Farouk al Kasim/ Pasuria e Oslos
Eshtë gjeolog dhe ka lindur në Irak. Në vitin 1968 u transferua në Norvegji, ku pati edhe një rol vendimtar në zbulimin e vendburimeve të naftës</p>
Kur hipi në bordin e avionit që nga Londra do ta çonte në Oslo, gjeologu irakian, Farouk al Kasim, e dinte se jeta e tij nuk do të ishte më e njëjta. Norvegjia ndryshonte shumë nga vendlindja e tij, qyteti port i Basoras në Irak. Al Kasim nuk kishte një punë fikse dhe nuk e dinte se si do ti fitonte paratë për të jetuar në Skandinavi. Ishte maji i vitit 1968 dhe sapo kishte braktisur “Iraq Petroleum Company”, ortakërinë e shoqërisë perëndimore me qendër në Londër, që në ato kohë kontrollonte prodhimin e naftës irakiane.
Udhëtimi në Norvegji kishte një qëllim preciz: Al Kasim dhe bashkëshortja e tij, Solfrid, ishin të bindur se Norvegjia ishte i vetmi vend ku mund të kuronin djalin e tyre, i prekur nga një paralizë cerebrale. Gjithsesi, ky vendim do të thoshte ti jepje lamtumirën një jete komode. Në Irak, familja bënte pjesë në shtresën e lartë shoqërore të Basoras, ndërsa në Norvegji do të jetonin te prindërit e Solfrid-it. Gjeologu kishte pak shpresa të gjente një punë me pagë të mirë, si ajo që sapo kishte lënë. Por nuk e dinte se Norvegjia po bënte eksplorime nafte.
Mëngjesin e mbërritjes në Oslo, Al Kasim, mendoi se me çfarë do ta zinte ditën: treni për në qytetin e Sofienberg nisej në orën 18:30. “Ndërkohë, sa të vinte orari vendosa të shkoj në Ministrinë e Industrisë”, tregon ai, “për të pyetur nëse ishte parashikuar ardhja e kompanive të naftës në Norvegji”. Në ministri u prit nga një zyrtar, i cili i tha të vinte pasdite. Kur u paraqit sërish, që mendoi se do të merrte një listë të thjeshtë adresash, pa që e prisnin një grup personash. “Donin të dinin se cila ishte fusha ime, çfarë kisha studiuar dhe për kë punoja. Isha një inxhinier nafte, apo një gjeolog?”. Al Kasim kërkonte një listë të dhënash pune, por papritur u gjet në një intervistë pune të improvizuar. “Ishin në kërkim të një eksperti”, shpjegon ai. Në atë kohë vetëm tre funksionarë të qeverisë merreshin me naftën, ishin nga 30 vjeç dhe pa eksperiencë. Ndërkohë, vinin raporte të reja mbi eksplorimet në Detin e Veriut, të cilat duheshin analizuar me shumë kujdes. Al Kasim ishte për ta një i dërguar nga Zoti: ishte shumë i përgatitur, kishte eksperiencë në këtë fushë dhe kryesorja kërkonte punë.
Në vitin 1952 shoqëria “Iraq Petroleum Company” kishte pranuar të mësonte disa irakianë të rinj, me qëllim që më vonë të punonin përkrah punëtorëve të huaj që administronin puset e naftës në Irakun kolonial. Shoqëria financonte disa bursa studimi jashtë vendit për studentët irakianë. Al Kasim ishte një djalosh premtues dhe në moshën 16-vjeçare u dërgua të studionte gjeologjinë e naftës në kolegjin “Imperial” të Londrës. U kthye në Irak në vitin 1957 me bashkëshorten e tij, Solfrid, dhe filloi të punonte për shoqërinë. Kur u largua nga shoqëria, në moshën 31-vjeçare, ishte numri pesë në shkallën hierarkike të “Iraq Petroleum Company” dhe më i rëndësishmi mes nëpunësve irakianë.
Në momentin që do të linte përfundimisht Irakun për shkak të problemeve të djalit, Al Kasim u detyrua të gënjente, duke thënë se terapia do të zgjaste shumë pak kohë. Në të kaluarën ishte ndaluar në kufi me urdhër të policisë sekrete, sepse konsiderohej një element shumë i rëndësishëm për nacionalizimin e ardhëm të industrisë së naftës. Kështu, do ti duhet të presë disa muaj para se të marrë lejen për të shkuar në Norvegji. “Duket si një operacion i fshehtë, por ne po përpiqeshim vetëm të shpëtonim jetën e djalit tonë. Në Irak këto gjëra nuk kanë rëndësi”, thotë.
Më i paguar se Kryeministri
Al Kasim nuk e pati të lehtë as të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Kur ia komunikoi vendimin drejtorit në Londër, ai i tha: “Mallkimi Farouk… Kishim besim te ti. Tani po na braktis”. Drejtori u përpoq ta bindte që të qëndronte, por Al Kasim i shpjegoi se djali i tij mund të kurohej vetëm në Norvegji. Në fund, eprorët e tij pranuan. Megjithatë, askush nuk e ndaloi kur ministri i Industrisë norvegjeze e mori si këshilltar. Iu besua detyra e analizimit të rezultateve të eksplorimeve në Detin e Veriut, ndërsa pagën do ta kishte pak më të lartë se të Kryeministrit.
Kur Al Kasim erdhi në Norvegji, askush nuk shqetësohej për sfidat që vendi duhej të përballonte për naftën, kjo sepse, askush nuk mendonte se do të gjendeshin vërtet: vetëm 10 vjet më parë “Norges geologiske undersokelse” (shërbimi gjeologjik norvegjez, e kishte përjashtuar hipotezën. “Çdoherë që hapja gojë, më përgjigjeshin: Oh, besoni vërtet? Mmmm… mund të ndodhë. Do ta kemi parasysh. Falë skepticizmit të qytetarëve të saj, Norvegjia shpëtoi nga “mallkimi” i naftës. Asnjë nuk ecte me ëndrrën e arit të zi, apo të çekuilibrohej, para se të kishte në dorë provat, që të siguronin nëse ishte momenti i duhur për të vepruar”, thotë.
Al Kasim ishte i vetëm. Duke ekzaminuar rezultatet e eksplorimeve, shkroi një raport, ku bënte të ditur se gjetja e naftës ishte vetëm çështje kohe. Liderët vendas duhej ta përgatisnin Norvegjinë, që në të ardhmen të ishte një vend ku nxirrej nafta, por nuk bënë asgjë. “Po përpiqesha tu shpjegoja se sa më shumë kohë të humbitnin, aq më keq do të ishte për ta”, por vetëm kolegët e tij më të ngushtë ia vinin veshin. Kompanitë e naftës po e braktisnin Norvegjinë, sepse kërkimet e vendburimeve nuk po jepnin rezultate. Edhe “Phillips Petroleum”, kompania e vetme që merrej ende me kërkime, po i ndërpriste punimet. Në verën e vitit 1969, “Phillips Petroleum” donte të hiqte dorë nga eksplorimi i fundit në program. Por qeveria norvegjeze ndërhyri, duke thënë se nëse kompania “Phillips Petroleum” nuk do të respektonte kontratën, do të paguante një gjobë të majme. Atëherë, “Phillips Petroleum” vendosi të vazhdonte punën me shpimet, duke zbuluar kështu fushën e Ekofiskit, një prej rezervuarve më të mëdha të naftës, në botë. Në harkun kohor të pak orëve, Norvegjia u bë një superfuqi energjetike. Sot është vendi i gjashtë eksportues i naftës në botë dhe i dyti i gazit natyror.
“Al Kasim është një prej personave që kanë kontribuar më shumë në pasurinë e Norvegjisë”, thotë Willy Oslen, një ish-drejtues i kompanisë “Statoil”, që ka shumë arsye për ta thënë këtë. Në shumë vendburime të botës, nxirret vetëm 25 për qind e naftës. Norvegjia arrin të nxjerrë 45 për qind. Sipas Oslen, merita është e Al Kasim. Është ai që e shtyu qeverinë të rriste taksat e nxjerrjes së naftës dhe të provojë teknologji të reja. “Filozofia e tij ishte: Ta shtrydhësh deri në pikën e fundit”, thotë Oslen.
Al Kasim vlerësohet shumë nga brezi i pionierëve norvegjezë të naftës, por jashtë atij rrethi, është një i panjohur. Gazetat e mëdha nuk e kanë treguar kurrë historinë e tij dhe në internet nuk gjendjen shumë informacione për të. Historia e tij u zbulua vetëm pasi foli një zyrtar norvegjez. Ishte e jashtëzakonshme, shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Por kur qenka e vërtetë pse nuk e tregon askush atëherë?(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23827. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23827