FATKEQESIA...

tntn

Primus registratum
FATKEQESIA...

Shenim i admin.
Bën mirë të kuptosh se sido që ta sjellësh fjalën përdorimi i disa fjalëve është fyes për disa dhe nuk mund pretendosh që dikush të të kushtojë vëmendje apo të të respektojë kur ti nis me të tillë tituj tendenciozë. Kjo nuk i shërben dialogut, nuk është aspak e mençur, sidomos kur dëshiron të dëgjohesh. Dhe po dëshiron të dish shpjegimi yt mbi termin malok është i gabuar.
BLENDI


Tani,

qe mos keqkuptohemi qe ne fillim sic ndodh rendom...



C'ESHTE NJE MALOK?

...termi "malok" eshte fjala qe pershkruan njeriun e paqyteteruar, pavaresisht nga krahina e origjines. Keshtu kemi malokun e Dibres, te Vlores, te Shkodres, te Tiranes ('katnari i Tirones') te Ersekes etj...Sado e cuditshme te duket, maloket gelojne edhe ne Ultesiren Perendimore, ne Lushnje dhe Fier.

...termi "malesor" pershkruan burrin e forte te maleve, te ndershem, te paster, trim dhe te pakorruptuar. Sipas ketij kuptimi, malesori eshte njeriu qe nuk korruptohet nga parate, pushteti, favoret...eshte ai qe ruan deri ne fund mevetesine e tij. Ja perse malesoret (psh. ata katolike te Oroshit) nuk u asimiluan kurre nga turqit, nuk pranuan te nderrojne fene, apo te dorezojne armet. Ne nje fare menyre, malesoret ishin ata qe ruajten pavaresine e Shqiperise, ishin ata qe, ne fund te fundit, ne Dukagjin, Llap dhe Drenice bene luften e Kosoves...

Me duhet ta pranoj:

Kur para disa vitesh njerezit e thjeshte e shanin Sali Berishen "malok", mua me vinte per te qeshur: si mund te etiketohet "malok" nje doktor shkencash nga nje njeri me tete klase shkolle?

Natyrisht me eshte dashur te nderroj qendrim. Ne fund te fundit populli ka plot gjynahe, por nje te mire e ka: cdokujt i jep nofken qe meriton.

Se maloku eshte malok.

E keqja e kesaj eshte se nje malok s'vjen kurre i vetem.
Maloket e vertete vijne tabore-tabore...nuk thone kot njerezit: kur vijne maloket, hapu deren! Se maloku nuk eshte malesor, i cili eshte krenar ne vetmine e tij. Malesori eshte nje individ krenar: maloket jane nje turme e organizuar gomeresh. Dhe mos beni gabimin t'i kerkoni maloket ne ndonje fshat te humbur!

Maloket jane krijesa tipike qytetesh:

jane qytetare, por te paqyteteruar,
jane te shkolluar, por te pagdhendur,
jane te pasur, por te pangopur,
jane te paafte, por te gjithepushtetshem,
jane te dashur, por cmirezinj,
jane dinamike, por punekote.

Ky eshte portreti i nje maloku.
Eshte portreti i Sali Berishes.

Por halli eshte se nuk ka vetem nje Sali Berisha.
Sali Berisha ka shume.
Berisha eshte thjesht me i famshmi nder maloket.

Dhe Maloket kane nje dhunti qe i ben te famshem:
Jane maloke!

Maloket versulen si kope neper ministrite, te cilat i quajne te tyret, neper pronat, te cilat jane te tjeterkujt. Fuqia e tyre qendron tek numri: jane te shumte, te eger, dinamike, klanore: klanet e malokeve jane keshtjella qe i mundesojne nje grushti te paaftesh te mbetet pafundesisht ne pushtet: ja perse maloket mbeshtesin deri ne fund njeri-tjetrin.

Mos ti shkoje mendja ndokujt se ne trurin e nje maloku ekzistojne koncepte te tilla abstrakte si interesi publik: maksimumi i nje maloku eshte ideja e klanit. Dehja per pushtet, ushtrimi i forces, dhuna dhe injoranca, kudo qe gjenden, bashkohen dhe shnderrohen ne turma malokesh.

Dhe ne rrugen e malokeve per pushtet nuk mbetet asgje, ashtu sic s'mbetej asgje ne rrugen e hordhive se Xhenghis Khanit.

Kinezet, popull me qyteterim te lashte, kishin khanin e tyre mongol.
Ne shqiptaret kemi khanin tone malok.


C'te them?
E pacim me shendet.
 

FIXHI USA

Primus registratum
Re: FATKEQESIA E QEVERISJES NGA MALOKET...

si ske pertu o burre /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif po po po cfar analizeeeeeee /pf/images/graemlins/angel.gif hej po kushedi ore ndoshta edhe seshte malok ashtu sic e qu ti ate /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/booki.gif ndoshta ti e kupto zhvillimin me mbikalime nenkalime pallate rruge kurse ai e qu me kioska ene mitingje /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: FATKEQESIA E QEVERISJES NGA MALOKET...

I dashur Blendi,

Te lutem jep perkufizimin tend te termit "malok"
 

963

Primus registratum
Re: FATKEQESIA...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

...termi "malok" eshte fjala qe pershkruan njeriun e paqyteteruar, pavaresisht nga krahina e origjines. Keshtu kemi malokun e Dibres, te Vlores, te Shkodres, te Tiranes ('katnari i Tirones') te Ersekes etj...Sado e cuditshme te duket, maloket gelojne edhe ne Ultesiren Perendimore, ne Lushnje dhe Fier.

...termi "malesor" pershkruan burrin e forte te maleve, te ndershem, te paster, trim dhe te pakorruptuar. Sipas ketij kuptimi, malesori eshte njeriu qe nuk korruptohet nga parate, pushteti, favoret...eshte ai qe ruan deri ne fund mevetesine e tij.


[/ QUOTE ]

Siapas teje ti me gjithe keto budalliqe qe shkruan ketu, quhesh malok edhe pse mund te jesh nga jugu.
Malok eshte fjale shqipe qe s'perkthehet ne asnje gjuhe te botes.Maloket quheshin verioret (geget).
Ndersa malesor quhet ai qe banon afer maleve, por ai s'eshte gjithmone i ndershem dhe trim siç e pershkruan ti me lart.
Ata qe banonin neper fshatra i quanin katundare.
Te gjitha ketyre shprehjeve u ka ikur koha, ata qe i perdorin jane njerez te prapambetur, idiote.
 

Blendi

Primus registratum
Re: FATKEQESIA E QEVERISJES NGA MALOKET...

Duhet te dish se nuk ka nje perkufizim te njesuar ashtu si nuk ka nje realitet te njesuar por realitet sipas meje, realitet sipas teje dhe pastaj sipas gjithesecilit...Asgje nuk eshte absolute por secili e shikon sipas eksperiencave te veta dhe kendveshtrimit personal.

Fjala "malok" ka qartesisht nje kanotim negativ dhe po aq qarte ju referohet atyre lart Shkumbinit dhe jo "malokeve te vlores"...nese nuk je i zoti te kuptosh kete me keq per ty. Sepse fjala "malok" eshte e gegnishtes jo e toskerishtes e per arsye te tjera qe boll mire i dime te gjithe.

Ti po te jesh diplomat dhe mjaftueshem i zgjuar, shmang gjerat qe cojne ne konflikt me te tjeret dhe mos bej si "b#th e zgjut", kaq u mundova te te them.
 

tntn

Primus registratum
Re: FATKEQESIA E QEVERISJES NGA MALOKET...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fjala "malok" ka qartesisht nje kanotim negativ dhe po aq qarte ju referohet atyre lart Shkumbinit dhe jo "malokeve te vlores"...nese nuk je i zoti te kuptosh kete me keq per ty. Sepse fjala "malok" eshte e gegnishtes jo e toskerishtes e per arsye te tjera qe boll mire i dime te gjithe.

[/ QUOTE ]

Blendi,

Fjala "malok" perdoret me "konotacion" negativ ne shqipen standarde. Ajo perdoret ne kuptimin pejorativ, dhe mund ti referohet cilido "personi fizik" pavaresisht nga krahina.

Fjala "malok" e ka prejardhjen nga gegerishtja, ashtu sic e kane edhe fjalet "trung", "trap", "trokas", te cilat tashme nuk jane prone ekskluzive e gegerishtes, por e te gjithe gjuhes se sotme shqipe, e cila pasurohet cdo dite me terma dhe epitete te reja...
 

tntn

Primus registratum
Re: FATKEQESIA...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Siapas teje ti me gjithe keto budalliqe qe shkruan ketu, quhesh malok edhe pse mund te jesh nga jugu.

[/ QUOTE ]


...Patjeter qe mund te quhesh malok, nese sillesh si malok.
 

Blendi

Primus registratum
Re: FATKEQESIA...

Dhe ja ku tema që hape degjeneron në një hiçmosgjë...prej ngutjes dhe mungeses se taktit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: FATKEQESIA...

Dhe do t'i lutesha Moderatorëve që ta mbyllnin këtë temë tendencioze pasi nuk sjell asgjë konstruktive. Tema ku diskutohet "maloklliku" i Berishës e i pasuesve të tij ka plot. Kjo temë është në vijim të politikave përçarëse komuniste /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe nuk e ka vendin në një forum mbarëshqiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: FATKEQESIA...

Fjalën malok e përdorin me konotacion të keq morrat or çun se ai që është malok (banor i malësisë së Veriut të Shqipërisë) nuk e ka për ofendim të quhet i tillë. Po ashtu si edhe një fshatar (banues në fshat) nuk e ka për ofendim ta quash të tillë.

Un nuk e di se çfarë konotacioni kanë pleshtat si puna jote që kanë probleme me politikën e nuk dinë t'i shprehin përveç se duke gabuar në çdo hap të tyrin. Po pak gjynahe ka Berisha që ti të kapesh tek fakti se ai është malok e jo ... (ç'duhet të jesh që të pranohesh nga morrat si puna jote? /pf/images/graemlins/shrug.gif).

Tntn, je i ri në forum e besoj se i ke marrë udhëzimet (të paktën nga ideologjia që mundohesh të përhapësh). Megjithatë kij parasysh që AF nuk është një hapësirë ku ti mund të ngacmohesh apo të bësh shaka me qëllim që t'i futësh një dorë të qeshme.
 

Blendi

Primus registratum
Re: FATKEQESIA...

Jam dakort per sa thua kondre, se une kam rob shpie qe jane nga Kuksi dhe e di shume mire se si mes tyre malok ka kuptimin e banorit malsise, por tntn e ka me perbuzje dhe kjo eshte cka ka rendesi me shume se sa t'i hynim spjegimeve. ndryshimet midis nesh jane ideologjike dhe jo krahinore se pastaj shume prej neve do u duhej te zgjidhnin midis babes dhe nenes e kjo eshte absurde.

Tema s'ka substance. Po i vej drynin.
 
Top