Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

RobertdeNiro

Primus registratum
Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Une jam personalisht qe USA te nderhyj ne Irak per te hequr diktatorin Sadam Hysein dhe rregjimin e tij,me ose pa mandatin e OKB.
Por mendimi im eshte pa interes per politiken shqiptare.
Vendimi i kryeministrit Nano ai eshte i rendesishem per te ardhmen e Shqiperise.Dhe vendimi qe ai mori ishte me ekstremi ne bote.Nderkohe qe edhe mbeshtetesit e USA per kete ceshtje Italia,Spania,Bullgaria jane vetem mbeshtetes politik, Fatos Nano vendos qe te vere trupa ne dispozicion te luftes.
Ky vendim ndihmon vetem ate personalisht dhe qeverine e tij por jo Shqiperine.
1.Fatos Nano ish-nendrejtori institutit per studime Marksist-Leniniste,beniamini i Nexhmije Hoxhes ska se si ti doje amerikanet qe i ka share gjith jeten, por si cizmelepires qe eshte, e di se cila cizme kur duhet lepire per te mbajtur postin.
2.Duke e prishur me EU ai nga njera ane nuk ka pse ti permbush kushtet qe EU i ka vene shqiperise,dhe nga ana tjeter do thote:EU nuk na do prej punes se Irakut dhe jo se ne nuk po punojme.
Lexoni artikullin e mare tek "Gazeta Shqiptare".



BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

LAJMI

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Kriz-ave u bën thirje BE dhe komunitetit ndërkombëtar që Shqipërisë ti kushtëzohen ndihmat dhe negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me kryerjen e reformave institucionale dhe ndjekjen e politikave të përgje-gjshme rajonale nga qeveria. Raporti del për koincidencë me marrjen e vendimit nga qeveria shqiptare për të dërguar komando në Gjirin Persik.

Qefmbetja e europianëve për Shqipërinë dje është kthyer në një kërcënim të hapur. Këtë herë përmendet rishikimi i ndihmave dhe i procesit të negociatave për asociim-stabilizimin. Në mes është çështja e Irakut dhe pozicioni që shteti shqiptar ka marrë në mbështetje të veprimeve të SHBA-së. Grupi Ndërkombëtar i Krizave me qendër në Bruksel i sugjeron Bashkimit Europian që të kufizojë ndihmën për Shqipërinë. Shteti shqiptar edhe më parë ka pasur të njëjtat probleme, për të mos thënë më të rënda. Në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave përmenden fakte tepër tronditëse për Shqipërinë. Më shumë se konstatimet që bëhen, tronditëse janë sugjerimet e këtij institucioni. Në raport thuhet se problemet e thella ekonomike e shoqërore mund të kthehen në politike nëse lihen pa zgjidhur. Konstatimi vazhdon me faktin se përparimi i reformave pengohet nga korrupsioni dhe paaftësia e sektorit publik. "Qeveria nuk po tregon asnjë shenjë se po e lufton me seriozitet korrupsionin. Konsensusi politik i arritur midis partive po prishet dhe tensionet pritet të shtohen me afrimin e zgjedhjeve lokale në tetor". Në raport përmendet edhe qëndrimi konfrontues i qeverisë me shtypin. Sipas këtij raporti, është rritur krimi i organizuar, sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i dobët, papunësia është e lartë, rendimenti i ulët dhe kriza energjetike vazhdon. Varfëria e thellë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit ka çuar në rritjen e emigracionit dhe të trafikut njerëzor. Rekomandohet përmbushja e angazhimeve para opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për reformën zgjedhore, ti jepet përparësi zhvillimit të zonave të ndryshme si dhe luftimit me ashpërsi të krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Qeveria të heqë dorë nga presioni ndaj shtypit dhe të marrë masa që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për lirinë e të shprehurit", thuhet në raport. Konstatimet janë të nagjashme me shumë raporte ndërkombëtare të institucioneve të ndryshme, por ndryshojnë në një pikë. Ndërsa në të parat nuk sugjerohen ndëshkime, në raportin e dalë, mbase për koincidencë me vendimin e Shqipërisë për trupat në Irak, kërkohet që BE të kushtëzojë ndihmën për Shqipërinë. Ajo që bie më shumë në sy është fakti që përveç reformave si kusht futet edhe "politika e përgjegjshme rajonale e qeverisë". Nëse bëhet fjalë për politikën me vendet fqinje, kjo e fundit është vlerësuar më shumë se një herë si pozitive si nga vendet e BE-së ashtu edhe nga SHBA-ja.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Ke te drejte kur thua se mendimi yt eshte irelevant per skenen politike dhe ashtu qofte per jete.

Se opinioni yt mendjeshkurter nuk mund ta shikoje dot pasionin pro-amerikan te Nanos ky nuk perben nje problem per Nanon por per ty. Nese ty nuk te mbushet mendja se ish-komunistet jane pro-amerikan te vertete mjafton te kujtosh pak se kush ishte ne krye te revolucionit demokratik te 1990 qe keshtu te ftillohesh dhe te vish ne vete. Jo se deri tani dukesh se kujton se je nga te paktet individe ne shqiperi qe do demokracine apo idealin amerikan.

Pra edhe njehere qe mentaliteti yt e shikon identifikimin dhe solidarizimin pakushte te Nanos me Ameriken si "cizmelepires" kjo ngelet vetem problem i horizontit tend te ngushte.

Keshtu pra Fatos Nano ish-drejtri i institutit Marksit Leninist ka 1000 arsye me shume se burgaxhinjte e Hoxhes ti doje dhe ti vleresoje amerikanet. Sepse Nano mendon dhe funksionon jo si mjeran, e as si skllav apo viktime e dikujt por si elite, perparimtar qe per synim dhe model arritje ka me te fuqishmin, me te begatin dhe me perparimtarin.

Ti ke ke??

Jo 30 apo 70 por 1000 trupa shqiperia te dergoje ne lufte me Irakun prape ajo i ngelet ne borxh amerikes. Per ne amerika eshte dhe duhet te jete po aq i shenjte sa edhe vete shqiperia, se veten si shqiptare, krenare, te afte e te zote ne cka dime te bejme, te vleresuar dhe te integruar pa paragjykime dhe diskriminime per nga vijme e cka jemi, ne e kemi gjetur vetem ne amerike. Vetem ky fakt eshte me se i mjaftueshem qe ne ti sherbejme amerikes ashtu sic i sherbejme kombit tone.

Ketu nuk po permend se sa jete shqiptare u shpetuan nga nderhyrja amerikane ne Kosove dhe se si na shpetoi amerika kombin ne 1919 ne Paris.

Sigurisht qe politika dhe diplomacia duhet ti sherbeje te gjitha aneve te interesit shqiptar, si atij te lidhur me ameriken ashtu edhe atij te lidhur me Europen, por ky i fundit deri me sot ka qene ose anatgonist me synimet tona ose i pafrytshem apo shterp. Ja pse kur vine puna te zgjedhim se kujt ane te interesit tone kombetar duhet ti sherbejme me shume, ai qe na lidh me ameriken eshte padyshim primar.

Te veprojme ndryshe do te thote te jemi nje komb i papergjegjshem, hipokrit, mosmirenjohes dhe ne fund te fundit budalla, se i biem te mires me te madhe me shqelm.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Ik ere pall.
Po me tregon ti mu Dhjetorin e 90.
Kur u perleshnim me policine ne studentet e atehershem per te rezuar diktaturen, Fatos Nano lepinte cizmet e vejushes se Enverit.
Ai u zgjodh si kryeminister nga Ramizi,per te qetesuar Nexhmijen dhe klanin e Hoxhave.

Sigurisht qe Fatos Nano dhe shtresa qe ai perfaqeson,ne te cilen beke pjes edhe ti,pasi lepit cizmet e Titos,Stalinit,Hrushovit,Maos,Enverit,Nexhmijes,Ramizit,Simitis tani vendoset te lepini edhe ato amerikane.

Por kesaj rradhe nuk do i dalin llogarite pijanecit.Ai kujton se po ja u fut atyre rrugaceve ordiner me te cilen e lidhin bizneset dhe harron qe ka te bej me Ameriken.

Enver Hoxhes i terhoqen shqiptaret vetem bustin zvarre.
Kete qorrin bastardin Grek do e terheqin per se gjalli
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

<span style="font-style: italic">Edituar. Nuk lejohen ofendimet ndaj anetareve te albforumit.</span>
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Me duket se mesazhi i dyte i Isaac-ut mund te konsiderohet si ligji i katert i Newton-it!!!

Duke qene se jam pltesisht ne mbeshtetje te luftes per rrezimin nga pushteti te diktatoreve kriminele si Sadami mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare e kam konsideruar pozitive, pavaresisht se jam i sigurte se enveristet dhe komunistet e bejne sa per sy e faqe pasi thelle ne shpirt ato jane me ruset e kinezet, d.m.th kunder amerikaneve.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Tirana 1614
Sikur ta kishe lene me ligjin e katert replikimin do te kisha falenderuar shume.
Tani e kalove ne ligjin e trete cka do te thote nje marsh me pak po ta llogarisim si nje veture me kater rrotlla.
 

Guest
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

o njerez....po si ka vepruar nano keq kur ai ka mbeshtetjen e amerikes?Puna eshte se te dy palet keq po verpojne.Iraku ka te drejte te jetoje sic do ai jo sic do Amerika apo Anglia.Perderisa bota nuk endjen rrezikur e &quot;armeve&quot; te Irakut pse e hedh shurren perpjete Amerika?Po mos harroni se arme ka edhe Korea e Veritu por nuk sulmon amerika per dy arsye:
1-Nuk ja mban
2-Ska ce do Korene se nuk ka nafte e flori.
thirrini mendjes edhe ti Isacc qe thua se je ne Amerike por ne te vertet je ne Gjermani &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

une_une

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Fillimisht postuar nga *GJENERALI*:
[qb] o njerez....po si ka vepruar nano keq kur ai ka mbeshtetjen e amerikes?Puna eshte se te dy palet keq po verpojne.Iraku ka te drejte te jetoje sic do ai jo sic do Amerika apo Anglia.Perderisa bota nuk endjen rrezikur e &quot;armeve&quot; te Irakut pse e hedh shurren perpjete Amerika?Po mos harroni se arme ka edhe Korea e Veritu por nuk sulmon amerika per dy arsye:
1-Nuk ja mban
2-Ska ce do Korene se nuk ka nafte e flori.
thirrini mendjes edhe ti Isacc qe thua se je ne Amerike por ne te vertet je ne Gjermani &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Kur do ti kur ta ndiesh? Kur te shpertheje prova e pare atomike irakene? Pastaj Sadami te veje ne muzeun teknologjik te ri ne Bagdad bomben atomike ne vitrine? Ka per ta vene pasi te e kete perdorur disa here. Sadami ka dhene prova qe eshte i zoti ta provoje.
 

Guest
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

ej o Shadow je keqkuptu mer plak.Amerika nuk ka te drejte te sulmoje pa pasur prova.Hans Bliks erdhi me rezultate zero.
 

edda

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Fillimisht postuar nga *GJENERALI*:
[qb] ej o Shadow je keqkuptu mer plak.Amerika nuk ka te drejte te sulmoje pa pasur prova.Hans Bliks erdhi me rezultate zero. [/qb]
ti me te vertete mendoje se Bliksi do gjente gje?! Sadami eshte aq bir k.. sa te fshije horrlluqet e veta. e pastaj kujt ia mban te flasi ne Irak. Kur filloi isha goxha e lekundur por kur degjova se para luftes kishte nxjerr nje ligj qe shtetezonte pronat dhe u hiqte kombesine atyre qe linin irakun them me plot goje ti bjerin e ta rrjepin per se gjalli. Me vjen keq vetem per popullin qe po vdes per buke ne nje kohe kur ai shkon e dhuron paret familjeve te kamikazeve palestineze.. oh zot kur do shfarosen keto diktatore
 

marko

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

O Gjeneral.
Rezoluta 1441, i kerkonte Sadamit te sillte prova qe nuk i kishte.
Pas luftes se gjirit, kur ju be inventori, ai kishte p.sh. 8500l antrax.
Me ate rezolute (1441) nuk ishte detyra e inspektoreve ti gjenin, se Iraku eshte sa Kalifornia, nuk ka fun, por detyre e Sadamit te tregonte qe ai ato arme i kishte shkaterruar.
Qe diten qe u gjet Al -Samoudi i pare, Iraku kishte thyer ate rezolute, dhe armepushimin qe kishte nenshkruar ne 91, ku ne baze te atij armepushimi atij nuk i lejohej te zoteronte rraketa pertej nje fare rrezeje veprimi.
Ishte ai armepushim qe nuk e rrezoi ne 91, prandaj ai duhej ti permbahej, pra shkeljet ishin flagrante.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Tirana
Ka nje ndryshim te madh ne menyren se si konceptohet nderhyrja amerikane nga une dhe nga ty. Ti e shikon ate ne konture idealiste dhe ngazellehesh duke kujtuar se amerika sulmon ne emer te lirise apo te drejtave te popullit irakian. Kjo eshte ndoshta e vertete por eshte nje e vertete nga fundi i listes qe megjithate ka vlera morale.

Por e verteta e madhe dhe primare eshte se amerika sulmon per te konsoliduar sigurine dhe mirefunksionimin e saj, ku aty perfshihet edhe dominanca ekonomike qe amerikes i takon. Pra amerika kerkon te sundoje me te drejte dhe me pikerisht kete vullnet solidarizohet Nano e co.

Ti pra mbeshtet ameriken ne emer te moralit te skllavit, Nano e mbeshtet ne emer te moralit te masterit. Amerika sulmon se pari per te kenaqur interesat me te cilat pajtohet Nano dhe pastaj ato qe ti mbeshtet dhe qe ne fund te fundit akoma jane per tu vertetuar pasi fare mire demokracia ne Irak mund te mos funksionoje.

Pra kjo eshte ceshtje botekuptimi dhe aleanca qe seicili kerkon ne kete lufte eshte sa parimore e strategjike aq edhe per interes material.

Tani me ler te kthehem edhe une ne fallxhor si zotrote dhe te te lexoj mendjen.
Ti kurre nuk do kishe per ta mbeshtetur ameriken nqs Iraku do ishte nje demokraci optimale (psh si ato te Europes perendimore) por qe megjithate vazhdonte te perbente nje rrezik real per interesin dhe mireqenien amerikane. Ti shume pak e shikon rendesine e fuqizimit absolut te amerikes dhe dominimit te saj ne bote edhe kur kjo ndodh ne kurriz te popullatave te tjera, sepse ti je me shume i interesuar per lirine dhe te drejtat e masave te shtypura, bythegrisurve, injoranteve dhe te mjeruarve. Kur ky faktor nuk ekziston ideali yt rrezohet dhe me te edhe &quot;pro-amerikanizmi&quot;. Nuk e di por cfare arsyeje do paraqisje ti nqs amerikes psh neser do ti duhej te sulmonte Francen nese ajo do paraqiste nje rrezik per sigurine kombetare amerikane. Me sa di une ne France njerezit jane te lire dhe interpretimi yt per nderhyrjen amerikane &quot;per rezimin e diktatoreve&quot; nuk do ekzistonte.

Kurse Nano e ka aleancen me ameriken te pakushtezuar sepse te dy kane nje objektiv dhe filozofi te perbashket e cila eshte pushteti dhe dominimi.
Pra mbeshtetja jote per ameriken eshte sa shterpe aq edhe boshe. Mentaliteti yt ne kete aspekt sillet pak si ai i Bin Ladenit apo anadollakeve te tjere arabe qe deri dje e kishin aleate ameriken e sot duan ta shuajne nga faqja e dheut.

Ky pra eshte fundi i aleancave kur njera ane solidarizohet ne emer te idealit dhe jo interesit material apo strategjik.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Martin
Efekti &quot;balete&quot; te paska perfshire brenda vorbulles thithese dhe me cshoh, ju hidheni hopa, hopa nga njera ideologji te tjetra, vetem e vetem qe te jeni besnike te ideologjise suaj dhe kur ideologjia juaj mer fund, gjeni nje ideologji tjeter qe perputhet pak a shume me mendime dhe vepra staliniste te meparshme(vetem nderrime emrash ka ketu) .
Edhe ti u theve si Gjenerali o shoku Martin.
Bravo Baletes &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/cool.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Kastriot bej te fala Baletes dhe thuaj qe edhe nje tjeter u shtua ne liste.
Nuk eshte dhe aq e marre esse-ja e Baletes.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

per mendimin tim shqiperia nuk duhet te angazhohet ne lufte ajo duhet te mbaje krahun evropian sepse lufta usa eshte nje plan per futjen e botes ne katastrofe shiko tani se cfare eshte okb kur ajo nuk u pyet po nese neser ngrihet kina kunder japonise pa lejen e okb.legjimiteti i saj eshte vene ne dyshim.pastaj lufta duhet anlizuar pse behet .pse direkt DIck Ceney nje njerzit e administrates se bushit fitoi tenderin e portit te nje qyteti ne irak.
Luftë për hegjemoni


Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme dhe prej shumë drejtimeve, Sh.B.A- të e filluan luftën e pritur kundër Irakut. Ia imponoi botës zërin e fishekut dhe zhurmën e aeroplanëve, në kohë kur e tërë bota dëshironte fitore të diplomacisë, duke i dhënë shansë asaj që quhet e drejtë ndërkombëtare. Mirëpo administrata e Bushit, e fundosur deri në vesh në humnerën e fjalimit sionisto- krishter, e befasoi botën me vendoshmërinë e vet dhe çdo gjë la pas shpine, që të shkojë në betejë.

Ma mer mendja se Ariel Sharoni, njeriu me duar të përlyera me gjak të pastër, i ka fërkuar duart disa herë, kur i ka ardhur ky lajm. Kjo është luftë afër ti dhe në llogari të tij fillimisht, edhe pse është në llogari të Sh.B.A.- ve, pasiqë detyrimisht kalon nëpërmjet Izraelit, e cila qëndron në rajon sikurse zagari dhe syri, i cili e mbron interesin amerikan në rajon. Gazeta hebreje “Jedijut Ahrenut” me njëzet mars, disa orë para se të fillon ofanziva amerikane kundër Irakut, tregon se Sh.B.A.- të u kanë dhënë një miliard dollar ndihmë finansiare dhe për siguri, prej nëntë miliardëve që ua ka kërkuar Izraeli, si kapar për të treguar kujdesin amerikan për sigurinë izraele. Kurse Gondaliza Raiz këtë myzhde ia dërgon me telegram ministrit të finansvae Benjamin Netenjahut, një natë para agresionit amerikan, sipas të njejtës gazetë.


Detyrë e re amerikane


Kjo luftë i tejkalon deklaratat e publikuara për ç’veshjen e Irakut nga armatimi për shkatërrim masiv, edhe pse Bushi menjëher pas fillimit të sulmeve ushtarake kundër Irakut deklaroi se: “lufta për ta ç’veshur Irakun nga armatimi ka filluar”. Kjo nuk është asgjë ma tepër se sa një gënjeshtër amerikane, në mesin e shumë gënjeshtrave tjera, të cilat i shfrytëzon administrata e re republikane që nga 11 shtatori 2001 për të realizuar aspiratat e veta. Kjo luftë është episodi i dytë, në serialin e qëllimeve amerikane që kanë dalur pas 11 shtatorit, të cilat përfundojnë me futjen e botës në një qosh të ngushtë dhe shpalljen e shekullit të “paqës amerikane”.

Kjo strategji e re amerikane, e cila synon imponimin e hegjemonisë me forcë ushtarake, ka filluar me 7 nëntor 2001, me fillimin e agresionit kundër Afganistanit, kurse është kuptuar qartë në deklaratën me rastin e bashkimit, me 29 janar 2002, ku kryetari amerikan tha se bota është ndarë në dy pjesë që nuk munden të pajtohen mes vehte: e mira dhe e keqeja. Ndodhitë e 11 shtatorit, i kanë dhënë Vashingtonit mbulesë ideologjike për këtë strategji, gjë të cilën e ka shprehur Vilijam Kristel, i cili është njëri nga teoriticientët e dalluar konzervator kristijan në kohën e Reganit dhe që luan një rol të rëndësishëm në këtë administratë, i cili shumë qartë tha: “administrata republikane e re dëshiron që pa komplikime të luan rolin e shqiponjës, kurse ndodhitë e 11 shtatorit e kanë bërë që mos të brengoset për dyshimet europiane, sepse ata që nuk janë me ne, janë kundër ne”.

Në tërë pesë dekadat e kaluara, Iraku ka qenë në qendër të vëmendjes strategjike amerikane kundrejt lindjes së mesme dhe gjirit, duke e konsideruar si letër në gjeopolitikë, e jo si tërësi që është. Gjatë viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, Iraku për Sh.B.A.- të ka luajtur rolin e penguesit të përhapjes së komunizmit dhe ka qenë hallka qendrore në të ashtuquajturën aleancë e Bagdadit. Gjatë viteve të tetëdhjeta Iraku ka luajtur rolin e penguesit nga zgjërimi shiit, në kohën e Homeinit. Kurse në fillimin e viteve të nëntëdhjeta Sh.B.A.- të e bënë letër presioni ndaj shteteve të rajonit. Kurse sot Sh.B.A.- të dëshirojnë që Iraku të luan rol tjetër, të cilin ia kanë vizatuar në zyrat e ndikimit, zyrat e naftës dhe armatimit, rolin e urës për në shtetet e rajonit dhe thesaret e tyre. Domethënë ky Irak, i cili deri dje ka luajtur rolin e “penguesit”, sot të luaj rolin e “hapësit” të rajonit para depërtimit amerikan. Sipas shiqimit momental të administratës amerikane, Iraku paraqet çelësin e “demokratizimit të rajonit” dhe dominoja e parë, pas së cilës do të binë shtetet tjera të lindjes së mesme dhe gjirit.

Rober Kahan, fytyrë e njohur djathtiste dhe konzervative në Amerikë, e ka shprehur këtë drejtim amerikan kundrejt Irakut dhe shteteve të rajonit duke thënë: “Amerikanët duhet të njohin llojin e detyrës që do ta kryejnë në Irak, pasiqë administrata e Bushit është serioze dhe Sh.B.A.- të janë të vendosura që të mbesin afatgjatë në Irak dhe në Lindjen e mesme. Është detyrë që nuk dallon aspak nga ajo që e bëmë në Japoni para gjysmë shekulli. Qëllimi nuk ka qenë rrëzimi i qeverisë agresore dhe tirane japoneze, por rindërtimi i tërësishëm i politikës dhe shoqërisë japoneze, sipas fotografisë së Sh.B.A.-ve”.

Pas ndodhive të 11 shtatorit, Sh.B.A.- të rajonin e Lindjes së mesme nuk e shohin stabile, ka nevojë për dridhje nga brenda për të ndryshuar sistemin ekzistent rajonal, duke e kompenzuar me një sistem tjetër, i cili do të garanton më shumë për politkën amerikane në aspektin e sigurisë dhe ekonomik. Hapa të cilat do të garantojnë se nuk do të përsëriten ndodhitë që e goditën Amerikën në brendësinë e sajë dhe për së pari herë e bënë të ç’veshur. Është e vërtetë se administratat amerikane të njëpasnjëshme, që nga themelimi i Izraelit në rajon, nga viti 1948, i ka pasur para sysh këto fakte, mirëpo kjo administratë e re e ka përmbysur matematikën tradicionale në politikën amerikane kundrejt lindjes së mesme, pas dridhjes së madhe të 11 shtatorit, duke u përqëndruar në çeshtjen Irakiane si hyrje e jo në konfliktin arabo-izraelit, siç ka qenë në të kaluarën.

Administrata e kaluar amerikane zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit ose palestinezo- izraelit e konsideronte hyrje kryesore në ndryshimine rajonit, pasiqë zgjedhja e këtij konflikti do të sjellte deri te normalizimi i marëdhënieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tija, që sipas traditës së administratave amerikanë ishte elementi kryesor i destabilizimit të rajonit. Kjo politikë ka dëshmuar, që nga konferenca e Madridit, në tetor 1991, së paku se është duke vërë bast në atin që do të humbë, edhe përskaj tentimit që të kapen fortë për këto aspirata, duke organizuar konferencën ekonomike të Lindjes së mesme dhe Afrikës veriore në Kazablankë të Marokos më 1994, në të cilën mori pjesë edhe Isak Rabini, premieri i shtetit hebrej, zyrtarisht, dhe përhapjes së teorisë së projektit për krijimin e ligës së Lindjes së mesme, të cilën e kishte shpikur Shimon Perezi. Ky bast ishte i humbur që nga fillimi, për shkak të forcës së argumenteve të paluhatshme historike, gjeografike dhe politke dhe për shkak të fuqisë së Izraelit për tu larguar nga të gjitha detyrimet e nënshkruara.

Përballë goditjes së 11 shtatorit, u ndryshuan prioritetet e politikës së administratës amerikane në lindjen e mesme. Ata zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit e vënduan në fund të listës, pas Irakut dhe shteteve përrreth. Kjo u vërtetua me qëndrimin e tyre ndaj krimeve izraelite kundër popullit palestinez dhe mosndërhyrja në konfliktin mes pushtetit të autonomisë palestineze dhe shtetit izraelit, pastaj lajmërimi i përsëritur për projektin e “hartës së rrugës” dhe vonimi i tij deri pas luftës kundër Irakut. Administrata e re republikane, e cila udhëhiqet nga djathtistat e dalluar kristijan, udhëheqësit e lobit çifut në Amerikë dhe nga rryma evangjeliste, konsideron se shkaqet e 11 shtatorit qëndrojnë në infrastrukturën kulturore dhe politike të shteteve të rajonit dhe se ndryshimi duhet të nisë fillimisht nga dridhja e kësaj infrastrukture, lëvizja e pushteteve ekzistente dhe eliminimi i “status quo”- së e cila dominon disa dekada, sepse kjo gjendje e ka lindur “ekstremizmin fetar” dhe fundamentalizmin “binladinor”.


Pesë prioritetet…!


Për shqiponjat e administratës amerikane ekzistojnë pesë prioritete të rëndësishme në rajonin e lindjes së mesme:

1- Iraku: sipas planit amerikan duhet ndryshuar qeveria socialiste sadamiane dhe duhet zëvendësuar me qeveri federal, ku do të ndajnë pushtetin sunnitët, shiitët dhe kurdët, ose qeveria mbretërore, e cila do të mvaret nga Vashingtoni.

2- Mbretëria e arabisë Saudite: Sipas konzervativëve të administratës amerikane, ky shtet është djepi i ekstremizmit islamik në botë arabe. Këta dhe lobi çifut kanë qëndruar pas akcionit të fuqishëm kundër sajë në vitin e kaluar. Plani i tyrë kërkon që të ndryshohen raportet që e lidhin Vashingtonin me Rijadin që nga viti 1945, nga koha e Ruzveltit, sepse në njërën anë është vendbanimi i Usame bin Ladinit, kurse në anën tjetër baza e vehabizmit. Ky plan kërkon që shteti saudian të shton dozën e liberalizimit politik dhe të përcakton hapësirë të caktuar ndaj shkollës vehabite, e cila e ushqen esktremizmin fetar, sipas tyre.

3- Irani: Konzervativët në shtëpinë e bardhë, parashohin që Irani do të fillojë të bëlbëzon për shkak të rrethekimit nga “miqtë e Vashingtonit”, në Afganistan dhe në Irak, nëse arrijnë sukses në skenarin e dytë. Ata mendojnë se Irani është i shqetësuar nga shkaku i zotërimit amerikan të naftës iarakiane, sepse kjo do të dërgon në zbritjen e çmimit të naftës në tregje, e më pastaj anashkalim të rolit iranian. Ata këshillojnë të bisedohet me pushtetin aktual që mos tu ikin amerikanëve mundësitë e naftës, të cilat shkojnë te europianët për shkak të bllokadës ekonomike që ka Irani.

4- Konflikti Arabo-Izraelit: duke u imponuar zgjedhje të dyja palëve; edhe palestinezëve edhe izraelitëve. Ata thonë: kampi i Sharonit e refuzon marëveshjen e Oslos dhe nuk e dëshiron paqën, mirëpo ata mbështeten në largimin e pushtetit të Sadamit, që ta bindin Izraelin, për barazi politike, pasiqë ta eliminojnë rezikun nga rajoni.

5- Siria: Akuzat e drejtuara kah Siria janë: përkrahja e Hizbullahit, parti shiite libaneze dhe strehimi i organizatës “Xhihadi Islamik” palestineze. Efraim Hilefi, drejtor i mëhershëm i Mosadit izraelit, ka thënë: “Pas Sadamit, kemi akoma armiq tjerë, të cilët do të fshehen: Arafati, Beshar Esedi, Nasrallahi, lider i Hizbullahit”.


Llogaritë e arës dhe lëmës


Sh.B.A.- të nuk munden të shkojnë në luftë në Irak pa hartë në Dorë. Është bërë shumë e qartë se hegjemonia mbi lindjen e mesme dhe gjirin është synimi përfundimtar i kësaj lufte. Të përkujtohemi se luftari amerikan në traditën luftarake amerikane, siç e paraqesin filmat e holivudit, nuk kthehet nga lufta pa vënduar pushtet të ri me forcën e armës dhe pa marur me vehte thesarin e atij vendi, mirëpo ka një dallim në formë: bombarderat b 52 i kanë zëvendësuar kuajtë dhe shalat.

Në këtë luftë përputhet interesi amerikan me ate izraelit, që domethënë rindërtimi i Lindjes së mesme në formë që e dëshiron Tel Avivi dhe Vashingtoni: pushtete lojale ndaj Amerikës, të nënshtruara ndaj hegjemonisë izraelite në rajon, e vetmeja e cila do ta mban të drejtën për të poseduar armë për shkatërrim masiv.

Puse të naftës të hapura, treg i madh për të tregtuar mallërat amerikane dhe izraelite dhe në fund, edhe pse nuk është e fundit, krijimi i një shteti të vogël palestinez të ndarë mes vehte, pran shtetit Sionist, i cili duhet të jetë baza.

Ndoshta kjo është ëndër e shkruar në letër, mirëpo pa dyshim se është marri. Ndoshta Vashingtoni nuk kupton se me tërë këto lëvizje të aeroplanbartësve dhe aeroplanat bombardues në rajon është duke e hapur një derë para një të ardhme të paqartë dhe të hapur para të gjitha skenareve, sepse llogaria e arës nuk përputhet çdo herë me të lëmës. Më herët kanë thënë se revolucionet i hanë djemtë e vet, këtë e kemi kuptuar, mirëpo cilin e han lufta…?!


Idris Kenburi
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Kastriot
Pershendetje Baletes dhe thuaji qe esse-ja e tij paska qene shume fleksibel. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Edhe nje tjeter ne liste &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Po shtohet bereqeti, marshalla
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Albinos

Njesia matese qe ti dhe shume ketu perdorin eshte sa qesharake po aq edhe naive dhe e mefshte. Ju kujtoni se cdo gje qe bejne te tjeret e bejne per ideal apo ne emer te kesaj apo asaj ideoligjie. Ja pse mendja juaj ka vetem nje shine dhe botekuptimi juaj ka nje horizont qe e kap me dore.

Nqs ti mendon dhe i analizon gjerat vetem si funskion te ideologjive kjo eshte fatkeqesia jote, por edhe mjerimi yt. Por shume njerez gjerat i bejne ne emer te interesit qe siguron vete ekzistencen e tyre.
Ti sherbesh ketij interesi eshte sa jete-dhenese aq edhe e ligjshme. Ja pse ata qe kishin pushtetin dje ne shqiperi e kane ate edhe sot, dhe pasardhesit e tyre do te kene ne jete te jeteve. Por jo se ata i sherbejne kesaj apo asaj ideologjie, por sepse ata i sherbejne pikerisht menyres qe te siguron pushtetin, fuqine si ekonomike dhe politike qe ne fund te fundit jane funksione te interesit te tyre.

Klases se larte dje i sherbeu komunizmi per te dominuar, ata i sherbyen atij. Kur komunizmi nuk po ishte me aq frutdhenes ata e hodhen poshte ate dhe perqafuan nje tjeter sistem ku ata mund te ishin po aq te suksesshem dhe dominant. Pra vullneti per pushtet dhe jo ideologjia eshte stimuli apo nxitja. Kete e verteton fare mire fakti se ata qe udhehoqen revolucionin demokratik ne shqiperi, themeluesit e PD apo te cdo partie tjeter, bile edhe vete studentet ishin ose komuniste, ose pasardhesit e tyre ose te privilegjuar ngo komunizmi. Dhe po keta jane ajka e shoqerise shqiptare sot, dhe njerezit me te suksesshem ne cdo fushe te jetes. Dakort?!!

Mbijetesa e cdo sistemi apo qenie te gjalle ne kete bote eshte arritur vetem nepermjet adoptimit ndaj ndryshimit dhe kerkesave te reja qe paraqet koha. Keto jane vetem pjese e jetes dhe si te tilla shume normale.

Per ty keto jane &quot;efekte Balete&quot;, hilera apo ku te di une se cfare. Ti e te gjithe ata qe mendojne si ty nuk luani nga istikami dhe nuk dini te ndryshoni prandaj ngeleni te qeverisur ne vend qe te qeverisni.

Keshtu qe ti bjeri defit te ideologjive se ndoshta i prek ne seder ata me pushtet, por nderkohe, do s'do, do ti nenshtrohesh vullnetit te tyre.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

He mo ju lumt politikaneve shqiptar qe me ne fund po tregohen pak te zgjuar. Ishalla po cojn vertet trupa te zgjedhura dhe po e vrasin keta tanet Sadamin!

Shqiperia nuk eshte i vetmi vend europjan pro amerikano-britanikeve. Megjithese fati i kombit tone ka qene gjithmon i lidhur me Ameriken, ka edhe vende te tjera ne EU, si Italia, Spanja, Danimarka dhe pjestaret e ardhshem te EU si Polonia, Rumania etj etj, qe jane pro Amerikes, biles kan cuar edhe trupa ne Irak.

Kurse po te ishte se Shqiperia do ta varte fatin e saj ke francezi, gjermani dhe rusi sot Kosova do ishte bere perfundimisht serbe, dhe mbase as Shqiperia do ishte e pergjysmuar.

Une them qe eshte nje vendim shume rendesishem dhe i drejt!
 

Albinos

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

Postuar nga Martin

<ul style="list-style-type: disc">[*]Albinos

Njesia matese qe ti dhe shume ketu perdorin eshte sa qesharake po aq edhe naive dhe e mefshte. Ju kujtoni se cdo gje qe bejne te tjeret e bejne per ideal apo ne emer te kesaj apo asaj ideoligjie. Ja pse mendja juaj ka vetem nje shine dhe botekuptimi juaj ka nje horizont qe e kap me dore.

Nqs ti mendon dhe i analizon gjerat vetem si funskion te ideologjive kjo eshte fatkeqesia jote, por edhe mjerimi yt. Por shume njerez gjerat i bejne ne emer te interesit qe siguron vete ekzistencen e tyre.
Ti sherbesh ketij interesi eshte sa jete-dhenese aq edhe e ligjshme. Ja pse ata qe kishin pushtetin dje ne shqiperi e kane ate edhe sot, dhe pasardhesit e tyre do te kene ne jete te jeteve. Por jo se ata i sherbejne kesaj apo asaj ideologjie, por sepse ata i sherbejne pikerisht menyres qe te siguron pushtetin, fuqine si ekonomike dhe politike qe ne fund te fundit jane funksione te interesit te tyre.

Mbijetesa e cdo sistemi apo qenie te gjalle ne kete bote eshte arritur vetem nepermjet adoptimit ndaj ndryshimit dhe kerkesave te reja qe paraqet koha. Keto jane vetem pjese e jetes dhe si te tilla shume normale.

Per ty keto jane &quot;efekte Balete&quot;, hilera apo ku te di une se cfare. Ti e te gjithe ata qe mendojne si ty nuk luani nga istikami dhe nuk dini te ndryshoni prandaj ngeleni te qeveriur ne vend qe te qeverisni.

Keshtu qe ti bjeri defit te ideologjive se ndoshta i prek ne seder ata me pushtet, por nderkohe do s'do do ti nenshtrohesh vullnetit te tyre.[/list]


Martin
<span style="font-weight: bold">Njesia matese qe ti dhe shume ketu perdorin eshte sa qesharake po aq edhe naive dhe e mefshte. Ju kujtoni se cdo gje qe bejne te tjeret e bejne per ideal apo ne emer te kesaj apo asaj ideoligjie. Ja pse mendja juaj ka vetem nje shine dhe botekuptimi juaj ka nje horizont qe e kap me dore</span>
Njesia qe perdor nuk eshte qesharake dhe as naive dhe as e mefshte.
Pse te tjeret nuk e bejne per ideal apo ne emer te kesaj apo asaj ideologjie ate qe kane ndermend?
Mendja nuk ka vetem nje shine, por mendja jote ka vetem nje shine mbi te cilen treni ecen ne menyre diagonale dhe kushdo qe e prek e rrezon ate lloj treni apo mendimi.
Botekuptimi im eshte komplet ndryshe nga botekuptimi jot Martin sepse back groundi im ne menyre historike eshte kaq i larte sa qe ty te duhen edhe 500 vjet ti afrohesh asaj qe une kam kaluar.
Varet si e kupton &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Martin
<ul style="list-style-type: disc">[*]Nqs ti mendon dhe i analizon gjerat vetem si funskion te ideologjive kjo eshte fatkeqesia jote, por edhe mjerimi yt. Por shume njerez gjerat i bejne ne emer te interesit qe siguron vete ekzistencen e tyre.[/list]
Duke kaluar ne emer te interesit gje qe ti e pohon, une te them qe ti mohon eksistencen tende dhe padashje ti behesh fatkeqesa dhe mjerimi ne funskion te ideologjive te ndryshme.
Varet sie kupton &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Martin

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ti sherbesh ketij interesi eshte sa jete-dhenese aq edhe e ligjshme. Ja pse ata qe kishin pushtetin dje ne shqiperi e kane ate edhe sot, dhe pasardhesit e tyre do te kene ne jete te jeteve.[/list]
Shiko Martin
Ky interesi eshte i mire kur vihet ne dispozicion te eksistences se kombit, mirepo ne historine tone dhe back groundin tone kemi nxjerre mesime me interes anikombetar dhe kjo ka qene e demshme per eksistencen e kombit tone.
Populli im kam mbijetuar si rezultat i asaj qe eksistenca ka qene paresore dhe se interesi ka pasur nje kufi te caktuar ne menyre qe eksistenca te mos demtohej.
Ndaj dhe jam krenar qe jam ilir ose pasardhes i Gjergj Kastriotit.

Martin

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja pse ata qe kishin pushtetin dje ne shqiperi e kane ate edhe sot, dhe pasardhesit e tyre do te kene ne jete te jeteve.[/list]
Mendoj qe kemi kaluar tashme ne fazen e dyte te eksistences kombetare dhe kjo faze per popujt e tjere ka kaluar me qindra vite ose shekuj me pare.
Eshte merite e tyre sepse jane te zgjuar dhe nuk me vjen aspak keq biles ndihem i gezuar jashte mase qe vendi im eshte shtet, ka gjuhe, ka flamur dhe perparon jo me hapa te shpejte, por gjithsesi parashikoj kohe me te mira per te ardhmen e vendit tone.
Keto faza turbulluese i ka kaluar e gjithe bota dhe ky eshte nje rrisk qe edhe ne do ta kalojme.
Jemi Ilire

Martin
<span style="font-weight: bold">Por jo se ata i sherbejne kesaj apo asaj ideologjie, por sepse ata i sherbejne pikerisht menyres qe te siguron pushtetin, fuqine si ekonomike dhe politike qe ne fund te fundit jane funksione te interesit te tyre. </span>
Ata qe dine, hane e pine, ata qe luftojne fitojne.
Ata qe jane te guximshem meritojne pushtetin dhe ata qe luftojne per eksistencen e kombit mbajne pushtetin gjithnje dhe kjo eshte merite e te mirit dhe atij qe ka karakter dhe pikpamje te qarta per popullin e tij

Martini

<span style="font-weight: bold">Per ty keto jane &quot;efekte Balete&quot;, hilera apo ku te di une se cfare. Ti e te gjithe ata qe mendojne si ty nuk luani nga istikami dhe nuk dini te ndryshoni prandaj ngeleni te qeveriur ne vend qe te qeverisni.</span>
Ne fakt Martin, na kane qeverisur sepse na mashtruan,,por ajo epoke kaloi dhe gjithsesi historia ngel ne duart tona dhe do dime se cdo bejme kur te na vije rasti per te qeverisur.
Pastaj per te qeverisur, dihet se kush ka qeverisur dhe nuk jemi xheloze qe te qeverisim mirepo dicka duhet bere dhe se pushteti ne duart e maxhypeve ka krijuar nje hendek te thelle per te ardhmen e Shqiperise.
Edhe maxhypet jane njerez, mirepo ta vesh maxhypin kryetar te shtepise, kur vete je zot shtepie, kjo do te thote se ti ke marr fund.
Dua te bertas e te them qe kjo eshte shtepia ime dhe ketu do behet sikur them une,mirepo kur te rrethojne maxhypet nuk ke nga luan.
Tere maxhypet e botes kane drejtuar Shqiperine, vetem shqiptaret nuk e kane drejtuar kurre.
Ky eshte opinioni im


Martin
<span style="font-weight: bold">Keshtu qe ti bjeri defit te ideologjive se ndoshta i prek ne seder ata me pushtet, por nderkohe do s'do do ti nenshtrohesh vullnetit te tyre.</span>
Une i nenshtrohem vullnetit te ligjeve dhe kushtetutes, por nuk mund ti nenshtrohem atyre qe me humbin dinjitetin tim si shqiptar dhe bir pasardhes te Ilireve.
Nuk kam ndermend te prek kerkend ne seder dhe ketu nuk bej politike qe tu ndryshoj mendjen shefave te politikes, por ketu jemi ne bisede ndermjet nesh dhe flasim ate qe deshirojme.
Edhe dicka te fundit
Kur behet fjale per komb, eksistence zhvillim , perparim, progres etj,jam gati te sakrifikohem per vendin tim, por kur behet fjale per te shkerdhyer sa me shume popullin tim dhe eksistencen e kombit tim, ne mos i dalsha per zot vendit tim,atehere gjej njevend ku te flijohem se nuk mund te jetoj si legen kur shoh masakra qe te te tjeret bejne ne dem te popullit tim.
Thjesht ky eshte opinionin im qe patjeter do te adoptohet dhe behet me modern.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Fatos Nano duke lepire cizmen amerikane po demton Shqiperine.

O patriot (Albinos)

Cte te them me! Me mallengjeve fare me kete pasionin tend per kombin shqiptar, dhe mund te them se shqiptarizmin duhet ta privatizosh per vete se te takon. Megjithese ia ke futur &quot;kodra mbas bregut&quot; dhe as e ke idene se cfare te shkrova une ne shkrimin tim, ngelesh atdhetar i madh po vetem se si gjithmone me tipa si zotrote ngelesh burre i llafeve te bukura, apo shkurt i DENGLAVE.

Eshte tipike te shikosh sot se si individet me te paafte, e me te pavlere te shoqerise shqiptare i mbushin mendjen vetes se jane simboli me i paster i shqiptarizmit. Ata qe kurre nuk i japin dot shqiperise dicka te vlere ne realitet kthehen ne llafolloge te mbaruar.
Keshtu ora o ILIR apo pasardhes i Gjergj Kastriotit, na fal ne mongoleve qe flasim pak shqip dhe qe nuk bejme pjese ne historine &quot;tende&quot; te famshme 500 vjecare.

Nuk e di po me siguri te duket vetja si &quot;Nena Shqiperi&quot; kur flet me mua, dhe une do ta percaktoja kete si &quot;Efekti PRESHI&quot;.

Mos u ligshto per kete. Varet si e kupton...
 
Top