Fatos Lubonja, shakaxhiu i 21 -it...
O miseras hominum mentis, o pectora caeca! (1)
“Njeriu që beson se mund të jetojë pa mit, ose është jashtë tij sikur të mos kishte rrënjë, ose s’ka asnjë lidhje me të kaluarën, as me jetën stërgjyshore që vazhdon brenda tij, madje as edhe me shoqërinë bashkohëse”.
Karl Gustav Jung
* * *
Duke lexuar thirrjen e Fatos Lubonjës për dituri, përshtypja se shkrimi është enemi idesh në të cilën lëvdata është një meritë e argumentuar, avullon shpejt. Ndesh të njëjtën ide sorollatëse si insektet mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur ku, përthyerja e një drite që s’i takon sajon iluzion pamor, si dhe mban peng autorin që e mahnit pasqyrimi i vetes. Pahitet ai lloj alegorizmi ku individualiteti fsheh ankthin. (autori endet kuturu). Kalfëtirë mendimi e mbartur nga kundërshtitë e brendëshme të diktuara prej diçkaje të pakontrollueshme, jashtë vullnetit, ku mungesa e kulturës është mjaftueshmëri qortuese për aq sa është. Sepse e diktuar dhe e ndikuar nga synimi i cili lëviz si një feedback (prapaveprim), lakuriqëson një kaq mund të thotë, gjithaq e papranueshme.
Çoroditja e Lubonjës është klasike. Mjafton të pyesësh: ç’lidhje ka miti i Skënderbeut me të qenët ose jo i ditur? Dhe vihemi përballë kushtesh në mungesë të plotë të logjikës: nëse e çmitizon Skënderbeun, je i ditur, në të kundërt, mbetesh i paditur!!! Ose na lini rehat ne të tjerëve ta hedhim posht Skënderbeun dhe ju të paditurit merruni me diturinë!!!
Paskësaj fillon e na rrëfen rrugën. Për t’u bërë të ditur, shqiptarët duhet të shurdhojnë veshin ndaj llogjeve që thuhen posht e përpjetë për Skënderbeun, përfshi edhe vetë Lubonjën, nga të tjerë të cituar dhe nga një farë mediokri si Oliver Schmitt. (jemi që jemi: pse të mos bëjmë edhe një sy qorr sa herë ndodhemi përballë monumentit të heroit në sheshin qendror të Tiranës, meqënëse një injorante gjermane e quan paraqitje të tipit komunist?) Kështu, The Ensemble of Shadows, (ansambli i hijeve) plotësohet. Kokra të qëmtuara andej këtej, çirren me të madhe pse shqiptarët mbështeten në mite kur s’duhet, madje, nëse s’mund t’i fshijnë nga jeta, të pastrojnë historinë pej tyre. Sikur të bëhet fjalë për një këmishë që pas një vapëhere e xhvesh, e nuhat te sqetullat, rrudh fytyrën prej efshit dhe e flak diku. Kemi të bëjmë me mitet, me atë që ka formuar shpirtin dhe vazhdon ta formojë, të shqiptarit dhe të çdo populli tjetër. “Nëpërmjet mitit njeriu ngrihet mbi skllavërinë e përditëshme, ndjek idetë e mëdha të së ardhmes dhe i realizon”, ka thënë sociologu amerikan Peter Berger. (Piramidat e flijimit)
... dhe të gjithë e përligj me individualizmin... në fakt...
Individualizmi fjalë për fjalë është çfarë s’mund të ndahet. In-dividui – i pa - ndashëm. U përdor si term në shekullin e XVIII duke përcaktuar përmbajtjen e njeriut, të përveçmit. Sendëzim i çfarë të dallon ty nga qeniet e tjera si ty. Individualizmi nuk kërcënohet nga grupi sepse njëherësh është tërësi psikologjike vetiake dhe qenie shoqërore. Mbetet i tillë, fizikisht, sa kohë që është një Robinson Kruzo, por nga çasti që shfaqet Premti, atëhere frytet intelektuale bëhen të dukëshme, grupi e njeh dhe pasojnë lidhjet e ndërsjellta që përcaktojnë në ç’masë individi është i asimilueshëm dhe sa lejon të asimilohet si një duhuri e diktuar nga identiteti etnik që formohet mbi bazën e perceptimit që ka për veten etnia në krahasim me etni të tjera. Kërcënimi nuk ushqehet me individin as edhe me individualizmin, përveçse në rastin kur prirja ose dëshira për të qënë autentik, origjinal, është një patjetër dëshirë e fshehur për të sunduar grupin. Kështu kalojmë në shekullin e XIX kur me individualizëm u kuptua mendimi që orienton drejt rëndësisë së një personi në shoqëri e përkundrejt saj. Varet nga sa këto ide që i parashtrohen grupit pranohen, në të kundërt mbetesh mbrapa derës si i paftuar. Në këtë rast, i paftuari ose i pavleri, kërkon të ngjashmit dhe nga çasti kur takon të parin, dyshi formon një grup tjetër nënështrues, po aq kërcënues, nëse mundësia për t’u gjykuar quhet e tillë. Shoqëria vepron në bazë të një ndërgjegjeje kolektive, e kuptuar jo aq si ndërthurje intimitetesh se sa pleksje e kujtesës. Për natyrë, kujtesa është një mozaik, e coptuar në vartësi të individëve që përbëjnë identitetin kombëtar, gjë që vështirëson identifikimin te vetja e domosdoshme nëse kemi parasysh se çdo ndërgjegje është ndërgjegje e diçkaje. Duke qënë vetiake, shpesh i ngatërron, i keqinterpreton dhe ia nënshtron gjykimit individual faktet, të cilat gjatë përzierjes i shndëron në përfytyrime, në shajni. E ndodhur nën goditjet e parreshtura të individualizmit, kujtesa, jeton dhe përjeton një gjendje të përherëshme frenetike, të pandërmjetme, që e bën të nevojëshme sëpari të mbledhë veten, më pas ta njohë, më tej të njohë çfarë përmban, ta pranojë e shumë më pas të përcjellë mesazhin e çfarë përmban në mjedisin që e ka krijuar, si një plotësim puzzle. Në masën që ajo arrin ta bëjë këtë, në atë masë edhe shërben. Përndryshe një shumësi kujtesash që nuk derdhen në një shtrat të vetëm, janë, po të perifrazoj Eda Di, personazhin e romanit Memento Mori: “Shumë vetmi s’përbëjnë një shoqëri”.
Vetëm kur priren për afrim, të mbledhura te e njëjta hapësirë, te një identitet, duke u bërë kolektive, janë në gjendje të prodhojnë historinë e njëherësh mitin. Sepse është tipar vetëm i memories së popullit që ai e ndan midis pjestarësh. Brenda kësaj ndarjeje ndodh bashkimi pa mohuar në relativitet vlerat pohëse. Kështu, nevoja për histori ndiqet nga nevoja për atdhe dhe realizimi i kësaj të fundit kërkon mbështetjen patjetër në mitet.
Individi, kjo farë e mbështjellë me lëvozhgë, mund të hapet e të lulëzojë vetëm në kontakt me tokën, (shoqërinë). Nëse dheu nuk e pranon, shndërohet në një epilog pa prolog. Përzgjedhje natyrale e ngutëshme mbi të cilin shoqëria është. Kur individët rigrupohen jo mbi bazën e ndërgjegjes kolektive, as mbi vlerat e trashëguara të edukimit, moralit etj, madje duke iu kundërvënë gjithë sa përbën identitetin, atëhere kemi shembullin patologjik, sikundër thotë Jung, (2) të një individualiteti të kërkuar, artificial e jo origjinal, ai i linduri që ekziston në pavetëdije dhe si pavetëdije. Ndoshta më keq, vërehet gjendja ku individi është vetë përthyerja, jo i përthyeri.
Nuk ka një individualitet jashtë individit sikurse s’ka një individ jashtë grupit, por as edhe grup pa dy individë. Ndërsjelltësia krijon atë pezulli e cila mundëson të qenët e individit dhe të shoqërisë. Kërcënimi është ndieshmëri vetiake ndaj ideve të grupit, ndaj asaj që në përgjithësi përfaqëson grupin, jo atribut i grupit i cili vepron për vetmbrojtje. Shpjegon pse harrojmë “meqënëse është fatale”, ngaqë je i detyruar të zgjedhësh se nga kush të pëlqen të ndihesh i kërcënuar. Lubonjën e joshin ata që janë kundër identitetit e kombësisë shqiptare. Në fakt edhe aty është i shkrirë me grupin, pra individualiteti i tij tenton të humbë të qenët i tillë, me ndryshimin se kjo i pëlqen. Është si një femër; nuk do të bëjë seks me Iksin përfurndon me Pi grekun. Pavarësisht motivit, në thelb janë marrdhënie seksuale. Veçse në formën e ndjekur nga Lubonja, dëshira për seks është dëshirë për të qenë i sunduar, kjo fëlligështi mazohiste struket te mendimi kështu më pëlqen mua, ose aty ndihem mirë. Qejfi i ha kumbullat tharta, por mëtimi i të qenit i kërcënuar nuk e përjashton kurrsesi të jesh pjestar i një grupi si duhuri, veçse grupi natyral, etnik, nuk mujshon.
...ankohet ngaqë nuk ndihet ai që duhet të ndihet... dhe...
Kjo shpjegon pse orvajtja e Lubonjës për t’u veçuar realizohet nëpërmjet dështimit. Quhet përpjekje për të krijuar një individualitet që detyron të tjerët të pranojnë, nëse s’mund ta përvetësojnë, dëshirën personale që vishet me petkun e një shqetësimi gjoja kombëtar; si nevoja për t’u bërë të ditur, e që synon ta bëjë normë këtë vijë të menduari personale. Një kafshitë bukë, është një copë vërtet, por ruan cilësinë e sëtërës nga edhe është shkëputur, përndryshe është tjetëror diçkaje të quajtur krunde. Këmbëngulja e Fatos Lubonjës për të qenë një individ i “lirë”, autentik e çon kundër rrymës. Dhe sërish ndërhyn Jung kur thotë se mund edhe të shkosh kundër normës duke e vlerësuar normë individualizimin, por përfundimi është një synim patologjik. Është një s’do mend që shpjegon pse perversiteti shalon Rozinantin. Individualizmi që përshkon sitën e liberalizmit çon në anarki. Përhap molepsje. Mendime që shpërnderojnë veç vetes edhe parimet e demokracisë, sepse të pa argumentuara, shndërohen në opinione. Opinioni është vrasës i së vërtetës.
... grindet me retë.
Të fajësosh Enver Hoxhën për paditurinë, sikundër bën Lubonja zbulon mjerimin e qenies, kur mllefet personale fshehin etjen për hakmarrjen që fekondon në pamundësi. Padituria është fakt personal. Mund të jetë edhe masive dhe të fajësosh një regjim për mungesë vëmendjeje ose për një leverdi e kushtëzuar nga qëllime të mirëfillta politike dhe ideologjike. Sigurisht jo për çfarë akuzon Lubonja. Të quash paditurinë masive, (kishte më pak analfabetë njëzet vjet më parë kur sundonte miti i Skënderbeut se sa sot kur dominon miti i Parasë) të lidhur me pse në atë regjim u mshua mbi mitin e heroit, do të thotë të mbulosh paditurinë tënde me një vjegë e cila është një megjithatë që nuk përligj nënështrimin e gjykimit pasionit të errët të urrejtjes. Një regjim, çdo regjim, politik, duhet të zbulojë atë që përbën thelbin e qenësisë së kombit dhe kjo do të thotë të vesh në epiqendër mitin. Ta përjashtosh mitin është njësoj si të nxjerrësh nga shtëpia atë që e ka ngritur shtëpinë.
Nëse i përket Enver Hoxhës merita e krijimit të mitit të Skënderbeut, atëhere të paktën paska një gjë për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës.
Duke e krahasuar Enver Hoxhën me Skënderbeun, (referimi i artikullshkruesit), qëllimi është keqdashës sepse shfrytëzohen ndjenjat e kohës për Enver Hoxhën të cilat kërkohen të përcillen në thellësi si erëra të forta për të çrrënjosur edhe Skënderbeun. (stuhi në gotë) Miopia është e qartë. Për çdo figurë, vepra e të cilit në një farë mënyre është e lidhur me fatet e popullit, nga bashkohësit bëhet gjykim i shpëlarë në vorbullën e turbullt të pasioneve politike e vetiake, vlerësimi historik është tjetër gjë dhe kërkon breza të ardhshëm si edhe mjaft kohë. Për Skënderbeun u deshën shekuj, Ali Pashë Tepelena është ende në furrënaltë si edhe Enver Hoxha. Për të fundit nuk u krijua ndonjë mit as u mitologjizua personi i tij. Për Enver Hoxhën u krijua kult. Ku ndryshon miti nga kulti shpjegohet më tej.
Ndërsa merret me Kadarenë, harron, enkas ose jo, për fat të keq të tij, se Kadare tashmë është një qëndrueshmëri e kulturës shqiptare. Ndoshta Lubonja mendon se ka gjetur levën e arkimedit për ta lëvizur, në fakt sposton veten sepse nuk di që vegjeton në kënetë. Komenton një poezi dhe tregon paaftësi në të kuptuarit e poezisë në tërësi, si dhe rolin e fjalës e të simbolit që ajo lejon të përdoren. Pastaj mbrrijmë në përfundimin që Kadare duhet të fshijë nga faqja e dheut poezinë e tij sepse ne tashmë në Europë jemi duke hyrë sëbashku me... Turqinë!!! Është një budallallëk, sigurisht, por s’mund të shmangesh nëse qëllimi dikton; sepse të lidhësh të qenët i ditur ose detyrën për t’u bërë i ditur, me shembjen e mitit të Skënderbeut, është pak të quhet marrëzi, qoftë edhe me disa retushe, psh, ndryshimi i gjendjes civile të Skënderbeut duke e njohur si turk, sllav, grek, pse jo si sllavo – shqiptar, ose si greko-shqiptar... uh, sa variante paska! Dhe që të bëhet kjo duhet filluar me letërsinë, veprat e artit të cilat ndikojnë drejpërdrejt në ndërgjegjen e masave. Është një mjaftë që u bën qejfin të tjerëve, por quhet, nëse jo servilizëm; prostitucion historik.
Cili vend europian është bërë pjestar i komunitetit duke hequr pjesë të historisë sepse i kujton tjetrit diçka jo të përtypëshme?
* * *
Thirrja për dituri nga njëra anë e shoqëruar nga përpjekjet për të shkulur rrënjët historike, me mëtimin se nuk ndodh gjë, s’kanë asnjë lidhje me idetë iluministe, flamurmbajtës i vonuar paraqitet Fatos Lubonja duke e ngjyrosur portretin e tij jo në njëmendësinë shqiptare, por në amtinë e njëlloj individualizmi kozmopolit dhe i lirisë së kërcënuar që mbart, ankojë – kupto si një fatkeqësi antropologjike lindja dhe rritja në një mjedis të caktuar jo vetëm gjeografik por edhe kulturor e etnik. Nga ana tjetër bën salto mortale kur gjykon nacionalizmin shqiptar si shkaktar i fatkeqësive ose nxitës i nacional-shovinizmit sërb apo grek. Marrëzi me bazë histerike jo historike. Në fillim të tetëqindës kur u bë revolucioni grek, është fakt i mirënjohur jo vetëm prania, por rëndësia e shqiptarëve në krijimin e shtetit grek. Ndihma e përkrahja që i dha Ali Pashë Tepelena drejtpërdrejt e tërthorazi si dhe arvanitasit që në atë kohë përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së hapësirës gjeografike të quajtur Greqi dhe kapedanët që i drejtonin, Kollokotroni, Boçari – Marko dhe Not, Kiço Xhavella, Bubulina, Karaskaiqi, etj, sa për listë, qe shumë më tepër se kaq, ishte vendimtare. Madje edhe shqiptarët që ishin në arradhet turke dezertonin duke ndihmuar në këtë mënyrë luftën çlirimtare. Ndodhi që këtë rol historik shqiptarët e paguan shtrenjt sepse borgjezia greke bëri të vetën megalloidenë dhe në vend që të ndihmonte popullin fqinj që derdhi gjak kundër turqve sikundër ishte lidhur besë, i hodhën sytë me lakmi nga tokat e shqiptarit të lashtë sa vetë bota. Askush në Greqi nuk reagoi sepse u vinte për hosh të shpërngulnin shqiptarët nga dheu i të parëve. Nga njëra anë fabrikonin fallsitete, madje edhe kundër asaj ç’ka kanë shkruajtur historianët mbi dymijë vjet më parë, nga ana tjetër ç’rrënjosën monumentet dhe gurët u përdorën për qoshe shtëpish, ndërsa u shkuan plorin varreve për të groposur çdo shenjë jete. I njëjti skenar edhe me fqinjët verilindorë, kur kryengritësit sërbë kërkuan ndihmën e shqiptarëve në luftë kundër turqve. Sërish gjak shqiptari i derdhur dhe sërish e paguam shtrenjtë me territore e shpërngulje masive.
Virtyti i shqiptarit, besa, u përdor kundër vetë shqiptarit. Ja përse vlen për të gjithë brezat “Krushqit janë të ngrirë” dhe përse duhet të ushtojë fort këmbana në bedenat e “Kështjellës” sepse minjtë po përpiqen ta grryejnë nga brenda. Në këtë kuptim vlen vepra e çdo autori tjetër, poeti, shkrimtari, artisti e studiuesi, që të mos përsëritim gabimet.
Nacionalizmi kërcënues i popujve fqinjë është një paanasjelltësi. Grekët dhe sërbët krijuan shtet para shqiptarëve dhe filluan të mendojnë si t’i rrëmbjenë shqiptarit e ngushtojnë sa më shumë atë hapësirë jetike në të cilën jetonte prej një përherësie. I ndodhur përballë këtij kërcënimi, që ishte më i rrezikshëm se pushtimi turk, coptim dhe grabitje njëherësh e tokave nga fqinjët, nacionalizmi i shqiptarit ishte kundërveprim i mbrujtur me dashurinë për dheun e tij, ishte mbijetesë. Edhe pema, sikundër del nga zbulimet e fundit shkencore, është në gjendje të dallojë hijen e një peme tjetër dhe reagon kur hija e tjetrës përzgjatet mbi hijen e vet. Shqiptarët ndryshe nga popujt e tjerë përreth kanë qënë mirë të dallueshëm, qoftë për zakonet e tyre, për karakterin, ose për veshjet e mbi të gjitha ajo që përbën vlerë ata nuk identifikoheshin te feja por te kombi. Kjo nuk është dobësi, por ruajtje e llojit. Dhe këtë ruajtje të llojit, nuk mund ta bënte përveçse duke i dhënë ngjyra të forta e vetiake nacionalizmit pasiv, vetmbrojtës. Pema e ruajti llojin e vet shpjegon biologu Jared Diamond (3), duke i bërë farat ose të hidhura ose aq të forta sa, kushdo, njeri primitiv, shpend, apo kafshë e tokës, që hante frutin nuk i përtypte dot. Ruhej fara, ruhej lloji madje edhe përhapej. Ninullat e nënave shqiptare ngjiznin te fëmija identitetin që do të forcohej më pas. Ndjeshmëri që shqiptari nuk e humbi gjatë mijëra vjetëve. Ndjenjë, që sipas zonjës Durham, i dallon nga popujt e tjerë ballkanas. Vetëm shqiptari thoshte jam shqiptar ndërsa të tjerët pyetjes se kush je i përgjigjeshin jam ortodoks ose katolik. Dashur padashur një nga armiqtë e popullit shqiptar, krijuesi i pansllavizmit, Aleksandër Hilferding (1831 – 1872) duke cituar thënien e një gjermani që sipas tij ishte... “njohës i mirë i shqiptarëve, me të drejtë ka thënë për popujt që janë nën sundimin turk se sllavi, greku e vllahu më tepër çmojnë fenë se lirinë”. (4) Kërkesa për një atdhe të lidhur me një shtet ishte mëse normale. Një ndërgjegje e përbashkët e lidhur me gjuhën zakonet, traditat, historinë, territorin është pohës kombësie dhe jo shovinizëm. Kjo gjë e turbullon zotin Lubonja sepse ai kërkon lirinë për ta vendosur individin e tij gjetiu. Prapa diellit të shkojë por jo duke shkelur mbi shqiptarin.
Kështuqë, kushdoqoftë që sajon një të kundërt, psh si Natalie Clayer e sjellë në shkrim si për të na thënë: e shikoni si na gjykojnë? (E kujt i krisi!) Tregon jo vetëm mosnjohjen e historisë, më keq, shtrembërimin e saj qëllimor për të përligjur shtypjen e shqiptarëve deri në kohët moderne. Madje, nëse i bashkangjit mendimin se “Shqipëria mirë a keq u bë”, atëhere del fare qartë se Lubonja është jo vetëm për 1913, por edhe për status quonë e Kosovës para 1997. Pohimi nga vetë ai se mendimet e tij mund të cilësohen si antikosovare, s’është parandjenjë, është pranim i vetëdijshëm i thelbit antikosovar dhe antishqiptar i mbarsur te mendimi fatalist se Shqipëria mirë a keq u bë dhe harron se të të presin këmbë e dorë do të thotë të krijojnë një sakat i destinuar për të lypur në semaforë. Ndaj edhe kërcen pupthi si një pelivan nga një vend në tjetrin, kërkon mbështetje te filozofia, individualizmi, mitologjia, e koncepte të tjera, sërish duke u ngatërruar midis flokëve të Meduzës. Flet nga pozitat e njëlloj kozmopolitizmi që drejtohet kundër nacionalizmit dhe qahet sepse ky nacionalizëm e bën të ndihet i kërcënuar individualizmin e tij. Nuk ndalet këtu, por përmbajtjen e nacionalizmit shqiptar e lakon dhe njëherësh interpreton si ia do qejfi. Të gjithë popujt e botës, thirrjen e atdheut e konsiderojnë më të shenjtën dhe të shkosh kundër saj, në kuptimin etik është poshtërsi, në kuptimin fetar është mëkat dhe në kuptimin atdhetar është tradhëti.
Krahasimi me Hitlerin dhe ngjethja e mishit është vetëm një ndërthurje e reagimit me retorikën në mungesë të plotë të emocioneve, fallsitet.
1 - O mendje mjerane njerëzore, o shpirtra të verbër – Lucrezio, “De rerum natura”, libri i dytë fq 158 vargu 14.
2 - C.G.Jung “Tipi psicologici “Identità” fq 404, “Individualità” fq 419, “Individuazione”, FQ 419-421, “Individuo” fq 421.
3 – Jared Diamond, biolog, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, libri “Armi, Acciaio e Malattie” (e shqipëruar “Armë, Çelik dhe Sëmundje”) botimet Einaudi, pjesa e dytë, “Si u zbulua agrikultura”, kap i VII, “Si të bësh një bajame”, fq, 86 - 99. Libër i vlerësuar me çmimin Pulitzer 1998 dhe për të cilin Bill Gates shkruan se “Libri i mrekullueshëm i Diamond, i bën ballë problemit qendror të historisë sonë: përse europianët dhe aziatikët kanë dominuar thuajse gjithë planetin, dhe jo afrikanët, amerikanët vendas ose popuj të tjerë?”
4 – Mark Krasniqi “Gjurmë e gjurmime”, fq 309.
Vijon... Perse shqiptaret nuk jane shoviniste...veshtrim panoramik mbi antikitetin.