Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.
Keni dale fare nga tema. Tani po flisni me shume per Enverin, ndjese paste, sesa per Nanon e per Ameriken.
Une mendoj qe Nano ka bere gjene me te mire qe mund te bente, me vetedije a pa vetedije, i pire apo esell, e ka bere aq mire sa s'ka, kesaj rradhe. Ato lepirjet qe flisni juve jane vetem pallavra, juve nuk jeni politikane dhe nuk merrni ere nga politika. Nuk e kuptoj fare ate qe e ka hapur kete teme, nje here thote qe eshte dakort me luften, nje here thote qe nuk eshte dakort me Nanon. Me duket se mosqenia jote dhe e ca te tjereve dakort ketu, s'ka te beje fare me temen, por thjesht me faktin qe ju s'jeni dhe s'keni qene ndonjehere dakort me Nanon, PS-ne, etj. dhe me deshiren tuaj PRIMITIVE per ti share. Plus, s'keni dhene asnje argument me vlere pervec punes se BE-se. Sa per BE-ne, BE-ja s'ishte dakort as per luften ne Kosove dhe po te mos ishte per SHBA, Britanine dhe NATO-n Kosova do ishte bere si Bosnja. BE-ja drejtohet nga ca politikane bythepambuke qe Shqiperine nuk e kane dashur dhe nuk e kane pare me sy te mire asnjehere. Evropa ishte ajo qe nuk i dha qytetit te Kukesit cmimin Nobel per paqen, sepse nuk ia vari dhe nuk e vleresoi fare ate qe beri Kukesi dhe e tere Shqiperia per Kosovaret. "Kercenimet" e Evropes nuk duhet te na levizin shume se Evropa kete qe beri per Irakun e ben dhe per gjera te tjera. Evropa ka qene ajo qe na ka dhene kufijte qe kemi. Nuk them qe politikanet tane kane qene korrekt, por dihet gjendja e vendit tone, e politikaneve tane. Kemi pasur tre raste te pastra per tu futur shume shpejt ne Evrope, por qe politikanet tane trapa nuk i kane shfrytezuar, perkundrazi i kane shperdoruar ne menyre skandaloze, sidomos politikanet e PD-se kane pasur dy raste, ata qe ju i simpatizoni ne menyre skandaloze, por edhe ata te PS-se kane pasur nje rast. Nuk eshte folur shume per keto raste te Shqiperise per tu futur ne BE, sepse asnjerit nuk i interesonte te fliste per to. Ato kane qene nisma te shpejta te ndonje vendi te BE-se, qe nuk jane shfrytezuar nga politikanet tane thjesht se keta te fundit e kishin mendjen tek lufta per pushtet midis tyre. Por edhe Evropa i ka lene keto nisma pothuajse pergjysem, sigurisht duke i justifikuar me gabimet e politikes shqiptare.
SHBA dhe Britania bene shume mire qe e sulmuan Irakun sepse per nje njeri si Sadami (Enveri, Saliu, Sllobodani) nuk kishte si te kishte rruge tjeter qe te nderronin mendje per ato qe bene. Ne parim e teori une personalisht jam kunder luftes dhe kur filloi ky problem isha kunder. Me kalimin e kohes, duke pare se c'ishte bere gjate gjithe kesaj kohe dhe duke pare se c'gjendej ne Irak nga misioni i OKB-se, ndryshova mendim perpara se te fillonte lufta. Mendoj qe SHBA priti, aq sa duhet te priste. Nuk mund te pritej me shume. Gjate luftes shume anketime treguan se mendimi i shume njerezve ne Evrope ndryshoi dhe kjo me beri te mendoj qe kam te drejte. Prandaj dhe mendoj qe Nano ka bere ate qe duhet. Sic e thashe dhe me lart, mendoj se lufta eshte nje rruge primitive per te zgjidhur problemet, por ne bote ekzistojne popuj dhe njerez si ata qe permenda me lart me nje kulture te kufizuar, logjike te dobet e pasione te cmendura, qe fatkeqesisht kane shume gjera te rrezikshme ne dore dhe bashke me to edhe jete njerezish. Per ta lufta eshte fatkeqesisht zgjidhja e vetme.
Shikoni edhe kete artikull per mendime mbi luften:
Dyshimi i madh nga Oriana Fallaci