë lëvizur nga hapsira ku isha. Kjo është shkenca. Më mbeten vetëm kujtimet që e kam provuar dhe në fund doli që masa është e barabart me energjin dhe se asnjëherë nuk munda ta zhdukë as masën as energjin plotësisht. Në atë moment kur e zhdukja njëren prej tyre, rezultati shpërthente hapsiren e veprimit, brenda hapësirës së matematikës nuk kishte kuptim - sistem error. Kur e sillnja energjin në 0 e gjithë bota më dilte zero. Kur e sillnja masën në zero, bota shpërthente ligjet e matematikës dhe fillonte të ekzistoj sipas ligjeve të njeriut që thonin se është e kotë ta provoshë ta bëshë këtë në natyrë. Por edhe pakujdesia ime më pengonte sepse sipas marrëveshjes formula duhet të jetë ndryshe d.m.th pika edhe pse nuk shkruhet në formul ajo ekziston si duket kamë menduar si fetarë sepse edhe aty ka disa rregulla të ngjajshme që po si kuptove të mbesin pikë e pa shkruar.
Mbasi që mbeti me pikë, të nisemi nga pika. Të sillemi, e të rrotullohemi, përreth, përsipri, përfundi, të ikim, të vimë deri te pika sepse pika është e vogël dhe nuk ka vend për ne aty. Të hymë nga e majta do ta prekim anën e djathtë tonën, të hymë nga lartë do ta prekim fundin tonë. E kjo nuk ka kuptim në trurin tonë, sepse na ka mbetur pikë. Gjitha këto përpjeke do të lënë gjurmë rreth e rrotull pikës, dhe sa më shumë që e provojmë aq më shumë rreth pikës do të krijohen shtresa. Ngjajshëm me shtresat që krijohen tek lisi. Si duket një gjë që niset nuk ndalet! Nuk ndalet dot, po u ndal nuk gjallëronë më ai trung që ka mbi përsipri tokës. Nuk gjallëron më ajo që u nisë, por edhe ajo që u shtresua nuk do të gjallërojë, edhe pse ato do të jetojnë edhe më tutje. Mbasi të kemi kërcyer në temë shumë më të largët, kemi arritur që të ndahemi nga ndikimi tërheqës i asaj pike ose i kemi v'nuar pikë temës rreth asaj pike. Ne e lamë pikën por logjika e shtresuar rreth pikës edhe pse kërcyem në një hapësirë tjetër do të na ndihmon që ta provojmë që edhe rreth kësaj pike të re të hymë brenda. Dhe nëse na mbetë edhe këtu ndonjë pikë e pa zgjidhur do të provojmë të kërcejmë në një temë tjetër ose do t'na zë gjumi dhe neser do të zgjohemi me probleme tjera që sillen rreth pikave tjera të caktuara në hapsira e fusha të ndryshme dhe, pa vetëdije do të përdorim mendimet e krijuara mbrëmë. Kështu shkon jeta duke u sjellur rreth e përqarkë pikave në tema të zgjerura e duke ju vënë antyre pika apo duke i lënë rreth tyre mjegullën. Shkon jeta, po a shkojnë edhe njohurit apo kërcejnë nga pika në pikë?

Mua më duket se kërcejë nga pika në pikë, nga hapsira në hapsirë, nga fusha në fushë dhe varësisht nga përvoja e mbledhur nga temat rreth pikave që ju kemi vënë pikë do të krijohen shumë më shpejtë shtresat rreth pikave tjera dhe do të ju vëmë pika më shpejt temave.

Për këtë edhe shumë njerzë i vënë pikë temave rreth pikës së fesë shumë shpejtë, s'ka Zot - Zoti është gjithëçka. Por, vetëvetiu ata i kanë vënë pikë kësaj teme rreth pikës ose thjesht në temën rreth kësaj pike nuk e dinë çka janë duke folur dhe nuk janë duke jetuar në këtë univers me pika-pika rreth të cilave shtresohet mjegulla e temave. Këta të fundit, ende pa u mbledhur e pa u trusur informatat rreth kësaj pike kanë provuar që të kërcejnë në pika tjera. Por, pa u trusur informatat në një pikë, ashtu që temës rreth asaj pike të i vihet pikë, ata nuk mund të kërcej por vetëm se truri i tyre do të zgjohet me probleme tjera që sillen rreth pikave tjera të caktuara në hapsira e fusha të ndryshme dhe do të veprojnë sipas mjegullës rreth pikës së pa zgjidhur.

Një pjesë bukur e madhe e njerzëve, pa provuar të i v'nojnë pikë temës rreth kësaj pike thonë Zoti është gjithëçka dhe me sjelljet e tyre i v'nojnë pikë kësaj teme. Këta njerzë janë besimtarë dhe lëndimi i tyre e sjellë trurin e tyre në mjegullën rreth pikës dhe sjellet e tyre do ta lëndojnë gjithë shoqërinë . Këta besimtarë e gjallërojnë jetën e njerzimit. Pa besimtarë jeta është e vdekur.

D.m.th besimtarët kanë të drejtë, jo pse thonë se ka Zot, por se sjellet e tyre e vërtetojnë atë çka thojnë.

Ata që thonë se ka Zot, ndërsa sjellet e tyre e kundërshtojnë pohimin e tyre, ata ose janë duke qarkulluar rreth pikës ose janë ateista d.m.th nuk e dinë, nuk janë duke jetuar në këtë planet.
Sido qoftë nëse mendimet e mjegulluara rreth pikës fillojnë të rrjedhin rreth asaj një pike atëherë ajo rrjedhë do të tërheqë pjesën më të madhe të mjegullës rreth pikave që nuk janë interesante, të themi sipas një rapoti të caktuar që varet nga shpejtësia e rrjedhës dhe kondraditave (fërkimeve) të mendimeve, jo rreth pikës por rreth pikëzave që do të rrjedhin. Kjo vije sepse ne për një moment do të heqim dorë që të hymë në pikë, pasi që ajo na duket e pamundshme me ato njohuri që kemi. Vetë shpejtësia dhe fërkimi i mendimeve do të krijojnë nxehtësi dhe dritë e cila do të pastrojë rrethinën nga mjegulla. Dhe e tërë mjegulla do të mblidhet rreth pikëzave që rrjedhin rreth asaj pike. Nuk është e rrallë që në fillim të rrjedhës së mendimeve të i lëmë anashë pikën dhe disa nënpika që na duken të largëta për qëllimin tonë. Mirëpo, kur të i jemi afruar fundit të temës, para se të i v'nojmë pikë asaj teme do ti marrim e të i fusim në temë. Nganjëherë kalonë kohë e gjatë dhe mjegulla e sjellur rreth nënpikave është formuar si një kore. Mirëpo pasi që ato janë nënpika dhe rëndësia e tyre është e vogël ato shpesh përbihen.

Kur t'i v'nojmë pikë temës, d.m.th kemi arritur që pas një rrjedhe aq të zjarrtë të mendimeve, ato mendime të i sistemojmë dhe me ndihmen e tyre e kemi kuptuar atë pikë. Atëherë kur e kemi kuptuar pikën e formulojmë me pakë fjalë atë kuptim dhe i v'nojmë pikë. Me të v'nuar pikë me njohurit që i kemi marrë kërcejmë në një pikë tjetër të një fushe të njëjtë brenda të njëjtes hapsirë apo edhe në ndonjë pikë gjetiu që për ne deri atëherë nuk ka qenë interesante. Po themë kërcejmë se në të vërtet në tru qelizat lëvizin aq shpejtë për botëkuptimin tonë sa që ne atë e kuptojmë si kërcim. Ky kërcim me vete merr kujtimet nga pika e fundit, ato kujtime janë të trusura. Varsisht nga neutraliteti (trysnia) i atyre kujtimeve do të ndalemi në një fushë të ngjajshme ose hapsirë që për ne nuk ka qenë interesante sepse kujtimi ka qenë neutral.

Kështu edhe unë po ndalem, jo nga neutraliteti por se dje (nga Kosova - e ka harru atje dikush) më ra në dorë një libër i cili është lexuar nga disa gjenerata para meje në Kosovë. Libri është lexuar edhe nga gjeneata ime, edhe unë e kamë marrë nëpër gojë edhe pse nuk i kamë mësu përmendësh vargjet si shumë vetë të kohës time, dhe shumë të tjerë para asaj kohe. Është fjala për Komedin Hyjnore. Pasi e përcjella kalimtarin e hapa librin dhe pashë që edhe ky njeri kish pas problem me pikë. Si do që të jetë, përshtypjet e para të mia ishin që edhe ky e shikonte Piramiden e madhe. Ende nuk e kuptova është për Piramid egjipti apo për piramida mbi varret e njerëzve të ndërtuara gjatë jetës së tyre e të lidhura njëra me tjetrën gjatë e pas jetës së tyre. Më mbetet të kuptoj vetë piramidën e Dantes të cilën si duket dikush mendon që ja kushtojë piramidës së jetës sipas kapitalistit. Dhe në fund do të mundohem të kuptojë jo për çka është Danet por cilën lidhje serike apo paralele apo ndoshta lidhjen yll sepse nganjëherë e përmendë jo tri n' tri - në shqiptare por atë fetare.

D.m.th besimtarët kanë të drejtë, jo pse thonë se ka Zot, por se sjellet e tyre e vërtetojnë atë çka thojnë.

E të tjerët, ata që thonë se ka dhe ata që thonë se nuk ka, është çështje kohe kur lidhen në trin'trin e 'Madhe.


Jump up ↑ Dikush tjeter e ka dhanë formulen: {E=m\cdot c^2}=\frac{m_0\cdot c^2} {\sqrt{1-\frac{v^2}{ c^2}}}
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sepse thonë një fjalë, ajo që ka fillim ka dhe fund. Mirëpo kjo nuk e përjashton që ka gjëra që nuk kanë as fund as fillimpërndryshe kjo do të ishte monotoni edhe e krijuesit, edhe pse monotonia mund të mos ketë as fillim as mbarim ajo për krijuesin është vdekje. Mu për këtë të dy grupet që nuk e dëshmojnë pohimin, do të vdesin dhe fitimtar do të jenë besimtarët jo pse thonë se ka Zot por se me sjellet e tyre e dëshmojnë që ka Zot. Zoti që ka krijuar atë çka ne nuk mund ta kapim e ta fusim në botëkuptimin tonë por vetëm t'a ndiejmë. Kështu është së paku përderi sa ata arrijnë sipas mendjes së tyre ta fusin në botëkuptimin e tyre atë që krijojë Zoti, ata e ndiejnë nevojen e Zotit. Sa më afër që të jenë aq më tepër e ndiejnë këtë nevojë. Pa marrë parasysh këndëvështrimin, edhe nëse fjalori i tyre nuk ndryshon sjelljet e tyre do ta dëshmojnë. Fundi i fundit, nuk kemi nevojë të shikojmë poshtë-lartë, majtas-djathtas, lindje-perendim, jug-lindje, sepse kemi një pikë të përbashkët jemi njerzë.

Problemi i dallimeve është po kjo pikë, jemi njerzë se po të mos ishim do të merrnim atë çka na duhet e nuk do ja merrnim tjetrit, vetëm e vetëm që të dalim fitimtar, ta sigujojmë ekzistencen apo ta zhdukim plotësisht tjetrin. Është kjo pikë që na ndanë e na bashkonë nga shtazët tona. Është kjo pikë e përbashkët që na shtynë në fund dhe në krye të shtazëve tona aq poshtë e aq lartë sa nuk e dimë është mirë të lëvizim më shpejtë si tjetri apo të qëndrojmë në vend, se ashtu do të fitojmë.

Tjetri sillet si shtazë, e meriton të vritet, por si ta vrasësh ke sharru edhe më thellë se ai. Këtë asnjë shtazë e njeriut nuk e kupton përpos njeriut. Asnjë shtazë sa do e zhvilluar nuk ka zgjidhje pa marr parasysh sa është ajo fizikisht e fortë apo e dobët. Si duket kjo pikë i mungon algjebrës së matematikës, edhe pse në natyrë kjo dukuri shpeshë ndodhë por e lokalizuar. Përderisa nuk del njeriut që në të njëjetën kohë mbesë gjallë dhe tjetrin e bënë të sjellet si njeri, njerzimi do të mbesë shtazë e vetë vetës dhe gjitha përpjekjet, gjitha flijimet lokale janë të kota. Si duket ky është edhe shpërthimi i hapsirës së shtazëve tona. Ky shpërthim ende nuk ka ndodhë, në një farë mënyre disa thonë që ka ndodhë por brenda hapsirës njerzore nuk ka kuptim sepse njeriu ka vdekur jo pse nuk ka dashtë të sharrojë porse ka qenë fizikisht më i dobët. Si do që të jetë, shpërthimi i vërtet ndodhë atëherë dhe vetëm atëherë kur faktori i forces fizike zhduket.

Cili bir none ka atë aftësi të zhdukë faktorin e forcës fizike. Deri sot, ka pas aso djemë që kanë mujtë të zhdukin këtë faktorë por fatkeqësish vetëm për një teritor (rrafshë). Ndër ta për mu, nuk është Isaja, as Muhameti po ai i Indisë. Kjo ndodhë se ndoshta edhe kundërshtari ka marrë mësime nga Isaja e Muhameti. Vetë rrjedhat pas konfliktit në Indi më shtyjnë të mendoj kështu. Nejse unë nuk e di sa libra të shenjët kanë lexu të dhënit pas idesë së tij.
Përderi sa në horizont nuk shihet shenja dalluese për njeriun normalë, mendojë që edhe ne shqiptarët të mundohemi të sillemi si njerzë, por kur tjetri të sillet si shtazë, na duhet të veprojmë. Boll kemi fliju edhe pse ende nuk e di mirë pse, si pasojë e faktorit fizikë apo idesë. Dhe përderisa sa të jetë kështu brenda botës së rrumllaktë shqiptare të mabahet simetria e trin'trisë shqitare. Formula për këtë është dhënë dhe nuk është vështirë të zbatohet, rri ashtu si je, thjesht shqipatrë.

Gjithë ata që afrohen e flasin në emër të të Madhit Zot e mendojnë për godina në këtë jetë, janë të njëjtë. Fara e tyre kurr nuk ka ndryshuar. Edhe kjo është shtazë e njeriut - E unë i lutem t'Madhit Zot të mos jemi i tillë, të marrë gurtë e tjetrit, e ti hedhë ata gurë mbi varrin tim. Kështu janë ata që me godinat e krijuara nga gurë e varreve të huaj në këtë jetë mendojnë të tregohen puntor e qe besa edhe të i afrohen të t'Madhit Zot. Mendojnë që me gurë të gëdhendur nga njerstë e shpeshë edhe gjaku i njerut të ngrehjnë kate-kate të t'Madhit Zot. I'Madhi Zotë nuk njehë kate-kate, nuk njehë piramida as të farës sonë as të farës huaj. As kate te poshtë as kate përpjetë. Se kati a shtresa më e lartë e tyre qëndron mbi gurët e katit më të ultë, e shpesh ato kanë nevojë për temele. E pra më thuaj cili është këtu më afër t'Madhit Zot, temeli apo maja. Nuk jemë në kohën e Faronëve, nuk jem në kohën e Dantes e shpresojë të jemë në kohën e njeriut të shkëput nga shtazët e tij. Nga ndriçimi njerzorë që në një anë ndriçon e tjetren hijësonë. Piramidat e Faronëve, kate-katet e Dantes kur të ndriçojë drita e t'Madhit Zot nuk do duken ashtu si nën driten që ka krijuar shtaza e njeriut, nuk do duket si godina të larta. Jo, jo do duket si shtazë të vuajtjes së njerzimit prej pa diturisë.

Besimtarët kanë të drejtë kur thonë se gjithë ne jem krijesa të t'Madhit Zot dhe para tij të gjithë jem të barabartë. Secili nga ne që është njeri gjatë jetës së tij harton godinen e vetë që do të ndriçohet mbi varrin e tij nga drita e njerzimit e nga drita e t'Madhit Zot. Gjitha elementet që ne i mbledhim npërmjet aftësisë që na japi i'Madh Zot për të menduar dhe ndërmjet veti për të komunikuar do ti lëmë si guri mbi varrë. Drita e njerzimit krijon hije dhe deri më tani nuk ka pasë aftësin të i ndriçojë godinat pa hije. Zakonisht nga ky ndiçimi që ka krijuar reflektim vetëm shtazët janë larguar, e të marrët pas reflektimit të ndiçimit kanë vdekur nga nxehtësia e rrezeve të reflektuara. Për të kapë gjeomertrikisht ndriçimin e t'Madhit Zot, nuk ka nevojë të mendojmë thellë, kujto nënë e babë, dhe logjiko se ti je krijesë e dashurisë së tyre. Për të parë godinat e tyre të ndriçuara nuk ndihmon asgjë përpos dashurisë e cila i paqyronë në ty ato ndërtesa. Gjitha të metat, gjitha hijet e tyre zhduken, i merr era e harresës. Këto godina do të jenë të përsosura dhe ti je pika më e përsosur e tyre. E ngjajshëm edhe të parët tanë janë pika më e përsosur e ndërtesës së ndriçuar nga drita e t'Madhit Zoti.

Pa marrë parasyshë se me cilat njohuri ata i kanë gëdhendur gurët, ne e dimë që ata janë munduar brenda mundësive të planifikojnë sa më mirë dhe për ata gurë që nuk kanë pasur njohuri të i gdhenin i kanë dekoruar ashtu që një ditë ti të i gdhendesh me njohurit tua ashu që nën ndriçimin e njerzimit të ketë sa më pakë hije.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Pa marrë parasyshë se me cilat njohuri ata i kanë gëdhendur gurët, ne e dimë që ata janë munduar brenda mundësive të planifikojnë sa më mirë dhe për ata gurë që nuk kanë pasur njohuri të i gdhenin i kanë dekoruar ashtu që një ditë ti të i gdhendesh me njohurit tua ashu që nën ndriçimin e njerzimit të ketë sa më pakë hije.

Ndriçimin e njerzimit të ketë sa më pakë hije!!! Punë shumë e vështirë. Në faktë është e lehtë po mos të ishtin edhe informatat e rrethit ku jeton njeriu. Informata që me kalimin e kohës ndryshojnë pakë me qëllim të mirë pakë me qëllim të keqë, e më shumë nga aftësia e ruajtjes së informatave.

Nejse me këtë "ndriçim" vihet në pyetje afrësia e ruajtjes së informatave. E kurr të merret kjo çështje në llup atëherë dilet në "tokë të pa shkelur" të shkencës. Jo pse shkencëtarët nuk e kanë provu, por ndoshta pikërisht që janë mundu aq shumë sa që kanë hyrë e kanë dalë e nuk e kanë vërejt. Pse munet me konë kështu, une kisha thonë qysh thojin shkencëtarët, "me emocione nuk kryhet puna" veçë se kësaj ja kisha shtu "parapuna fillon me emocione që lindin nga puna" . Logjikisht puna është lëvizje e energjis nga një gjendje në tjetrën pa marr parasysh formen, vendin etj. lëvizje de mo.

"parapuna fillon me emocione që lindin nga puna" anej teknej pi bjenë "Ali Aga, Agë Alia". Edhe peget qe bashë te çikjo shprehje pe del edhe kuptimi i të parës. Lëvizja po lind ende pa fillu puna. Po pika këtu është që nga shkencëtarët kjo lëvizje nuk mund të matet me instrumente sepse nuk ka bartës të lëvizjes. N'koft se është kështu atëherë duhet me gjetë një funksion matematikorë konvertues a inversë që e matë edhe lëvizjen që nuk është punë mekanike po që BIOS i punës mekanike. Për mendimin tim duhet me konë zgidhja duhet me qenë diku n-1, n, n+1. Ku "n" është gjendja reale, ndërsa dy tjerat janë imagjinare. Janë imagjinare sepse përderisa njëra lëvizje po imagjinohet që i ka parapri lëvizjes që e shohim , tjetra që e shohim është e imagjinuar para syve po ashtu nga puna e padukshme që është futë në instrument. Ndërsa realja është ajo që shohim. Kujtesa është instrumenti dhe pa marr parasysh sa preciz është ai instrument, ai nuk është në gjendje të japë realitetin.

Kujtesa është instrumenti i matjeve të lëvizjeve mekanike. Po është interesant se ajo matë edhe lëvizjet para lëvizjes mekanike. Nejse, në jetën e përditshme për këto shprehje përdoren trupi dhe shpirti, apo mendja dhe shpirti e shprehje të ngjajshme me një fjalë a është pula a voja ma e vjetër. Peget duhet mi zonë një vo hala pa u bo pulë, e mi vetë. Po si do që të jetë, njeri i hanë dyjat, po disa kur ta zonë vonë hala pa qelë thojin koka e prisht. Peget që qita janë shkenctartë dhe fetartë.

Nejse, për këtë pyetje të vojes edhe pulës peget që është shprehja tjeter, "vjet nuk rrin në trup, po n'kry". Edhe kjo e ka ata të veten. Po si e shpjegoin shkencëtarët, se fetaret, sa komë mujt me pa nuk kanë hapësirë të madhe të klasifikimit e të kategorizimit të dukurive. Si e përkufizon shkenctari shprehjen "vjet nuk rrin në thob, po n'kry". Po menoj me metoda shkencore. Si plasohet në tru ajo që shohim sipas shkencëtarve? Për këtë pyetje qysh e kanë stilin ata ekzaktët i marrin trut e kafshëve edhe masin rrymat dhe lëvizjet në tru. Shoqërorët ja fillojnë me shpjegime "emocionale". Janë emocionale sepse flasin nga njohurit e mbledhura në mënyrë emocionale. Emocioni nuk është i saktë sipas shkencës. D.m.th veprojnë si thashë më lartë sipas sistemit n-1, n, n+1. Ku "n" për ta është "Kuti e zezë". Po si mund të gjenden shkaqet më precize për rrëzimin e aeroplanit pa e hapur kutin e zezë. Problemi edhe më i madhë, dhe për besë edhe trishtues është kur shehë që "ekzaktët" provojin me kriju "kutia të zeza". Këtë nuk e bojin me metoda shkencore por me emocione. Kurrgjo e keqe, po të ishin emocione të pastërta, po ato janë të ndikume nga rrethi. Që të mos jenë të ndikume nga rrethi duhet me qenë truni dy takshë, d.m.th me bo regjistrmin e dy veprimeve në të njëjten kohë. Nuk ma merr menja që ka tru njeriu që ka pas këtë aftësi. Ka pasë njerzi që brenda një kohe shumë të shkurt për të tjerët të bëjnë regjistrimin dhe dhënijen e rezulltateve të regjistruar. Po kjo prap se prap nuk është dy takshë, po thjesht për ta thojim gjeni. Shtosi është se si e arrijin ata këtë shpejtësi? Është e njohur shprehja gjinit lindin nuk krijohen. Nuk jamë i sigurt që ashtë bash qishtu. Sepse po ta gjenin shkencëtarët si funksion "Kutia e zezë" atëherë gjenit do mbinin si këpurdhat mash shiut. Për qita peget Zoti i munon shkenctart me provu me instrumente mekanike. Si do që të jetë , rregulla numrë një është të mos e tradhëtosh veten, krejt tjerat janë lëvizje që mund të i mat edhe shkenctari e pseudo shkenctari. Për qita njeriu edhe me dashtë nuk munet mi tradhëtu veten e vetë, sepse nuk e lenë vetë vetja deri sa të vdesë. Disa, me kalimin e kohës fillin e vetë vetës e trashin disa vetëm e bojin mjegull rreth tij edhe vjenë dita që nuk dijin mi gjetë prej mjegullës. Si do që të jetë, në jetë disa janë skalar e disa vektorë. E preferoj vektorin për secilin njeri. Më duket se është logjike sidomos për kujtesen, ka më shumë të dhëna. Dhe këshu kur ke nevojë për llogaritje skalare mund t'ja heqësh veçorit tjera. Kështu po i shikojmë dy vektorë, "Me konë të rrish bohesh" dhe "Edhe prej budalles mëson njeri". Po që se një njeri bazohet vetem në njëren, atëherë potiten e tij lehtë është me gjetë - ja matë intesitetin (kapacitetin e të menduarit). Pakë më e komplikuar është kur njerzit i mbledhin, pjestojnë e shumëzojnë këta dy vektorë. Nejse, këta do ta shikojmë ndoshta ndonjëherë tjetër, sa për me u thellu, nuk bonë me harru "ort" vektorin. Ta shikojmë një ort vektorë që nuk ka kordinanta, demek me kordinata të panjohura.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ta quajmë këtë vektor "Asimetria". Kordinanta e tij nuk i dijmë. As ai nuk i dinte, përderisa e murr inxheksionin me xeher. Ishte i denuar me vdekje, gjilpana kish vetëmse kishte prekur lëkuren e tij. I kishin mbetur vetem dy zgjidhje të pajtohej me vdekjen ose të luftonte deri në fund. Si të luftonte? Lëvizjet, rrymimet në trurin e tij ishin aq të larta sa që nuk mendonte fare - një luftë me vetë veten? Lëvizjet dhe rrymimi në tru të qetsohej - të pranonte vdekjen? Pleqtë, të moshuarit, që ju afrohet vakti për me dekë, sipas disa doktorave i kalojnë disa faza. Nejse, duke fillu nga mospajtimi me vdekjen, kundërshtimi e deri tek pajtimi me kohën/vdekjen. A mund të gjendet ndonjë rrugdalje? Të vritet koha? Problemi i plakut dhe të riut me xehrin e vdekjes që sapo kishte prekur lëkuren e tij, janë të njëjtë. Plaku është i rralluar, nuk ka shumë energji, por i riu ka, por ky nuk ka kohë sa ka plaku. Në njëfar mënyre të dy gjenden në një pozitë të njëjtë. Ai thojin që shpejtësia më e madhe, demek masi që ta kalonë njatë shpejtësi ndalet koha. Çka d.m.th kjo për njeriun. Treguesin e orës, e ndalë me dorë, treguesin natyrorë të kohës natyrore me shka, mund ta ndal njeriu. Po metë vetem një zgjidhje, qelizat e trunit lëvizin shpejtë. Për me arrit ato me ndalë kohen ju duhet energji e madhe. A punë e ronë, shumë e ronë, e mundimshme, sidomos kur prapë duhesh të këthehesh në materie. Nejse, po e zomë që i riu e gjenë se si gjithë energjin e trupit ta fusë në një copë materie aq të vogël sa lëvizjen e kohës natyrore në krahasim me lëvizjen e asaj cope të materies mund ta negnizhojë. Çka ndodhë kur ai ja arrin që energjin e trupit të tij ta sjellë në atë gjendje? Të themi se e ka vetem një dimension asgjë më tepër. Në popull në këso rastesh thuhet "i ka ikë hoxhes prej tabutit". Po si i ka ikë, shtrohet pyetja?

Ai që i ka ikë, dije që është diçka çka nuk mund ta përceptoshë, e nuk mund t'i ikësh. Të zenë, pa marr parasysh ku je. E kur të zenë, lutju të ketë mëshirë me ty.
 
Top