Fanatizmi...

Fanatizmi ne vendin tim


  • Total voters
    11

Megg

Carpe Diem
Ne disa qytete e rrethina mentaliteti i disa personave
nuk lejon sjelljet e emancipuara te brezave te rinj...Duke filluar nga veshjet,kufizimi i daljeve ,
moslejimi i femijeve per te shkuar ne shkolle etj...
Cmendoni ju per fanatizmin ???
 

Ilda Stafa

Primus registratum
fanatizmi ka filluar te zbutet me sa kam vene re ( edhe se sjam ne kontakt shume me jeten ne shqiperi. e kam me te degjuar edhe me te pare.) :D
 

gangsterja

Primus registratum
Ne kohet e sotme kur te rinjte pe perdorin lloj-lloj eksperiencash,ekziston fanatizmi akoma edhe ne qytetin tim ku un banoj.
 

joetisti_

Locus omnem
fanatiket nuk ndryshojne. E bukura e kesaj kohe eshte se 'qente le te lehin, karvani te shkoje perpara'.

Ne familje ka dhene rezultate te tipit: vajza eshte hedhur nga kati i larte.
Ne shoqeri, s'e kane me forcen komuniste te thone: Mos more, ku paske pare ti keshtu?
Shikojne, plasin brenda vetes, e nuk bejne dot gje. Cfare duhet te benin? Te ndalonin te rene dhe shijen e bukur sepse ata nuk e njohin. Dhe s'kane per ta njohur.

Por qe i ndien larg e larg te kete te tille, kjo eshte e sigurt.
 

Almaa'95

Papirus rex
Hm, fanatizmi.. Me pelqen ideja e familjes me limite. Shtylles rreth te ciles duhet te rretullohemi. Por asnjehere deri ne ate pike sa tme kufizoje mua dhe lirine time si individ.
 

joetisti_

Locus omnem
"kercen 'fanatiku' nga belaja, kercen se e ka zene hataja"
Qe kur na u zhduk bishti, vajzat filluan te veshin breke. Do ti qe ishte me mire bishti ! Ate te shkretin e ngrinin nganjehere, kurse breket s'i ulin per qamet :D

Kemi te gjithe te drejte. Secili sipas mendjes se vet. Por jo te drejte te ndryshojme me dhune mendimin e tjetrit.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me pelqen qe disa gjera i mbajme akoma tabu por jo te behemi fanatike edhe pse shumica i ngaterron keto te dyja..

«Une nuk jam Ati yne» i thote Spock-u i motshem Spock-ut te ri tek realizimet e fundit te filmit Star Trek. (Paranteze: Spock-u i vjeter vjen nga koha reale dhe takohet me vetveten ne te shkuaren me synimin e kryesor te sherbeje si katalizator i pershpejtimit te ngjarjeve, te cilat pa te do te kishin marre shume here me teper kohe). Kur shikoj oficeret ose dhe studentet femra te flotes se hapesires ajrore, te kenaqet syri nga menyra e veshjes. Edhe pse uniforme veshja e tyre me minifunde te theksuara dhe me cizme nuk i shtyn oficeret meshkuj te lengezohen pas tyre apo t'u zene priten per t'u kerkuar te heqin breket. Kushtet jane me ideale per seksin me te dobet fizikisht per te shprehur modernitet veshjeje ne ambientet publike dhe akoma me teper liberalizem (veshje apo sjellje) ne ambiente publike apo private jashte orarit te punes apo studimit. Kjo per arsyen se meshkujt, te cilet, une personalisht i mendoj si me te vonshem ne arritje pjekurie, kerkojne se pari e mbi te gjitha nje lloj arritje profesionale dhe personale (accomplishment) te cileve u jep atyre nje krenari te theksuar si dhe rritjen e kerkeses per perzgjedhje partneriteti qe perkon me kriteret e tyre. Nje mashkull i tille sillet me nje siguri te tille qe e ben te duket edhe i bukur. Nje mashkull i tille nuk mund te futet ne loje, te tundohet nga nje minifund apo nje dekolte e theksuar. Kjo jo vetem e ben femren te mos e shohe si lamash qe u vjen verdalle, me fal per shprehjen, per nje te futme por te ndihet e sigurte se e rrethuar me meshkuj te tille ajo mund te shprehe pa rezerve individualitetin e saj ne sjellje, veshje por edhe te kerkoje te konkurroje per vemendjen e tyre, por kesaj rradhe dhe ne kete ambient te sigurte ajo do te vere ne tavoline jo vetem formen e saj te bukur por edhe boten e saj qofte intelektuale, qofte shpirterore. Po te vesh re, eshte pikerisht ngritja e MASHKULLIT primarja dhe nxitesja e nje bote me ideale. Bertit sa te duash, ngrihe zerin deri ne maje te qiellit, heret a vone ti do te kuptosh se sot ne nuk jetojme ne kete bote ideale. Nqs fanatizmi siguron mbrojtjen time nga veshtrime apo ne rast ekstrem te venies ne rrezik te jetes sime nga nje psikopat, vrases serial apo perdhunues, kush eshte ai apo ajo qe do te thote se fanatizmi eshte i keq. Tek filmi The Postman, ku pasqyrohet nje bote post-apokaliptike, gruaja me e bukur e nje fshati e vene re nga gjenerali i ushtrise dominuese, ve te shoqin ne poziten e hakmarresit, per ruajtjen e nderit te tij dhe te saj. Kjo shkakton jo vetem vrasjen e tij por edhe kthimin e saj ne nje konkubine te gjeneralit. Cdo njeri ketu, me pak llogjike do te konkludonte se menyra me e mire per te shmangur nje situate te tille do te ishte qe gruaja, qofte te ishte fshehur, qofte te gjente nje menyre per te mos rene ne sy. Une per vete, do te kisha bere rolin e calamanes, nuk do te krihja floket, do te dilja zgjyre e qelbja ere nese nje gje e tille do te me kthente te padukshme per syte plot epsh te sunduesit.
Sjellja e nje shembulli dhe nje konteksti te duhur, mendoj se ndihmon shume ne nxitjen e diskutimeve me cilesore.

Si e mendoni ju?

Eléonoré

PS: Per tabu-te mund te flasim here tjeter.
 

joetisti_

Locus omnem
nje lexim te gjate e shijon cili/a nuk merret me lexime apo dicka te perafert gjate dites [per Eleonore], sado qe me pelqen te te lexoj, i detyruar, te le per pastaj, e pastaj, e pastaj :)

Fanatizmi luftohet me fanatizem !
Po, perse ta luftosh? Le te jete, se gjynah ! Une bezdi e kam, por fundja edhe une nje here, nje vajze, ngaqe kishte njerez edhe s'e puthja dot, i thashe: S'jam nga ata burra une... Dhe ajo me mori [mendoj] per 'fanatik' :p
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
nje lexim te gjate e shijon cili/a nuk merret me lexime apo dicka te perafert gjate dites [per Eleonore], sado qe me pelqen te te lexoj, i detyruar, te le per pastaj, e pastaj, e pastaj :)

Fanatizmi luftohet me fanatizem !
Po, perse ta luftosh? Le te jete, se gjynah ! Une bezdi e kam, por fundja edhe une nje here, nje vajze, ngaqe kishte njerez edhe s'e puthja dot, i thashe: S'jam nga ata burra une... Dhe ajo me mori [mendoj] per 'fanatik' :p


Macja e vogel e pa veten ne pasqyre dhe tha: Jam Luani: Ti me luanin nuk matesh dot por edhe me lepurin jo. Ne fieraket na mbajne per frikacake. Bilez thone se lepuri eshte kafsha jone me e eger. Por mos me detyro te te beje te dhjesesh breket nga frika se pastaj ate shprehjen : « Cohuni burra se na shqeu lepuri» do t'a bej realitet. Permende dhe nje here emrin tim dhe t'a shohesh cfare do te te ndodh!
 
Last edited:

Eléonoré

Valoris scriptorum
Varet cfare kupton me fanatizem. Une kur e degjoj fjalen, mendimi i pare qe me vjen ne mend eshte mbrojtja me pasion e dickaje. Fanatizem, me cfare kuptoj une ketu po perdoret per te perkufizuar ate sjellje manifestuar nga ata njerez (quajtur ndryshe edhe konservatore- por qe me duket i padrejte) qe kufizojne lirite personale te te tjereve ne menyre te dhuneshme dhe te padrejte. Njerezve te cileve liria u eshte dhene me pikatore, sapo dalin ne jete dhe te papergatitur me shumllojshmerine e zgjedhjeve, do bejne zgjedhjet me ekstreme dhe do t'i vuajne pasojat pas nje tejngopjeje me kete lloj lirie. Ose si puna e qenit te lidhur me zinxhire, pas nje arratisjeje ai nuk kthehet me tek burimi i lendimit dhe i memorjeve te keqia. Nqs ne u japim liri graduale dhe te shendetshme te dashurve tane ata nuk kane per te na braktisur kurre.

Do permend dy raste qe me kane lene mbrese te thelle. Nje nxenesja ime e shkolles se mesme, dikur, u helmua per arsye se prinderit nuk e lejuan te fejohej me nje djale qe ajo dashuronte. Por ky mosbekim per bashkim, ndoshta per arsye te moshes ende te paarrire te vajzes, tani qe e mendoj, mund te kete qene si fija e fundit e kashtes mbi shpinen e devese, sepse ajo ishte nga ato qe vuante nga nje depresion i pasherueshem. Nuk e kisha vene re asnjehere te vinte buzen ne gaz.

Shembulli i dyte ka te beje me nje familje matriarkale. Nene Naxhua jetonte me te birin dhe nusen e tij si dhe tre femijet e tyre, dy djeme e nje vajze. Vajzen e quanin Roza dhe ishte ne moshe me mua. Ishim komshinj. Plaka ishte vete zoti vete shkopi si i thone nje fjale. Sipas tradites se nene Naxhos (ajo vinte nga nje fshat i Janines-origjine came), mbas moshes 10 vjecare, ajo e mbylli mbesen brenda kater mureve te shtepise, dhe e vuri te pergatiste pajen e marteses. Nuk kaloi shume kohe dhe vajza, nga vetmia ra ne nje gjendje psikopatike dhe e pakuruar (tabu nga gjyshja, e cila perdorte nje metode «yshtjeje») kaloi deri ne cmenduri. Kam kohe pa marre haber, se c'behet me te.

Keto jane raste ekstreme qe shkaktojne jo vetem kufizim lirie por vene ne rrezik edhe jeten. Nqs kjo eshte ajo qe kuptoni me fanatizem une jam kundra.

Mendimi im modest,
Eléonoré
 
Top