Vis Elbasani
Forumium praecox
Fantazma, postieri i vdekjes që kërkon jetëmarrje
Po he, po lexoni nga pak apo jo? Se filozofia e shkrete e kerkon edhe pak lexim, apo jo?
Degjoni, une nuk kam ndermend te lexoj te gjitha temat e te gjitha grup-temave, por nuk po shoh nese eshte diskutuar ndopak per vetevrasjet e kryera nga disa te mitura, te cilat kishin ndjekur do kurse jehovejsh :angel: . Kisha nje pyetje qe me rrethon prej kohesh - Si mendoni, a eshte i vetedijshem per jeten ai qe vendos te kryeje nje vetevrasje me qellimin qe te jetoje nje jete me te mire? A nuk duhen luftuar para se te jete vone fantazmat qe na rrethojne dhe qe na predikojne cdo dite mbi deshtimin e kesaj jete, duke na ftuar per nje jete qe nuk e pranon kete tonen?
Nuk e kam fjalen vetem per shpirtin/frymen, ate qe predikon Bib'rani, por per fantazmat, te vdekurit e gjalle, qe jane mes nesh dhe kerkojne qe jeta e tyre e deshtuar, e pakuptimte dhe e vuajtur te marre edhe jete te tjera te pastra me vete. Mua me shqetesojne "fantazmat" njerezore, te dukshmet edhe te padukshmet, kulti i fantazmes. Per mendimin tim, fantazma lind dhe ushqehet te njeriu qe kur ky eshte femije, ne castin kur i rrituri qe i rri prane i thote te haje buke me zor, psh., sepse ndryshe do ta haje gogoli, gjoni, ujku, jezusi, shreku, arixheshka, etj. A nuk mendoni se cdo femije ka te drejte te rritet pa fantazma, para se te jete vone dhe te kryeje vetevrasje si ato dy zemrat e vogla qe nuk iu dha kurre mundesia te provonin dashurine e vertete, dashurine per jeten?
A nuk duhen kapur me shpulla te gjithe ata njerez qe, ne jeten e perditshme, rreken te na tregojne e te na bejne te besojme per histori fantazmash?