Faqe e re fillimi në Firefox për Android

admin

Administrator
Faqja e re e fillimit të shfletuesit të internetit Firefox në platformën Android ka një pamje të re dhe vjen me më shumë funksione. Tashmë, do të jetë akoma më e lehtë dhe më e shpejtë të navigoni në internet dhe do të keni akses më të shpejtë në historinë tuaj të shfletimit në internet.

Faqja e re e fillimit shfaqet në momentin që hapet aplikacioni Firefox për Android, kur hapet një tab i ri ose kur klikoni në shiritin e adresës. Menjëherë ju do të shihni faqet më të vizituara, historinë e navigimit në internet, bookmark-et tuaja dhe Reading List (Listën e Leximit). Këto do ju vijnë në ndihmë për të përjetuar një shpejtësi më të madhe të navigimit në internet, kur ju ju duhet më shumë. Firefox ju ndihmon të shkoni në cilëndo faqe që të keni vizituar më parë, që keni ruajtur ose keni kërkuar më parë, dhe mund të menaxhoni shpejt kalimin në faqe të ndryshme si emaili, rrjete sociale apo çdo gjë tjetër që mund të doni në doni në telefonin apo tabletin tuaj.


Firefox për Android shton edhe Bing dhe Yahoo! për t’ju dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe kontroll mbi mënyrën se si ju kërkoni në rrjet në telefonin apo tabletin tuaj. Ju mund të ndryshoni shpejt mundësitë e kërkimit në internet, te optimizimet e aplikacionit.

Sot, Firefox për Android është i disponueshëm në telefona që kanë procesorin Intel x86, duke sjellë një eksperiencë më intuitive, më të fuqishme dhe më të personalizuar për miliona pajisje në të gjithë botën.

Artikulli i plote...
 
Top