Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas

Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas

Si mendoni se do influencoje arrestimi i shqipetareve maqedonas ne kete kohe kritike kur po vendoset fati i Kosoves? Mendoni se eshte bere me qellim?

Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nga FBI kanë lindur në Maqedoni
http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36600

Tre nga shqiptarët e arrestuar në SHBA nën akuzën se janë pjesë e grupit terrorist kanë lindur në Maqedoni. Keshtu ben te ditur agjencia e lajmeve Makfaks e cila I referohet nje burimi anonim ne Ministrine e Brendshme maqedonase. Bëhet fjalë për vëllezërit Duka të cilët kanë lindur në Ohër dhe Dibër, e që jetonin në fshatin Spas (Shpëtimi) të Arrestimi I tyre eshte bere pasi, ne baze te disa provave dhe xhirimeve ne videokaseta DVD, eshte zbuluar se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak.

Aktpadia prej 27 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit përshkruan aktivitetin e këtyre 6 personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën Ft Dix para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak.

Personat e arrestuar jane: Janë arrestuar Shain Duka (1981), Diton Duka (1978) me nofkat "Distan", "Entoni" apo "Toni" dhe Elvir Duka (1983) me nofkat "Elvis" dhe "Sulejman", si dhe Agron Abdullahu, për të cilin supozohet se është nga Kosova, meqë ishte "snajperist në Kosovë".

Vëllezërit Duka jetonin në Çeri Hil në Nju-Jork. Ata janë shpërngulur në SHBA në mënyrë ilegale para disa viteve, ndërsa kanë punuar në një kompani për vendosje dhe rikonstruim të kulmeve.

Autoritetet amerikane pohojnë se kundër të gjithë të dyshuarve kanë dëshmi të forta se një periudhë të gjatë kanë përgatitur sulm mbi kompleksin ushtarak Fort Diks, si dhe mbi bazën e afërt detare. Shqiptari i katërt jetonte në Buena Vista, po ashtu në Nju-Jork dhe punonte në një supermarket. Edhe ai në mënyrë ilegale është shpërngulur në SHBA. Ai ngarkohet vetëm për posedim ilegal të armëve, ndërsa i vetmi shtetas i SHBA-ve është jordanezi, i cili konsiderohet të jetë lider i grupit.
 

99999

Primus registratum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas

Fakti qe keta kater jane shqiptare nuk ka fare rendesi. Sepse 4 apo 100 shqipetare nuk perfaqesojne gjithe Shqiperine. Aq me teper qe keta nuk kane lindur ne Shqiperi, keta kane lindur ne Maqedoni.
Duhet gjetur patjeter shkaku qe shtyn keta persona te ndermarrin akte te tilla rerroriste.
Shqiperia u copetua ne 1913-en nga fuqite e huaja dhe ja rezultati. Shqiptaret e lene nen sundimin sllav ndjejne urrejtje ndaj perendimit. Ata kane qene gjithmone te perbuzur ne vendin e tyre, ne tokat e tyre.
10 vjet keta persona ne Amerike dhe jane akoma pa dokumenta. Pse?
Ka ardhur koha qe Amerika , Evropa ti shlyejne borxhin Shqiperise, ta ndihmojne ate, jo ta izoloje. Shqiptaret e Maqedonise nuik kane pse te rrine nen thundren e sllaveve te Maqedonise. Ata i kane humbur shpresat. Shqiptaret ne Ballkan duhet te bashkoheshin. Evropa eshte kunder bashkimit. Pse?
Keta shqiptare pra ndoshta jane te çmendur si puna e atij koreanit qe vrau 35 vete para disa ditesh ne Amerike ose ndoshta mendojne qe Amerika nuk po ben sa duhet per shqiptaret ne Ballkan. Edhe per Kosoven diskutojne fuqite e medha sikur shqipetaret te ishin te vdekur. Shqiptareve po u humbet durimi.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas

Kane lindur ne shqiperi dibra eshte krahine e shqiperise si shkupi edhe kosova anablue!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedonas

AnaBluja ka postuar atikullin qe eshte shkruar jo nga AnaBlue sa per sqarim.

Serbet na hapin namin neper Bote se shqipetaret myslymane jane bashkepunetore te terroristeve, e kjo per te mos i dhene pavarsine Kosoves. Tipa te tille si maqedonasit shqipetare me veprimet e tyre cojne uje ne mullirin e serbve, aq me teper qe kjo eshte kohe kritike per Kosoven.

Persa i perket copetimit ne 1913, eshte mungesa e diplomacise se shqipetareve te asaj kohe, dhe tani me urrejtjen ndaj perendimit, ne vend te veme vetulla do nxjerrim syte. Jemi te copetuar dhe vete si shqipetare kemi treguar se jemi te pazote per tu bashkuar ne keto gati 100 vjet, me vjen keq te them dicka te tille.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedo

Duhet gjetur patjeter shkaku qe shtyn keta persona te ndermarrin akte te tilla rerroriste.

kam pa skam pa po shkrim ma bole se ket skam pa /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

ishalla s'je edhe ti si shkrimi se athere vajmedet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_wall.gif
 

99999

Primus registratum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedo

ça je tu shkrujt mor burre i dheut?
po ç'lidhje ka kjo ngjarje me pavaresine e kosoves ?
kosova eshte e pavarur qe prej 8 vitesh mor tushi.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedo

Me fal ti 9999 por ku jeton? A lexon ndonje faqe gazete ndonjehere apo shkon tek fshati Trangull dhe i merr lajmet nga fusha? Ku e ke degjuar se Kosova fitoj pavarsine qe ta dime dhe ne te tjeret?
 

99999

Primus registratum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedo

Sepse Kosova nuk veret me prej Serbise qe nga fundi i luftes se NATO-s kunder Serbise.
Pavaresia nuk ka me kuptim tani qe po bashkohet Evropa. Edhe Italia, Greqia apo Spanja varen nga Franca dha Gjermania sot.
Te jesh komplet i pavarur do te thote te izolohesh si shqiperia ne kohen e Enverit. Keshtu qe ne varemi nga Evropa dhe Evropa varet nga ne apo Kosova. A nuk po e shikoni si po e marrin me te mire Serbine me gjithe ato krime qe ata kane bere, vetem qe ajo te mos kaloje me Rusine. Edhe ne, sikur te kalojme me Kinen apo ndonje shtet tjeter, do na luten te futemi ne Evrope sa me shpejt.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: Fati i Kosoves & terroristet shqipetaro-maqedo

Kundër Fort Dix-it
Javët e kaluara kanë sjellë një shok për të gjithë shqiptarët anekënd botës. Identifikimi i katër shqiptarëve si pjesëtarë të një grupi terrorist në Nju Xhersi ( New Jersey) solli një idinjatë të thellë ndër shqiptarë të cilët gjithëherë kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë një dër popujt më pro-amerikanë në botë. Se shqiptarët janë një ndër popujt më pro-amerikan në botë nuk është vetëm thënje rasti, por është fakt. Për ata që kanë sado pakë mëdyshje në lidhje me këtë fakt, majfton të rikujtojmë ngjarjet e 11 Shtatorit. Shqiptarët, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri, ishin ndër të parët në Evropë që publikisht shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për popullin amerikan. Ata morrën rrugët ato ditë zie dhe i mbuluan ato me pano pro-amerikane dhe me qirinjë si shenjë e ndarjes së dhembjes së asaj tragjedia. Po ashtu, të rikujtojmë se në të njejtën kohë, fqinjët e shqiptarëve në Ballkan, kryesisht serbët, kremtuan nëpër rrugët e Beogradit. Serbët tragjedinë e 11 Shtatorit e kremtuan si një “denim meritor” ndaj Amerikës.


Për shkak të kohës kaq me rendësi, fiasko e Fort Dix-it në Nju Xhersi, në të cilën pjesëmarrës ishin edhe këta katër shqiptarët, ndikoi keq në imazhin e përgjithshëm shqiptar. Për gjithësecilin, që me dije apo pa të, ka dashur të dëmtojë cështjen kombëtare shqiptare – e vecanërisht hapat e fundit deri tek pavarësia e Kosovës – nuk do të kishte kohë më të përshtatëshme se tani për të involvuar shqiptarët si pjesë të grupeve islamiste me orientime fundamentaliste e terroriste.

Përvec kohës, me rendësi të vacantë për shqiptarët është edhe vet objekti i këtij plani për sulm. Fort Dix është një bazë ushtarake amerikane ne Nju Xhersi. Në të vërtetë, është baza në të cilën u mirëpritën dhe u strehuan përkohësisht mijëra shqiptarë të Kosovës që sapo kishin arritur në SHBA si refugjatë nga lufta e vitit 1999.

Për secilin shqiptar me gjak shqiptari, të jesh kundër interesave amerikane – e vecanërisht të planifikosh të sulmosh një bazë sic është Fort Dix, një simbol të mikëpritjes së përzemërt të Amerikës për shqiptarët e Kosovës – është me të vërtetë e pakuptimtë. Prandaj, katër shqiptarët e involvuar në këtë plan sulmi janë shpirtëra të humbur. Të qenit e tyre shqiptarë për nga etniciteti, në këtë rast, cvlerësohet nga veprat e tyre kaq jo-shqiptare. Dhe, për shkak të involvimit të tyre në planifikim të një sulmi të tillë, jo shumëcka shqiptare mbetet në ta.

Sidoqoftë, opinioni publik si në SHBA ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan mbeti i hamendur. Serbët dhe oponentët tjetër të shqiptarëve majft shpejtë dhe fatkeqësisht mjaft gjerë publikuan lajmin e involvimit të shqiptarëve në planifikim sulmesh kundër Amerikës. Në shumë shkrime serbe apo nga autorë jo-serbë me motive serbe të kohëve të fundit, gjithënjë e më shumë vërehet tendenca për të paraqitur shqiptarët në përgjithësi si një popull armik të SHBA-ve dhe serbët si një popull mik. Gjerësa asgjë nuk qëndron më largë të vërtetës se ky deklarim, nuk është edhe aq largë mendjes që shkrime të tilla të kenë një efekt, sado të vogël, në një amerikan mesatar që nuk është i njohur mirë me historinë dhe traditat e shqiptarëve. Prandaj, fiasko e Fort Dix-it gjeneroi një publicitet negativ për shqiptarët, gjë e cila u dashtë të kundërshtohej fuqishëm dhe me mecuri.

Përgjigja Shqiptare
Disi ende zotëron besimi se të thënit “unë e dënoj” këtë akt të këtyre shqiptarëve të involvuar në planifikimin e sulmit kundër Fort Dix-it, apo të dërguarit e një “letre ku dënohet ashpër” një veprim i tillë tek Zyra Amerikane në Prishtinë, apo Ambasada Amerikane në Tiranë, thjeshtë i rregullon të gjitha gjërat. Ky besim, fatkeqësisht, ka lënë palën shqiptare me një strategji joadekuate të reagimit në raste të tilla, sic ishte ky me Fort Dix. Po, është e vërtetë se dy qeveritë – ajo e Tiranës dhe e Prishtinës – zyrtarisht kanë dënuar planifikimin e sulmit kundër Fort Dix-it dhe kanë rikonfirmuar përkrahjen e tyre për SHBA-të, që është një gjë e mirë burokratike, por që nuk jep përgjigje meritore as për opinionin publik ndërkombëtar në përgjithësi, e as për atë amerikan në vecanti.

Fatkeqësisht, edhe shumica e organizatave shqiptaro-amerikane ranë prehë e kësaj filozofie të “dënimeve” zyrtare. Ato lëshuan një sër deklaratash të gjata për shtypin shqiptar, i cili as nuk lexohet e as nuk kuptohet nga publiku amerikan, dhe si rezultat nuk bënë më shumë përvec rritjes se publicitetit të tyre ndër shqiptarë.

Shtypi negativ që serbët arritën ta plasonin anekënd pas kësaj ngjarje, meritonte një përgjigje më aktive dhe më të fuqishme. Përgjigja e tillë duhej të binte në sy të publikut amerikan në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përgjigja e tillë duhej të kishte formën e një aktiviteti qytetar, gjë të cilën arriti ta bëjë vetëm një organizatë e shqiptarëve ne SHBA. Përgjigja më meritore gjithë negativitetit të dalë nga fiasko e Fort Dix-it u dha më 19 Maj nga Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane në Westchester County (NY), përmes pjesëmarrjes së një numri të madh shqiptarësh, nën një organizim dinjiton, në paradën tradicionale të nderit për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura amerikane.

Shqiptaro-Amerikanët Tregojnë Respektin dhe Përkrahjen e Tyre për SHBA-të dhe Foracat e Armatosura Amerikane Nën lidershipin dhe udhëzimet e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, qindra shqiptaro-amerikanë morrën pjesë në festën e Ditës së Forcave të Armatosura në Kensico Dam të Westchester County në shtetin e Nju Jorkut. Këta shqiptaro-amerikanë nuk ishin pjesëmarrës të kësaj parade për të nderuar dhe përkrahur Forcat e Armatosura amerikane vetëm për qejf, por mbi të gjitha, ata ishin aty për të treguar publikisht përkrahjen dhe respektin e tyre të parezervë ndaj SHBA-ve dhe ushtrisë amerikane—për të treguar në mënyrën më qytetare pro-amerikanizmin e tyre, këtë virtyt shqiptar.

Ish-kongresisti amerikan dhe kryetari i LQSHA-së, Joeseph DioGuardi ishe personalisht i involvuar në përgatitjen e kësaj ngjarje memoriale. Si veteran i luftës së Vietnamit, DioGuardi është anëtar aktiv i Legjionit Amerikan, organizatë kjo që ishte organizatorja kryesore e kësaj ngjarje me nam për Nju Jork. Për shkak të angazhimit të tij në këtë manifestim, shqiptaro-amerikanët të ardhur nga viset përreth (si Bronx, Queens, Brooklyn, etj) paten mundësinë që të marshonin në marshin zyrtar të parades duke mbajtur lartë e me mburrje flamuj të shumtë shqiptarë e amerikanë si dhe portrete të Nënës Terezë. DioGuardi kishte thënë se “është e rendësishme që shqiptaro-amerikanët të marrin pjesë në këtë manifestim për të treguar përkrahjen e tonë për trupat amerikane kudo që janë.” Mirëpo, arsyeja më kryesore për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë manifestim me të vërtetë jep përgjigjen më meritore ndaj shtypin anti-shqiptar të kohëve të fundit. “Pasi që nga armiqtë e tyre, shqiptarët po paraqiten si muslimanë fundamentalistë që mund të kthehen në një forcë potencialisht e dhunëshme në Ballkan, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithëcka që është e mundur për t’I treguar botës se cilët me të vërtetë janë shqiptarët – një popull tolerantë, paqedashës, dhe shumëfetar,” ka thënë DioGuardi.

Thjesht, nuk ka strategji më të mirë për të publikuar virtytet e vërteta shqiptare për tolerance fetare, paqe, respekt, dhe mirënjohje, se sa të bësh ata të marshojnë me kaq dinjitet dhe admirim krah për krahë me miqtë e tyre amerikanë në një manifestim publik sic ishte ai i kremtimit të Ditës së Forcave të Armatosura në Nju Jork. Askush që ka qenë pjesëmarrës në këtë manifestim, apo që e ka përcjellur atë përmes presit dhe TV-ve të Nju Jorkut, nuk ka mundur të mos kuptojë një realitet të thjeshtë – se cilët me të vërtetë janë shqiptarët. Ata janë një popull që lindi Nënën Terezë, një popull që ka dërguar bijtë e bijat e veta për të luftuar krah-për-krahë me ushëtarët amerikanë në Irak, një popull që është gjithëherë mirënjohës ndaj Amerikës për përkrahjen e saj gjatë gjithë historisë (vecanërisht për rolin e Presidentit Woodrow Wilson në njohjen e shtetësisë së Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, për udhëheqjen amerikane të NATO-s për të cliruar Kosovën më 1999, dhe tani për rolin kryesor të SHBA-ve për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga OKB).

Manifestimi për nder të Ditës së Forcave të Armatosura në Kensico Dam nuk ishte vetëm një deklarim publik, por mbi të gjitha ishte një shprehje e sinqertë e ndjenjave të vërteta për përkrahje të parezervë ndaj SHBA-ve. Dhe, shqiptarët fatmirësisht ishin pjesë e këtij manifestimi.

Prandaj, asnjë lloj deklarate e shkruar në filozofinë e “denimit zyrtar” për involvimin e shqiptarëve në planifikimin e sulmit kundër Fort Dix-it nuk do të arrinte të krijonte kaq pozitivitet në opinionin publik amerikan se sa pjesëmarrja e shqiptarëve nën udhëheqjen e LQSHA-së në manifestimin e Ditës së Forcave të Armatosura në Nju Jork. Mjaft lehtë është të kuptohet dallimi në mes të fuqisë së fjalës dhe veprës, vecanërisht kur në pyetje është përfaqësimi i vlerave të një populli. Nuk ka dyshim se fjalët janë të fuqishme, por ato mbesin largë për sa i përket fuqisë së veprave qytetare që sjellin ngrohtësi zemrash në mes dy popujve. Ajo që bëri LQSHA në Kensico Dam në mënyrë të jashtëzakonëshme demostron formën më të mirë të ndërtimit të mëtutjeshëm të miqësisë historike në mes shqiptarëve dhe amerikanëve, edhe përkundër gjithë kësaj buje negative publike të krijuar si pasojë e planit të sulmit kundër Fort Dix-it.

Ura e Vetme e Vërtetë në Mes të Shqiptarëve dhe Amerikës
Sa e sa herë është vërtetuar se është vetëm një zë i arsyeshëm, që jo vetëm kjartazi artikulon cështjen shqiptare në qarqet e vendosjes në SHBA, por po ashtu edhe me kujdes dëgjohet nga këto qarqe. Ky është zëri i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobi i vetëm shqiptar i regjistruar në Washington, DC. Nën udhëheqjen ish-kongresistit Joseph DioGuardi dhe publicistes Shirley Cloyes, LQSHA ka bërë një histori suksesesh për popullin shqiptar në përgjithësi, dhe për Kosovën në vecanti.

Për të shkruar për rolin e suksesshëm të Ligës Qytetare në përparimin e cështjes kombëtare shqiptare duhen mijëra faqe. Mirëpo, një purfundim modest i kësaj pune mëse njëzet vjecare, megjithatë mund të shkruhet në një fjali: LQSHA ka ndërtuar rrugën e përparimit për të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe rrugën e pavarësisë për Kosovën, përmes miqësisë dhe përkrahjes amerikane. Sikur të mos ishte puna e zellëshme e Ligës Qytetare, oponentët e shqiptarëve do të kishin patur më shumë sukses, dhe si rezultat Kosova me siguri nuk do të ishte aty ku është sot, dhe shqiptarët në trojet tjera në Ballkan nuk do të gëzonin nivelin e përkrahjes amerikane që gëzojnë sot.

Normalisht se edhe për Ligën Qytetare do të kishte qenë shumë më lehtë për të lëshuar një kumtesë për shtyp për të “dënuar zyrtarisht” involvimin e shqiptarëve në fiaskon e Fort Dix-it, se sa për të planifikuar e organizuar me sukses pjesëmarrjen e shqiptarëve në manifestimin e Ditës së Forcave të Armatosura. Por, sikur cdoherë më parë (si më 2005 kur sollën Ipeshkv Sopin dhe At Gjergjin për të dëshmuar para Kongresit për tolerancën fetare ndër shqiptarë, kur në Washington klerikët dhe qeveria serbe po propagandonin tejmase per fundamentalismin islam në Kosovë), edhe kësaj here, DioGuardët dhe Liga Qytetare, zgjodhen rrugën më të vështirë, por më të drejtë.

Në manifestimin e Ditës së Forcave të Armatosura amerikane në Nju Jork, Liga Qytetare i tregoi publikisht opinionit amerikan se kush me të vërtetë janë shqiptarët, dhe kjo vepër vetmas meriton më shumë respekt se sa që mund të thonë fjalët. Prandaj, është e pamundur për shqiptarët të harrojnë se kush është zëri dhe përfaqësuesi i tyre më i denjë në SHBA. Gjerësa ndokush edhe mund të mos e kuptojë këtë fakt tani, qoftë nga konfuzioni, apo agjendat tjera personale, historia kurrë nuk do ta lë anash rolin që mërgata shqiptare (e vecanërisht ajo në SHBA nën ombrellën e LQSHA-se) ka luajtur dhe po luan në favor të cështjes kombëtare shqiptare.
 
Top