Feith-Thaçi: Koha për të hapur kanal televiziv në serbisht

Feith-Thaçi: Koha për të hapur kanal televiziv në serbisht

Planet për një kanal televiziv të serbisht-folësve të Kosovës dhe i cili do të jetë për serbisht-folësit e Kosovës duhet tani të realizohen, kanë thënë të enjten përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës mbeten të angazhuara për ta themeluar një kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe me transmetim anembanë Kosovës.

Feith me këtë rast ka thënë: Puna në sektorin medial gjatë vitit të kaluar ka dëshmuar se serbisht-folësit në Kosovë dëshirojnë të kenë informim dhe argëtim i cili realizohet këtu në Kosovë në gjuhën e tyre. Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që veç ekzistojnë.

Tani, unë dhe kryeministri kemi ndërmend të punojmë me palët përkatëse të interesit për formimin e një grupi drejtues në lidhje me këtë projekt. Ne presim nga ai grup të sjellë një kanal televiziv me një redaksi të pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale, ka shtuar Feith.

Edhe kryeministri Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë hapjes së një kanali për serbisht-folësit e Kosovës. Një kanal televiziv i pavarur në gjuhën serbe është mbështetur nga të gjitha nivelet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai do të përkrahet fuqishëm, duke pasur parasysh që liria e shprehjes në gjuhën amtare të secilit është obligim kushtetues dhe një e drejtë njerëzore e patjetërsueshme për të gjithë, ka thënë Thaçi.

Mbetem i bindur se ky projekt medial do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit në këtë proces me rëndësi dhe e çmojmë mbështetjen e ICO-së dhe ICR-së, është shprehur ai. /Telegrafi/

Vyr1JJZATlM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26422

Top