Fashion...

Odea

Primus registratum
Fashion...

E keni menduar ndonjehere se sa rol te rendesishem veshja dhe moda luajne mbi jetej tuaj? Une e mendoj shpesh here kete gje pasi jetoj ne nje vend ku moda personifikon shume gjera si dhe nganjehere eshte dhe celesi i hapjes se disa dyerve. Kjo ide per te hapur temen me erdhi nga bisedimi me nje shoqe e cila betohej se nuk dilte kurre pa u rregulluar pasi jo vetem qe do i ulej niveli (se si dukej tek te tjeret) por do humbiste karakterin e saj si femer e bukur. Kjo me beri te mendoj per shume ngjarje te lidhura me shoqerine, sidomos me gocat, ku ato te gjykojne nga menyra se si vishesh dhe nga ky gjykim bazohet dhe sjellja e tyre ndaj teje. Pse mendoni ju se moda eshte kaq e rendesishme? Si dhe cilat jane menyrat se si na influencon ne jete?

Jepni shembuj, people /pf/images/graemlins/smile.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Fashion...

Po mi Odea... /pf/images/graemlins/laugh.gif Veshja dhe Moda ne Shqiperi ka marre zhvillim te madh... /pf/images/graemlins/laugh.gif Rroba ka sa te duash, mjafton te kesh para...vetem se asgje nuk te siguron se pasi ke blere ndonje pale jeans Diesel mund t'ia shohesh dhe 10 te tjereve veshur... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mjafton te besh nje xhiro ne Tirane, si kryeqytet qe eshte, dhe syri lehtesisht te sheh vajza te veshura dhe te krehura, sipas tendencave me te fundit. Aplikimi i ketyre veshjeve nga keta te rinj e cuca te reja eshte marre shabllon nga televizori, gje qe ngjan si nje fotokopje e shemtuar, pasi asgje nuk eshte ne proporcion te drejte me traditen dhe ambientin ku ata jane rritur. Ky eshte nje nder faktoret qe ne keto familje bashkejetojne e vjetra me modernen, si per inerci te fatit. Prinderit e tyre jane akoma me shami ne koke, ndersa femijet duan te perqafojne me nxitim tendencat e fundit te modes... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne te Shqiperise jemi njerez qe, pa dyshim, e duam moden dhe na pelqen te vishemi sipas saj.... Por ajo çfare eshte me e keqja ne Tirane, Durres, Elbasan e qytete te tjera gati te gjitha femrat kane nje stil veshjeje unike: minifund, kanotiere, bluza super te shkurtra dhe taka te larta... njesoj jane dhe meshkujt, s'bejne ndryshim... /pf/images/graemlins/laugh.gif

I ftohti per femra ketu nuk do te thote mungese guximi, per te mos e nxjerrë barkun përjashta, dekoltene e guximshme nuk mund ta pengoje as era dhe as dukurite e ftohta te natyres... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Rendesi ka qe ne rruget tona gropa-gropa e me gure e balte, perdoren shume takat, qe lejojne prakticitetin e komoditetin... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Megjithate si mbyllje vlen per tu vleresuar kjo mode dhe tendence e shqiptareve, qe kujdesen kaq shume per veten. /pf/images/graemlins/wink.gif

Uroj ti jem afruar paska tematikes tende, megjithese e kam kapur me shume ne stilin e tendencen e veshjes ketu ne Shqiperi... /pf/images/graemlins/cool.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Fashion...

Odea, ma len te ta them: ajo shoqja jote asht person i pasigurte; ka frike nga gjykimi i te tjereve dhe kerkon te jete perfekte. Akoma se ka kuptu se jo te gjithe i japin rendesi veshjes ashtu sic mund ti japi ajo.

Nje person qe pelqen te bukuren ne pergjithesi( muziken e bukur, nje pikture te bukur, nje vend te bukur) zakonisht pelqen edhe te veshet bukur por kjo eshte thjesht dicka personale (njelloj sic mund te zgjedh une te blej nje divan te bukur per shtepine time). Dmth ka te baje me estetiken, dhe s'ka te baje me moden. Moda nuk ka te baje gjithmone me te bukuren.

Mu me pelqejne njerezit qe vishen bukur (jo qe ndjekin moden) por s'mendoj se ka aq rendesi per te tjeret. Asht thjsht dicka personale.

P.S Shpresoj te kem qendru ne teme (meqe se kuptova sh qarte per ça duhej fole.)

P.P.S Scorpe, nqs shqiptaret do ndjeknin traditen do ishim dashte me u veshe me xhamadan e me barnaveke. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Fashion...

ej, un' vec i pytje kisha, sa kushtojne 1 pale xhins diesel ne tr?
se kam ndi se jane lire...

njena i blen 450-500 $ aus.

jane me lire atje?


sa per temen, vazhdoni ju qe keni kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif


ps: vintage /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Fashion...

Vintage, tema ishte per fashion dhe ndikimin tek shoqeria. Dmth, menyren se si moda ndikon mbi sjelljen tone. Sic e tha scorpi, moda ne tirane ndikon shoqerine ne ate menyre qe njerezit harrojne komoditetin, por thjesht ndjekin moden. Pse ka kete fuqi moda? Cfare perfaqeson? Moda per mendimin tim perfaqeson status social pasi historikisht njeriu i veshur bukur, ka pasur status social me te larte. Prandaj edhe shqiptaret dun te duken sa me mire se duan te duken sikur jane sa me mire ekonomikisht apo ne nje nivel me te larte.

Ajo qe me ben pershtypje mua eshte paragjykimi ndaj modes. Dmth nepermjet modes ne mundemi te gjykojme personalitetin e nje njeriu. Nje vajze e veshur punk menjehere te jep pershtypjen se eshte rebele dhe degjon hard rock, gje qe mund te jete apo mos jete e vertete.

Tek universiteti ku jam une nqs nuk vishesh sipas modes se fundit, quhesh loser dhe njerezit nuk te respektojne. Pse ndodh kjo?
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Fashion...

Sepse kudo PARAGJYKOHET.

Duhet patur parasysh qe moda eshte nje karakteristike e mases me "efekt te vonuar". Dua te them qe ndjekesit e modes jane te pakte, delet apo imituesit perbejne pjesen derrmuese. Pak jane ata qe vishen ne nje fare menyre menjehere pasi kjo menyre eshte bere e disponueshme... kalojne ca jave, muaj, dhe plas kinezlleku, te gjithe njesoj. Kur kjo ndodh, ata qe vertete ndjekin moden, jane te veshur ndryshe tashme /pf/images/graemlins/wink.gif

Ka dhe nga ata qe nuk kane nje stil te vetem te veshuri, une psh. Shpesh here mund te vesh bluza te vjetra te miat ( ato qe me bejne akoma /pf/images/graemlins/laugh.gif ), jeans te grisura, atlete Converse te blera para 4 vjetesh etj etj. Ka dhe raste te tjera kur mund te me shohesh te veshur serioz me nje gessato qe kam ne dollap /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Ne Tirane vishen te gjithe njesoj, shef vetem femra qe i kane floket ose bjond platin, ose te zeza sterr. Sic thote Odea, ne Shqiperi njerezit harxhojne jashtezakonisht shume para per rrobat ( them shume duke patur parasysh raportin rroge/leke per rroba )... tjeter gje pastaj qe blejne 10000 leke te reja pantallona Miss Sixty ( qe jane stock ne Itali ) por nuk blejne nje cope deodorant per te qene te afrueshme /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne Shqiperi sdq, kam pare femrat me veshjen me klas ne jeten time. Nuk eshte keshtu sepse s'kam pare bote me sy /pf/images/graemlins/tonguee.gif, ju siguroj qe kam qene ne shume eventimente ku veshja "klasiko-serioze" ishte leit motiv.


Rrobat duhet te jene ne funksion te trupit te personit qe i vesh. Nje femer qe permasen e trete e ka 200 /pf/images/graemlins/laugh.gif s'mund te vesh nje pale jeans te D&G sepse do dukej mostruoze... e mira do ishte ndonje fund i gjate deri ne toke, tip parashute e mbeshtjelle perreth trupit. Ashtu sic nje njeri i dobet s'duhet te veshe rroba qe e tregojne dyfishin e asaj qe eshte fizikisht. Ne Shqiperi rralle here ndodh ky ndergjegjesim, sepse atje ndiqet EMRI dhe MODELI, pavarsisht se femra tironce i ka kembet te shkurtra, bythet inekzistente dhe gjoksin 7a.


Vishuni rehat, bekuar qofte ai qe ka shpikur boxerat /pf/images/graemlins/grin.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Fashion...

I agree...boxers are sooo comfortable. Po te mos dal nga tema tashi...lol

So...sipas teje, pse e ndjekim moden mastermind?
 

ados

Primus registratum
Re: Fashion...

kush tha qe ndjekim moden..
jetoj ne maje te pemes dhe kam vetem nje gjethe fiku mbi trup.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Fashion...

tonce, pyta per ne tr, se ne itali e di sa kushtojne, i know some1 that lives in diesel jeans and sass&bide jeans.

mgjthse ne tr duhet te jene lire se jane prodhim turk ose kopjim, xhins si kaucuk /pf/images/graemlins/laugh.gif yuck
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Fashion...

Odea, moden mund ta ndjekesh vetem duke patur mijera euro/dollare ne dispozicion per te. Perndryshe quhesh ndjekes okazional /pf/images/graemlins/tonguee.gif . Une jam dakord me ty kur ti thua qe ne Shqiperi veshja mund te jete nje maske e varferise, packa se ka dhe nga ata njerez qe te thyejne koken me leke si i thone. Por shqiptari sic kam thene ne nje teme tjeter, ka per borxh te bleje nje kostum nga Ferrè (me te bukurit per meshkuj, s'dua kundershtime /pf/images/graemlins/laugh.gif) dhe ta veshi me nje pale çorape te bardha pambuku ABIBAS /pf/images/graemlins/lol.gif


Blue, ne Tr çmimet jane po njesoj /pf/images/graemlins/laugh.gif, 2000 leke te vjetra vlera e rrobes, 198000 te tjera vlera e pordhes /pf/images/graemlins/lol.gif
Plastika eshte material i shtrenjte Blue, eshte inovacioni, e ardhmja, ato turket qe thua ti, behen me akrilik /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Fashion...

pordhe xhinset????

tonce, shif se ka prej atyne that can afford them as a casual COMFORTABLE wear and not as luxury .
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Fashion...

Blue, une po te them cfare vlere reale can ato jeans ne shumicen e rasteve. Kuptohet qe gjen dyqane me mallra origjinale, por meqe flasim per Shqiperine, atehere ne konsiderate duhet patur ajo qe "ben shumica", populli. Ne USA shiten shumica e rrobave me te shtrenjta qe prodhohen kudo ne bote, nga atelier dhe shtepite e modes me te famshme te botes, por shumica e amerikaneve shkojne ne supermarket me pizhame, shumica e amerikaneve NUK DINE TE VISHEN. Je dakord besoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Fashion...

un nuk flas per amerikanet mor zotni, as per australianet. flas per ndonji q1 "njof" ma mir' /pf/images/graemlins/laugh.gif , dhe di q1 i vesh ne shkolle, se jane komode dhe pas larjesh shuuuume te shpeshta (sepse i ngjyros shpesh) jane gjithnji nice, dhe s'kane nevoje per hekurosje.

dhe gjithashtu flas per origjinalet
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Fashion...

A pyete per rrobat ne Tirane moj zajushë /pf/images/graemlins/laugh.gif ? Po. Shume bukur, une te pershkrova cilesine e rrobave, vleren e tyre reale dhe vleren qe kane ne treg. Per njohjen tende une s'mund te flas as me hamendje, duke mos qene njekohesisht njohje e imja.

Ca pizhamash ke ti psh ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Fashion...

pyeta per ne tr, jo si shkojne amerikanet ne supermarket.
pizhamet i kam te tilla, per te fjetur
 
Top